Kreu i Komisionit të Konkurrencës: Kur më ftojnë gazetarët që të flas për rritjen e çmimeve më del nga shpirti e qeshura, janë të pa edukuar ashtu si një pjesë e madhe e shoqërisë

1 Mars 2022, 12:07Ekonomia TEMA

Kryetari i Komisionit të Konkurrencës Denar Biba ka qortuar 90% të medias, 30% të shoqërisë dhe 50% të parlamentarëve.

Ai i quajtur ata të pa edukuar dhe se i vjen për të qeshur kur e kontaktojnë për të diskutuar mbi rritjen e pritshme të çmimeve.

Më poshtë po përcjellim reagimin e plotë të Bibës ku tregon sesi i përgjigjet shqetësimit të qytetarëve, medias dhe ligjvënësve: 

“Sapo morra nje ftese nga nje media e rendesishme ne vend, per te diskutuar mbi rritjen e pritshme te cmimeve, si pasoje e luftes ne Ukraine.

Megjithese nga shpirti me del nje buzeqeshje e trishte, refuzoj te lodhem…

Kur te largohem nga drejtimi i Autoritetit te Konkurrences, sikur t’ia kem dale te kem edukuar 90% te gazetareve dhe 50% te parlamentareve se Autoriteti i Konkurrences ka per qellim te pare dhe te vetem te tij mbrojtjen e konkurrences se lire dhe efektive ne treg dhe JO rregullimin e, aq me pak, vendosjen e cmimeve te produkteve ne treg, do jem shume i kenaqur.

Nuk kam shprese per te edukuar as 30% te shoqerise.

Sa i perket cmimeve, ato Autoritetit i sherbejne vetem si indikatore apo, ne ndonje rast (kur, pas analizave, konsiderohen “te padrejta”) si prova per “marreveshje ne cenim te konkurrences” apo “abuzim me poziten dominuese ne treg”.

Edhe ne keto raste, Autoriteti i Konkurrences vetem mund te vendose detyrime mbi sjelljen apo sanksione financiare ndaj ndermarrjeve qe kane shkelur ligjin “Per mbrojtjen e konkurrences”, por nuk ka asnje tager te caktoje cmimet perkatese. Edhe kjo, shume kohe pasi ka ndodhur ngjarja, pasi per te arritur ne konkuzione serioze e te qendrueshme qe nuk do rrezohen nga gjykata, duhet zhvilluar nje hetim skrupuloz, i cili kerkon kohe. Pergjithesisht vite.

Ne nje ekonomi te lire tregu, cmimi caktohet nga marredhenia kerkese-oferte.

Edhe sikur te rriten cmimet ne menyre abuzive e te shemtuar nga disa matrapaze qe duan te perfitojne nga situata, nqs nuk ka asnje marreveshje mes ketyre bizneseve apo ato nuk perfitojne nga pozita e tyre dominuese ne treg (psh. ne ato raste kur ofrojne sherbime/produkte unike ne treg), Autoriteti i Konkurrences nuk ka asnje mundesi per nderhyrje. Iu takon deri diku institucioneve te tjera kjo barre.

Sidoqofte, jo cdo rritje cmimi eshte abuziv. Ne rrethana te caktuara, kur oferta nuk arrin t’i pergjigjet kerkeses, rritja e cmimeve eshte natyrale ne treg. Askush nuk ka thene qe kapitalizmi eshte rendi ekonomik perfekt; eshte thjesht me i mire se ekonomia e centralizuar komuniste. Per pasoje, edhe institucionet derivate te rendit kapitalist – nje nder to edhe Autoriteti i Konkurrences – nuk jane institucione perfekte.

Duhet kuptuar njehere e mire kjo!”, shkruan Biba.

11 komente në “Kreu i Komisionit të Konkurrencës: Kur më ftojnë gazetarët që të flas për rritjen e çmimeve më del nga shpirti e qeshura, janë të pa edukuar ashtu si një pjesë e madhe e shoqërisë”

  1. Arian says:

    Ca është ky idiot mor njerëz.nqs ky autoritet s’bën ndonjë punë atëherë mbylleni me njehere

    1. Adri says:

      Ore ky mund te jete cte doje, po aty te verteten ka thene.
      Se eshte pa kuptim qe i kerkohet autoritetit te konkurences te caktoje cmimet.
      Nuk e donit komunizmin, rrini tani me cmimet qe rriten perdite

  2. Spiuni i Mirasit says:

    Delir i nje njeriu qe si zanat kryesor ka lepirjen dhe theniet e kryeministrit tone legen i vlereson si citatet e shokut Mao

  3. Ilir says:

    Biba i referohet mardhenieve ne kendveshtrimin e postit qe mban por, ne thelb eshte e vertete. Shqiptaret ne pergjithesi (jo te gjithe) jane te pa edukuar. Sidomos kontrast bejne ne komunikim me te gjithe te huajt, edhe me shqiptaret e jashtekufinjve shteteror. E perseris, jo te gjithe por nje pjese e madhe po. Mungon vetepermbajtja e thjeshtesia, mbizoteron vetemburrja.

  4. Poli says:

    Ky eshte ai qe tentoi te korruotoje Ledio Bianku….rri urte I thoshte cte duhet…kije mire me qeverine…..ky jep leksione

  5. Sara says:

    legen ngele o Denar, po te eshte theksuar deliri se fundmi….

  6. Roçkodani says:

    qesh qesh sa te dhitesh ne breke o koke tul o hajdut, sa ishe ne KQZ edhe plastelinat, vinovilin dhe fletoret ke vjedhur deri edhe tek dosjet e administrates

  7. spata says:

    Ka nje llogjike te thjeshte .Per sa kohe, qe nuk sitmulohet e thithet prodhimi vendas, cmimet do te njohin rritje edhe kur ska situata te tilla kizash boterore e rajonale .Ky birbili ska cte thote me shume . Pozicjoni ja detyron te zgerdhihet me doren qe kafshon populli per tu ushqyer .

  8. Agron says:

    Ore ki meri fali hakun. Kur smerrni vesh s merrni vesh. Autoriteti nuk merret me cmimet. Ato i ka mbrojtja e konsumatorit.
    Po eshte e kote se nuk i dilet dot tere profesoreve qe komentojne.

  9. Beso says:

    Ti mero vazhdo bej sarkazem. Me siguri nuk ta blene gazeten ata te autoritetit qe flet si e ema e zeqos maje thanes.
    Po aman mor burr pse na fyen inteligjencen.
    Ca lidhje ka mbrojtja e konkurrences se lire me rritjen e cmimeve qe i percakton tregu

  10. Jusuf says:

    Ej me verte!!! Po mire. Per t ja u banalizuar popullorshe. Kur drejtuesit e 5 gazetave me te medha ne vend bejne nje takim dhe vendosin te ngrene cmimin kjo eshte pune e autoritetit te konkurrences. Kur 1 gazete me e madhjq ne vend ble edhe tre gazetat e tjera psh dhw si pasoje krijon monopol kjo eshte pune e autoritetit te konkurrences.
    POR KUR RRITET CMIMI I GAZETAVE QE SKANE ASNJE LIDHJE ME NJERA TJETREN, APO ICDO PRODUKTI, KJO SKA LIDHJE ME KONKURRENCEEEEEEN!
    ORE THIRRINI MENDJES.
    O GAZETARE SE PO LINI NAM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje