Zbulohen kushtet e Putinit për tërheqjen nga Ukraina

28 Shkurt 2022, 17:42Politika TEMA

Në kohën që dy delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë po zhvillojnë negociata për gjetjen e një zgjidhje për krizën dhe arritjen e një armëpushimi, presidenti Putin ka zbuluar çështjet që do të çonin në arritjen e një marrëveshje.

Gjatë një bisede telefonike me presidentin francez Macron, Putin, sipas mediave ndërkombëtare, është shprehur se marrëveshja me Kievin mund të arrihet pas çmilitarizimit dhe denazifikimit të Ukrainës dhe kur ky vend të ketë një status neutral.

Gjithashtu, një tjetër kusht i Putin është njohja ndërkombëtare e Krimesë si territor rus.

Nga ana tjetër “Elysee” deklaron se Macron i kërkoi presidentit rus të ndalojë të gjitha operacionet dhe sulmet kundër civilëve, të ruajë infrastrukturën civile dhe të sigurojë rrugët kryesore

 

4 komente në “Zbulohen kushtet e Putinit për tërheqjen nga Ukraina”

  1. Kavajs says:

    Kjo pune ndajet qe pjesa ruse te bashkohet me rusine e te bien rehat

    1. ben says:

      Kavajs-Ne se vertet mendon se Putin do kenaqet me pranimin e ketyre kerkesave, atehere miku im duhet me qene teper naiv.
      Kjo eshte si puna asaj barcoletes qe thote se nuk kam hall se me kaloi miu kendej, por kam hall se ma ben rruge.
      Putin nuk ka te drejte te kerkoje nga asnje vend sovran qe ti marre doren atij per tu anetaresuar ne ato organizata apo aleanca qe ato vende e konsiderojne te aresyeshme.
      Nese Putin-it do ti plotesohej kjo kerkese, cfare do jete hapi tjeter i tij? A mos do kerkoje qe edhe Republikat Balltike Letonia, Estonia dhe Lituania, qe jane pjese e NATO-s te terhiqen prej andej?
      Hipokrizia e ketij njeriu nuk njeh kufi. Nga njera ane kerkon qe pjeset e Ukraines qe i jane marre asaj me force ti njihen si territore ruse dhe nga ana tjeter nuk pranon qe te njohe te drejten e Kosoves per memevetesi.
      Nderkohe qe Kosova u shkeput si rezultat i terrorit shteteror te shtetit serb kunder popullsise civile shqiptare qe perben me shume se 98% te vendit, ndersa nuk ka patur asnje terror te Ukraines mbi Krimene apo territoret e tjera qe Putin kerkon ti aneksoje.

  2. Martin says:

    Po nuk u zhduk ky Hitler rus i shekullit XXI, bota do te shuhet nga armet berthamore.

  3. Vranakonti says:

    Nqs Putini terhiqet nga kjo lufte me Ukrainen dhe e le ne mes, atehere ai duhet te japin llogari para popullit Rus per demet e medha ne njerez dhe ne mjete ushtarake qe i ka bere shtetit te Rusise. Ne pese dite luftime jane vrar 5000 ushtar rus,121 take,29 avion e 29 helikopter,etj,etj.qe nuk ja fal populli i Rusise.Per çfare e filloi luften Putini me Ukrainen? Per te humbur jete njerzish dhe te kthehet me bisht ndershal? Mos po tallet Putini me popullin Rus? Nuk e besoj.Ai ka nje qellim dhe kete qellim do t’a çoi deri ne fund.Ukrainen ai do ta pushtoi,por se sa do t’a mbaj,nuk dihet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje