Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë, Carl Bildt, ka reaguar pas vendimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për mos vendosje të sanksioneve ndaj Rusisë, pavarësisht se shumica e vendeve të botës tashmë e kanë bërë një gjë të tillë.
Përmes një shkrimi në Twitter, Bildt tha se me këtë veprim Serbia nuk mund të futet në Bashkimin Evropian.
“Me këtë qëndrim, Serbia de facto u skualifikua nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Nuk duhet të ketë vend për në BE, anëtarët e rinj që nuk ndajnë vlerat dhe interesat tona themelore”, shkroi ai.
Ndaj vendimit të Serbisë ka reaguar edhe ish-ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.
Ai u është drejtuar Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara ta kenë parasysh veprimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq karshi Vladimir Putin.
Këtë koment Kosnett e ka bërë në profilin e tij në Twitter, duke shtuar se veprimi i Vuçiqit është frikë morale.
“Pra, duket se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zgjedhur Putinin në vend të Perëndimit – derisa pretendon se duart e tij janë të lidhura nga opinioni publik dhe fshihet pas Kishës Ortodokse. Kjo nuk është udhëheqje: është frikë morale. BE, SHBA ju lutemi ta keni parasysh”, ka shkruar Kosnestt.
Ta lexoj Rama kte dhe mos te meret me kta anti perendimor. Ti ler teorite idjote open balkan…
Nuk eshte dakort Rama kerrici Vucicit ne Tirane.
Rama e mbrojti hapur dje bastardin e Beogradit.
Asnje here ne do luftojme deri ne fund per open ballkan qe per serbine eshte bota serbe qe kopjoi boten ruse
Kjo e fundit u pa se cfar dmth
Po bre burra 75 % te importit nga rudia nuk edhte shaka
Doja me dijte kush jane importuesit tane dhe a kane lidhje ata me sigurimin dmth jane lidhje te vjetra me rusine apo thjesht biznes???
Sepse nqs jane te vjetra kuptohet pse rama na eshte bere me i djathte se te djathtet dhe pse i meshon ballkanit te shlyer