"Rusët duhet të kenë frikë", ukrainasit që jetojnë jashtë vendit rikthehen për të luftuar kundër Rusisë

27 Shkurt 2022, 15:16Bota TEMA

Teksa shumë ukrainas largohen nga vendi për t’i shpëtuar luftës, shumë të tjerë po kthehen në vend për të luftuar kundër Rusisë.

Roja kufitare e Polonisë tha të dielën se rreth 22 mijë qytetarë kanë hyrë në Ukrainë që nga fillimi i luftës.

Në pikën e kontrollit në Medyka, në Poloninë juglindore, shumë persona ishin po qëndronin në rresht herët të dielën për të kaluar në Ukrainë.

“Ne duhet të mbrojmë atdheun tonë. Kush tjetër, nëse jo ne?” tha një burrë teksa qëndronte përpara një grupi prej rreth 20 shoferësh kamionësh ukrainas që po ecnin drejt pikës së kontrollit.

Një burrë tjetër tha: “Rusët duhet të kenë frikë. Ne nuk kemi frikë.”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka ndaluar burrat e moshës ushtarake, nga 18 deri në 60 vjeç të largohen nga vendi.

Autoritetet ukrainase u kanë bërë thirrje gjithashtu vullnetarëve të huaj që të vijnë në vendin e tyre dhe të luftojnë.

1 komente në ““Rusët duhet të kenë frikë”, ukrainasit që jetojnë jashtë vendit rikthehen për të luftuar kundër Rusisë”

  1. Salia Burisha says:

    Putin ishte shume dhe shume i forte ne presion dhe diplomaci. Kjo qe beri do i kushtoje shume dhe nese ja del te mbijetoje do ti duhen dekada per te rivendos autoritetin brenda dhe jashte Rusise.
    Ukraina i dha nje leksion botes dhe me ben te rrengjethem sa her hyj dhe shikoj se cfare qendrese po i bejne Rusise.
    Sa mire do ishte sikur edhe arabet te kishin te njejten dashuri per vendet e tyre. Por burrat arab jane te paret qe ikin kur situata fillon dhe perkeqesohet.
    Zoti e bekofte Ukrainen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje