VIDEO: Qytetarët ukrainas i venë "gjoksin" tankeve ruse dhe i kthejnë mbrapsht

27 Shkurt 2022, 10:55Bota TEMA

Ukrainasit vijojnë me qëndresën e tyre kundër agresionit rus. Në ditën e katërt të luftës, trupat ruse kanë mundur të hyjnë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv. Megjithatë, ata janë duke hasur vështirësi në pjesën më të madhe të vendit.

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen luftës. Në shumë raste, qytetarëve nuk u është dashur të përdorin as armët për të luftuar. E tillë është ngjarja që ka ndodhur në rajonin e Chenihiv në Koryukivka.

Një grup i madh qytetarësh civilë janë mbledhur dhe kanë ndaluar së avancuari një tank rus duke bërë që të kthehet mbrapsht.

Люди зупиняють російких фашистів і не пускають в своє місто!!! pic.twitter.com/RfrP6wSs7V

— Аслан (@antiputler_news) February 27, 2022

2 komente në “VIDEO: Qytetarët ukrainas i venë “gjoksin” tankeve ruse dhe i kthejnë mbrapsht”

  1. qytetar says:

    Nenat e ushtareve ruse duhet te solidarizohen me nenat ukrainese.

  2. qytetar says:

    Turp per nenat e ushtareve ruse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje