Drejt betejës së vakët të 6 marsit: Shkodra, vendi ku lufta është më e fortë

2 Mars 2022, 19:36Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Shqipëria po shkon këtë të djelë në një proces zgjedhor të pjesshëm, më të vaktin që është zhvilluar ndoshta në 30 vjet.

Ngjarjet e fundit në Ukrainë kanë lënë në hije si luftën politike nga lart, apo edhe zhurmën e mbështetësve nga poshtë në rrjetet sociale.

Madje, është mjaft kurioze po të shohësh se disa përkrahës të opozitës janë të zënë këto ditë me debatin për Rusinë e Ukrainën.

Disa nga më të zëshmit zakonisht në rrjete kundër qeverisë dhe kundër SHBA-së, po mbrojnë Putinin e pushtimin e tij të Ukrainës.

Ndërkohë, që pikërisht ky ishte një rast i artë për opozitën që në mungesë të një zhurme politike, të krijonte një debat cilësor në lidhje me modelet dhe idetë e tyre për modernizimet e 6 bashkive që të dielën do të zgjedhin kryebashkiakët e rinj.

Edhe pse këta kryebashkiakë do të zgjidhen për 1 vit, është krejt normale që ai që arrin rezultat të mirë, ka të gjithë mundësitë që të rikandidohet pas një viti në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm për 61 bashkitë e vendit, apo një numër tjetër që do të arrihet pas reformës së re territorial që ka kërkuar opozita.

Gjithsesi, të dielën zgjedhjet më interesante janë në Shkodër.

Durrësi, Lushnja, Dibra, Rrogozhina e Vora, pavarësiht rëndësisë së garës, kanë një përplasje jo aq të madhe san ë Shkodër.

Në bashkinë më të madhe të veriut të vendit, siç janë zhvilluar situatat deri tani, janë thuajse në kuota të njëjta kandidatja e PS-së, Majlinda Angoni dhe ai i PD-së, Xhemal Bushati. Pavarësisht sondazhit që u transmetua nga disa media për kryesimin e Bardh Spahisë, gjërat nuk duken se i japin atij epërsi.

Gjithsesi, duhet thënë se gara brenda dy pjesëve të opozitës është shumë e fortë atje. Këtë e ka ndihmuar edhe indiferenca totale e PS-së dhe e qeverisë në fushatë, por edhe fakti që LSI-ja e Shkodrës, edhe pse ka një kuotë të rëndësishme nuk shikohet si një faktor që i çon votat automatikisht tek Bardh Spahia, i cili është edhe përfaqësues i koalicionit me partinë e kryemadhit.

Votuesit e LSI-së në Shkodër janë përgjithësisht të majtë, por ata ka gjasa që të shkojnë për kandidatin që duket se do të arrijë fitore, për të qenë më pas një faktor në drejtimin e qytetit.

Futja në lojë e Jozefina Topallit pro Sali Berishës, duke kritikuar fort edhe qeverinë amerikane, duket se është shenjë e një situate jot ë mirë të kandidatit të Berishës, i cili po përdor të gjitha kartat për të marrë votat.

E duhet thënë se e gjithë kjo luftë, po i jep ngjyra mjaft interesante garës së Shkodrës, ku ka dukshëm një konkurrencë të madhe.

Kandidatja e PS-së po bën fushatë vetëm personalisht, ndërkohë që partia e saj thuajse nuk është prezente në qytet. Në Shkodër PS nuk ka kryetar, por vetëm një koordinatore.

Ndërkaq, Spahia, po luan kartën e “qytetarit” për të arritur të marrë votat e qytetit të Shkodrës, ku është feta më e madhe e votës historike opozitare.

Njerëzit e Spahisë, po hapin fjalë se PD-ja nuk ka përfaqësim sa duhet me njerëz që janë nga qyteti por që origjinën e kanë nga zonat e tjera. Në fakt duket si manovër jo mjaft lineare, ngaqë realisht PD-ja e Lulzim Bashës ka thuajse të paprekura të gjitha strukturat organizative në të gjithë territorin e bashkisë.

Kreu i PD-së, Xhevdet Amuli, ka arritur ta mbajë degën e PD-së thuajse të plotë nga shizma e madhe që shkaktoi Sali Berisha në PD.

Vetëm një pjesë mjaft e vogël e kësaj strukture, ka kaluar me Berishën. Kjo strukturë është edhe makineria elektorale më me përvojë në Shkodër e fshatra, që për 30 vjet ka arritur vetëm fitore, e natyrisht ka përvojën mëse të plotë për të çarë në terrenin e elektoratit të gjithë territorit të Shkodrës.

Të premten janë mitingjet përmbyllës, ku do të shkojë për herë të parë edhe Edi Rama, që thuajse e ka lënë gjithë fushën lirë për terrenin e opozitës. Por nga përplasja e madhe mes opozitës, ka mjaft gjasa të përfitojë kandidatja e PS-së, Majlinda Angoni…

4 komente në “Drejt betejës së vakët të 6 marsit: Shkodra, vendi ku lufta është më e fortë”

  1. kola says:

    Shkodra duhet te votoje Majlinda Angonin ,per me ndryshue ,qe ta detyroje Edi Ramen me u marre edhe me at qytet si me te gjithe Shqipnine.Shkodranet duhet ta tregojne vehten pragmatist ,qe te mos shkojne kundra rrymes! Nuk besoj se shkodranet jane anti amerikane qe te votojne kte “rrypin” e Sali Berishes dhe as te birin e spijunit te sigurimit te shtetit qe u ofron 7×7=42 shi Lyl Basha.

  2. Davidi says:

    PoPataPo, beteja e vaket por lufta e forte

  3. Parti Sali, Shkodra gati me ta shti. says:

    Perpara 40 – 45 viteve, ndjeri dhe i pa harruari Tef Palushi thoshte, që ” po të kishte Shkodra të mençur aq sa ka budallenj, do të ishte në komunizmin e vertetë”. Nuk perjashtohet mundesia që idiotat dhe shkerdhatat në Shkoder të votojnë për shkerdhaten që hajduti Sali Berisha ka propozuar, por sipas parashikimeve sinoptike normale, Shkodra do t’ja shkerdhejë Argiten dhe udb-në Sali shkerdhatë Viçidolit në keto zgjedhje.

  4. gjergji says:

    O zot: bashkeqytetar te vjeter e te rinj ndihmoje Shkodren te dal nga gjendja komo e saj.DENOJENI ato qe per 30 vjet e cuan Shkodren ne humnere(ku potuajse gjithe qytet e Shqiperis han ndryshu e jane shume perpara Shkodres,ndersa Shkodra asht katundarizu e malcorizu e ka ngel prapa bile shume mrapa qyteteve te tjera) at bande te njerezeve te komprometuem,hajdut e manipulator,terroriste e vrases te akuzuar qe drejtohet nga S.Berisha e perfaqesohet ne Shkoder nga B.Spahia te shpallur “non grada” nga DASH qe e akuzon me akuzat me renda te mundeshme per nje politikan.
    Votoni kedo ,vetem jo at perfaqesues faqezi B.Spahia.Si qytetar i vjeter i Shkodres i rritur e natyrisht i lindur aty do proferoja te votoj per Bushatin si perfaqesues i nje nder familjeve me te vjetra e ma qytetare te qytetit tim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje