Mediet ndërkombëtare raportojnë se Bjellorusia do ti bashkohet Rusisë në sulmin ndaj Ukrainës.
Burime të besueshme në Bjellorusi raportojnë se forcat speciale të Bjellorusisë po hipin në aeroplanë për sulme ajrore në Kiev dhe Zhytomir.
Sot është dita e katërt e luftës në Ukrainë, që kur forcat ushtarake ruse hynë në vend me tanke e armë.
Pushtimi rus i Ukrainës po përshkallëzohet, me Moskën që ka nisur sulme të përgjithshme për të pushtuar Kievin , në një kohë kur numri tragjik deri tani përfshin dhjetëra viktima civile.
Sot në mëngjes, trupat ruse hynë në Kharkiv, ku po zhvillohen beteja në rrugë dhe shkëmbime zjarri. Autoritetet në qytetin verilindor të Ukrainës, i dyti më i madhi i vendit, njoftuan sot një “infiltrim” të ushtrisë në qendër të qytetit.
Megjithatë më herët zyrtarët ukrainas njoftuan se morën sërish nën kontroll qytetin e tyre.
Jo vetem diktator por edhe genjeshter.Para nje viti Lukashenko pyetjes se perseritur te gazetarit Dmitry Gordon se a do te perdorej territori bjellorus nga Rusia per te sulmuar Ukrainen iu pergjigj Kurre.Kemi nje situate kur guret e dominose bien njeri pas tjetrit.Shqiperia duhet te beje ate qe po bejne anetaret e tjere te NATOS para se te jete vone, pakten te ndaloje gojet e qelbura te dielave te mos perhapin dizinformacion..
Bishat nga marazi hane vetvehten , keshtu po ndodh edhe me Ukrainen, Rusia tani dhe Bjellorusia kane filluar te shkaterrojne njerezit e tyre , e paimagjinueshme qe per teka te nje personi te justifikohet shkaterrimi dhe vrasjet masive ne shekullin e XXI , TURP…………