SKEMA: Si u falsifikuan dokumentet dhe u rrit numri i delegatëve nga Armand Duka

1 Mars 2022, 11:36Sport TEMA

Gjykata Penale e Tiranës pezulloi dje Armand Dukën nga ushtrimi i detyrës si president i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Po për çfarë shkeljeje është marrë kjo masë nga gjykata?

Nga hetimet e deritanishme të prokurorit Artan Gjermeni ka rezultuar se në disa nga dosjet e ekipeve ka një numër më të vogël lojtarësh të federuar krahasuar me atë të deklaruar në sistemin “Comet”, i cili është sistemi që merret për bazë në lidhje me gjenerimin e të dhënave zyrtare për numrin aktiv të lojtarëve të federuar.

Numri i lojtarëve të federuar është përcaktues sipas statutit të FSHF dhe SHRFT për përfaqësimin në asamblenë e përgjithshme nga delegatët e çdo shoqate apo klubi pjesëtar. Konkretisht, në bazë të nenit 28, pika 4 të statutit të SHRFT citohet se “…secili delegat ka të paktën 1 votë në asamblenë e përgjithshme. Për efekt përfaqësimi, çdo anë-tari do t’i atribuohet edhe nga një delegat për çdo 100 lojtarë të licencuar që marrin pjesë në garat rajonale të të gjitha niveleve. Vetëm delegatët e pranishëm kanë të drejtë vote. Votimi me prokurë ose me letër përfaqësimi nuk lejohet…”.

NUMRAT NUK PËRPUTHEN

Duke qenë se numri i lojtarëve të federuar sipas sistemit “Comet” nuk korrespondon me atë faktik në dosjet e klubeve, lind dyshimi i arsyeshëm se mund të jenë shtuar/regjistruar fiktivisht lojtarë të cilët nuk kanë kartelat përkatëse në dosjet e ekipeve. Kërkesën për masën e pezullimit e ka bërë Prokuroria e Tiranës.

Kallëzimi mbështetet në veprimet e kundërligjshme të ndërmarra në procedurën e zgjedhjes së krenar Alimehmetit si president i Shoqatës së Tiranës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje