Bisedimet Ukrainë-Rusi, zbulohet data e takimit të dy delegacioneve

27 Shkurt 2022, 17:04Bota TEMA

Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Evgeny Yenin thotë se bisedimet mes delegacioneve ruse dhe ukrainase do të zhvillohen të hënën në mëngjes me orën lokale.

Zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky tha se presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko e telefonoi presidentin ukrainas të dielën.

“Politikanët kanë rënë dakord që delegacioni ukrainas do të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat”, tha zyra e tij.

“Aleksander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin Bjellorusi do të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, takimit dhe kthimit të delegacionit ukrainas”, vazhdoi zyra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje