"Vetëm rrëzimi i Putinit me forcë nga vetë rusët mund të pushojë luftën në Ukrainë"

1 Mars 2022, 16:06Bota TEMA
"Vetëm rrëzimi i Putinit me forcë nga vetë rusët

Gjithnjë e më shumë dhe hapur, flitet për një largim të mundshëm të Putin nga pushteti, si e vetmja zgjidhje për të rivendosur paqen në Ukrainë dhe për një qëndrueshmëri të Rusisë. Por analistë mendojnë se rrëzimin e tij mund ta bëjë vetëm elita ruse dhe drejtuesit e lartë ushtarakë.

“Sanksionet perëndimore synojnë rrëzimin e Putin nga pushteti. Deklarata u bë një ditë më parë nga zëdhënësi i kryeministrit britanik Boris Xhonson, dhe më pas u përgënjeshtrua. Fraza e rrëzimit të Putin u zëvendësua me ndalimin e luftës.

Por largimi i Putin nga pushteti i Putin po diskutohet gjithnjë e më shumë dhe më hapur si në Londër dhe në Europë. Në fakt shihet si e vetmja zgjidhje për të risjellë paqen në Ukrainë dhe qëndrueshmërinë në Rusi. Nën sekretari i ministrisë së jashtme britanike, Xhejms Kleverli, nuk e përdor aspak diplomacinë kur si bën apel liderëve ushtarakë rusë.

Ai thekson se ata duhet ta dinë se Putin është gjithnjë e më shumë i palogjikshëm dhe gjeneralët rusë kanë mjetet për ta rrëzuar dhe duhet të veprojnë. Gideon Rakmen, analist i Financial Times shprehet se është shumë e besueshme që e vetmja rrugë për paqen është ndërhyrja e elitës ruse për të detyruar Putin që të lëshojë pushtetin.

Dhe analistë të tjerë mendojnë njësoj, duke shtuar se shoqëria ruse është e lodhur dhe kërkon një ndryshim në drejtimin e vendit. Mund të kalojë kohë para se pasojat e luftës në Ukrainë të shkaktojnë këtë ndryshim por me pushtimin e vendit, Putin ka vendosur një bombë nën sistemin personal të pushtetit.

Janë tre elementet që shtyjnë në këtë drejtim: lufta nuk po shkon ashtu si shpresonte Putin, reagimi ndërkombëtar është më i fortë dhe më i bashkuar se sa prite dhe reagimi i brendshëm është katastrofik. Me këtë të fundit ata i referohen rënies së vlerës së rublës dhe bursës; të famshëm, oligarkë, familjarë të bahkëpunëtorëve më të ngushtë të Putin e dënojnë këtë luftë. Një sondazh i pavarur tregon se vetëm 45% e popullsisë ruse e mbështesin aventurën ushtarake në Ukrainë.

Është e mundur që pakënaqësia të jetë shtrirë dhe në rrethin e ministrave, këshilltarëve dhe biznesmenëve të lidhur me Kremlinin. ka një precedent të një lideri të Kremlinit që u detyrua të japë dorëheqjen: Krushov në 1964-ën me akuzën e gabimeve të rënda politike. Sipas Rakmen, i Financial Times, Putin qeveris si një car para sovjetik. Por herët a vonë vetmia mund t;i kthehet kundër duke e lënë pa aleatë apo bashkëpunëtorë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ish drejtori i inteligjencës, Klaper dhe ish ambasadori në Moskë Mekfaul thonë se Putin është i paqëndrueshëm mendërisht. Sipas tyre kjo është e mundur duke marrë parasysh faktorin moshë dhe izolimin për shkak të COVID.

Ish këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë Fiona Hill, shprehet se Putin aktualisht jeton në izolim, ka shumë pak kontakte dhe nuk ka më besim as  te miqtë e tij. Por ka dhe analistë të cilët paralajmërojnë se përballë makthit të humbjes ai mund të mendojë se armët bërthamore janë e vetmja rrugëdalje. Të paktën nëse dikush nuk e ndalon më parë nga brenda regjimit./abcnews.al

 

1 komente në ““Vetëm rrëzimi i Putinit me forcë nga vetë rusët mund të pushojë luftën në Ukrainë””

  1. Qinani says:

    Jepini pidh putinit se iken vet ai mas pidhit ..se,don me kompensu kohen qi ishte ushtar dhe mastrubonte ushtarakisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje