Inteligjenca amerikane e ka kthyer në prioritet kryesor vlerësimin e shëndetit mendor të presidentit rus Vladimir Putin gjatë ditëve të fundit për të kuptuar se si ndikon në ngjarjet në Ukrainë, kanë bërë të ditur për CNN dy burime nga komuniteti i inteligjencës.
Vlerësimi kërkohet pasi vëzhgues prej shumë kohësh të Putinit kanë spekuluar publikisht se sjellja e tij është bërë përherë e më tepër irracionale dhe me gabime.
Që kur nisi sulmin kundër Ukrainës të mërkurën e kaluar, zyrtarë të lartë amerikanë u kanë kërkuar agjencive të zbulimit të mbledhin informacion për të parë se si po reagon mendja e liderit rus përballë përgjigjes së bashkuar e të papritur nga fqinjët evropianë dhe aleatët nëpër botë.
Komuniteti i inteligjencës amerikane ka shpenzuar dekada në dekodimin e ish-oficerit të KGB-së, i cili sundon Rusinë që më 1999. Por ndërsa SHBA ka dijeni të pafund institucionale për personin, ka një pamje të varfër për sa i përket vendimmarrjes së përditshme nga ana e tij. Kremlini mbetet një shënjestër e vështirë, jashtëzakonisht i vështirë për t’u penetruar përmes spiunazhit tradicional.
“Vendimet dhe deklaratat e Putinit nuk duket se kanë kuptim”, tha një burim familjar me raportet e fundit të inteligjencës. “Për vite, dekada, Putin ka vepruar sipas një modeli tepër specific”.
Në një raportim sekret për Senatin të hënën, Avril Haines, drejtore e Inteligjencës Kombëtare, tha se komuniteti i inteligjencës amerikane nuk ka një perceptim të thellë të gjendjes mendore të Putinit.
Senatori Republikan nga Iowa, Chuck Grassley, konfirmoi se ishte diskutuar për shëndetin mendor të Putinit, por nuk dha detaje për informacionin e afruar.
Megjithatë, tha se pavarësisht raportimeve, ai personalisht është i shqetësuar.
Një raport i inteligjencës që ka qarkulluar në shumë agjenci citon një burim që thotë se sjellja e Putinit është bërë ‘tepër shqetësuese dhe e paparashikueshme’ vetëm gjatë dy ditëve të fundit, sipas një kopjeje që ka në dorë CNN.
Raporti vë në dukje se ky burim “me akses të shkëlqyer” në të kaluarën ka ofruar informacion që agjencitë e inteligjencës kanë qenë në gjendje ta verifikojnë në mënyrë të pavarur.
Burimi tha për FBI se Putin “shprehu zemërim ekstrem” për sanksionet e Perëndimit si përgjigje ndaj sulmit kundër Ukrainës dhe e ndjente se ‘sanksionet e kishin përshkallëzuar situatën më shpejt nga sa e priste dhe përtej asaj që kishte konsideruar si të pranueshme’. Nuk dihet se për cilat sanksione në veçanti e ka pasur fjalën, pasi kjo pjesë e raportit është e klasifikuar.
Spekulimet për shëndetin mendor të Putinit nisën pasi ai mbajti një fjalim të martën për të justifikuar ndërhyrjen në Ukrainë. Senatori republikan nga Florida Marco Rubio postoi të premten në Twitter se Putin “gjithmonë ka qenë vrasës, por problemi i tij tani është i ndryshëm dhe domethënës”, duke shpjeguar se bazohej në informacione të inteligjencës ofruar atij si zëvendëskryetar i Komitetit të Inteligjencës në Senat.
“Do të ishte gabim të supozosh se Putin tani do të reagonte në të njëjtën mënyrë siç do të bënte pesë vjet më pare”, shkroi Rubio, duke shtuar edhe se nuk mund të tregojë më tepër.
Për disa, guximi i vendimit të Putinit për të sulmuar si dhe për të nënkuptuar përdorimin e armëve bërthamore është i shkëputur nga fushatat ushtarake shumë më të kufizuara dhe të llogaritura me kujdes në të kaluarën.
Pamjet vizive tregojnë presidentin rus të ulur disa metra larg këshilltarëve të tij ushtarakë gjatë takimeve si dhe duke qortuar në televizion një nga shefat e spiunazhit, çka japin imazhin e një lideri të izoluar, që vepron vetëm me kokën e tij.
Ish-ambasadori amerikan në Rusi, Michael McFaul, tuitoi se Putin kishte ndryshuar dhe tingëllonte “komplet i shkëputur nga realiteti”.
Vëzhgues të tjerë të tij prej shumë kohësh thonë se ai nuk po shfaqet inkonsistent me atë se si ka vepruar më parë, me fushata ushtarake që nuk dukej se do t’i fitonte.
Një zyrtar amerikan i bën jehonë këtij vlerësimi duke thënë për CNN se Putin po vepron në një mënyrë për të cilën ka dhënë sinjale prej kohësh. Në vend që të ketë ndryshuar në kapacitetin mendor, zyrtarët besojnë se tani ai thjesht është i zemëruar, duke e bërë të pamundur që këshilltarët e lartë t’i japin vlerësime të sinqerta.
Edhe urdhri për gatishmërinë e forcave bërthamore nuk është pa precedent. Në 2014, kur Putin aneksoi Krimenë, ai shqyrtoi mundësinë e vënies në gatishmëri numër një të forcave bërthamore.
Per te qene korrekte Bideni amerikes eshte me i semure thote ku kam ketu i shkeputen meuronet nuk di ku eshte .
Jam athée po nje fraze ne bible thote : Nuk shikone traun qe i ka hyre ne syte e tije po shikone gjilperen ne syte e tjetrit .
Te me falin besimtaret nese nuk e kam perifrazuar korrekte .
Putini do ngelet n histori me shprehjen “i ziu Putin. Shkoi per t wi por e hongri n vrim”..
Putini do ngelet n histori me shprehjen “i ziu Putin. Shkoi per t qi por e hongri n vrim”..
Thuje dhe nje here se nuk e morem vesh dy heret e para ?
Putini është top me shëndetin fizik dhe mendor. Më të çmendur nga tepeleku më duken krerët e Be-së dhe SHBA që për morrat fashistë të Ukrainës po djegin “jorganin”. Ka kaq vjet që po i shpifin sëmundje Putinit inteligjencat perëndimore por atij vetëm shëndet i është bërë.
Dukej që kur jepte urdhra komandantëve për vënien në gadishmëri të ‘bêrthamoreve” kur këta të fundit rrotullonin sytë , tundin koken e thoshin me vete
‘ hajde mere vesh çar karin po thotë ky loqja’ (që u prek nga ministrja e jashtme britanike pasi ajo tha pushtimi I Ukrainës është fillimi I fundosjes së tij)
…po hajde VK bëjmë sikur biem dakord sa ti bëjme qejfin, perndryshe na fluturoi kaptina, mirë atë rrogen $200 muaji që spo na e jep e spo na e jep…
Ka mundësi edhe bërthamoreve ruse vetëm ‘bërthamat’ tu kenë ngelur ngaqë nuk i kanë mirëmbajtur pasi ato kërkojnë qindra miliarda dollarë shpenzime për mirëmbajtje, ruajtje etj..
po po o loqe, ashtu eshte.
Hajt se flasim te henen.
Ne fund te historise, te vetmit loqe do ngelen ukrainasit, qe u ngrefen si k nga perendimi, e ju turren rusise…..vllait te madh.
nje popull nje gjuhe nje kulture nje histori e del kundra kot se koti!?!?!
cdo “kapiten” me dy pare mend, do ishte terhequr per te mos demtuar vendin, loqja i ukraines e beri rrafsh e pluhur ukrainen me cubllikun e tij, se e ngrefi Bideni mu si kokrra e k.
Po Çekia e te gjitha vendet afer gjermanise ne luften e d
dyte u dorezuan e si preku hitleri.
Po ku te shpie gopa e semes qe merresh me superfuqine historike ne bote o trangull????
cdo te gjendte te kishe pranuar neutralitetin??? asgje!!
do kishe marrdhenie te mira me popullin vlla, leku lek, e do rrije jasht BE kuçke, qe te sheh si digjesh e as ka per te vene ujin ne zjarr, se se ka pas kurre ate mendje.
ata thjesht i hodhen benzine zjarrit, per te pare se cdo bente ariu rus.
po armet, a ti sollen gje, mo ???? as kane per te te sjelle, se ua tha ariu, çuat arme, ua shkepa tapen!
po ariu dihet, o president,…..po e besdise te shkep!
do te behesh baze e natos ti, ai po te shkep pa u futur, e jo me te futesh!!!
rri bej xhibla tani……gjej ndonje kanal e hidhu, se po te vjen, e me ty e ka.
e detyrove te behet kriminel!!
Nuk ngeli kokerr … pa na Bo si analist i politikes se jashtme
Putin nuk do raketat e Natos ne kufi me Rusine.
Kjo eshte e gjitha.
Lexoni ato qe ka thene H. Kissinger 8 vjet me pare dhe do kuptoni qe Ukraina eshe viltime e politikes se te medhenjve dhe Evropes, qe derdhin lote krokodili. Thjesht beni google “ Kissinger Ukraine washingtonpost”. Aty do mesoni te verteten e thene nga nje gjigand i politikes amerikane vite me pate.
8 vjet qe e dinte se ku do te arrinin punet. Asnje nuk u perpoq qe te elemimonte katastrofen, por i frynin zjarrit… te gjithe… duke filluar nga vete presidenti, klloun i kortiptuar deri ne palce.
Nganjehere e verteta dhemb shume, po nuk ka zgjidhje po nuk u njoh. Propaganda dhe deximformimi nuk japin ndonje konyribut ne zgjidhje, thjesht budallallepsin njerzit.
As CIA seshte ne gjendje ta gjej semundjen e Putinit
Ta Thom une mo cillo !
Quhet “Shkarje truri” futet tek semundjet psikollogjike
A do me mo!
Ca inteligjence dy ditet e fundit eshte cmendur putini po e ka nje arsye pra prandaj themi hapi rrug budallait sidomos nje budallai me bomb berthamore.
Putini nuk vuan nga shendeti mendor. Nga shendeti mendor vuajne lideret e Europes dhe te Amerikes, te cilet frikacake dhe te paafte per te ndalur veprimin e fundit te muzhikut, justifikohen me teorine e “cmendjes se Putinit” ! Agresioni i fundit i tij si dhe kercenimi i ruzullit me lufte berthamore, pa tjeter qe eshte veprim i cmendur, por keta lidere te famshem te lindjes e perendimit me organizmat e fuqishme ushtarake sic eshte NATO, plasen duke propagandur, qe ne te te marrin pjese sa me shum shtete, pasi eshte i vetmi organizem qe garanton paqen dhe stabilitetin ne toke. Por ja per cudi, nje dite te bukur nje i ‘cmendur” kete “trimeri” te NATO-s na e treti si vesa ne uje! Ndaj nje te cmenduri kur mjekimet nuk japin efektin e duhur, mjeti i vetem per ta “bindur” eshte ti veshesh kemishen e forces. Po sot kush do ta bej kete NATO e cila po fsheh koken si struci ne rere !?