Presidenti i Rusisë Vladimir Putin njoftoi një ditë më parë se i ka kërkuar forcave të ushtrisë që menaxhojnë armët bërthamore, të qëndrojnë në gatishmëri të lartë.
Sipas Sekretarit britanik të Mbrojtjes, Ben Wallace, ky veprim i Putin shihet si lëvizje për të shpërqëndruar vëmendjen nga Ukraina.
“Shoku i tij më i mirë në këto momente duket se është Presidenti i Bjellorusisë. Ai duhet ta kuptojë se është padyshim në anën e gabuar të historisë”, thotë ai.
Sekretari britanik i Mbrojtjes u shpreh se nuk kanë vënë re ndonjë ndryshim aktiviteti përsa i përket armëve bërthamore të Rusisë.
Ai kujtoi gjithashtu se edhe Britania e Madhe është një fuqi bërthamore dhe “Putin duhet të dijë se çdo veprim që përfshin armët bërthamore ka një përgjigje të barabartë ose më të madhe nga ana e Perëndimit”.
Sipas Wallace, Mbretëria e Bashkuar nuk synon që të përshkallëzojë situatën bërthamore, por shtoi se duhet menaxhuar siç duhet.
Bravo, GB qe ja bene te qarte Putin se po e perdor sulmin berthamor si gozhda e Nastradinit, le ta provoje dhe te zhduket nje here e mire mos na caj b..en me pallavra.
kta jane ata qe nxisin luftrat ne bote