Bashkimi Evropian ka njoftuar se synon të dërgojë armëve në Ukrainë.
Kjo do të ishte hera parë në historinë e unionit, që do të ndërmerrej një hap i tillë.
Duke folur në një konferencë për shtyp këtë pasdite, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se masa shënoi një “pikë kthese”.
Ajo njoftoi gjithashtu një sërë sanksionesh të reja që synojnë Rusinë dhe Bjellorusinë, dhe një ndalim që Rusia të përdorë hapësirën ajrore evropiane.
Edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, do të propozojë përdorimin e fondeve të BE-së për të ndihmuar në financimin e armëve dhe furnizimeve të tjera si karburanti për Ukrainën.
“Unë do t’u propozoj ministrave të jashtëm të BE-së që të përdorin Mjetin Evropian të Paqes për dy masa të ndihmës urgjente”, tha ai në një deklaratë të dielën, përpara një takimi virtual për të diskutuar sanksionet e reja ndaj Rusisë.
“Këto synojnë të financojnë furnizimin me armë vdekjeprurëse për ushtrinë heroike ukrainase, e cila po lufton me rezistencë të ashpër kundër pushtuesve rusë dhe siguron furnizime të nevojshme urgjentisht, si karburant”
“Sot ne po ndërmarrim një hap vendimtar për të mbyllur rubinetin për manipulimin e informacionit të rusëve në Evropë, duke ndaluar transmetimin e mediave në Bashkimin Evropian”, tha Borrell.
“Ne po e vrasim gjarprin në qafë”, vazhdoi diplomati.