Zgjedhjet e 6 marsit, sondazhi PIPOS: PD thellon kryesimin në Durrës, Dibër dhe Shkodër

2 Mars 2022, 10:04Politika TEMA

Është realizuar vala e dytë e sondazhit nga PIPOS Prishtinë për zgjedhjet e 6 mars 2022, në 6 bashki.

U realizuan intervista të drejtpërdrejta nga një staf anketuesish profesionist në terren, me një kampion përfaqësues për çdo bashki, duke respektuar të gjitha standardet statistikore me një marzh gabimi 3%.

Qeverisja dhe gjendja aktuale në bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet është vlerësuar negativisht, ndërsa vlerësimi pozitiv nuk merr më shumë se 38 pikë.

Edhe kjo valë tregoi se gara elektorale është e përqendruar midis dy forcave të mëdha politike, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Ndikimi i kandidatëve të prezantuar nga LSI dhe Sali Berisha është shumë i ulët për t’u marrë në konsideratë si forcë politike.

Sipas të dhënave të sondazhit, Partia Demokratike triumfon në Bashkinë e Durrësit, Shkodrës dhe Dibrës, shkruan Indeksonline.

Partia Socialiste fiton në Bashkinë Lushnje, Rrogozhinë dhe Vorë me një rezultat shumë të ngushtë me Partinë Demokratike.

Shtëpia e Lirisë, koalicioni midis LSI dhe Sali Berishës, nuk fiton në asnjë bashki.

Për më shumë klikoni linkun më poshtë:

REZ_ALB-HOP-2

6 komente në “Zgjedhjet e 6 marsit, sondazhi PIPOS: PD thellon kryesimin në Durrës, Dibër dhe Shkodër”

  1. levizni says:

    I thoni Pipos te beje “pipine” se fluturon akoma me preshin e Tritanit! Po pse s’ju vjen nje çik turp, eshte akoma dimer dhe dilni pa breke! Do tu hyje ftoma ne vend te lig.

  2. Operacioni Zjarri says:

    Hajde sondazh hajde. Po jap edhe une parashikimin tim. Per fat te keq PS i fiton te gjitha bashkite me rezultat te thelle.

  3. L.R says:

    Jame i mendimit qe PD e Lulit per Zgjedhjet per Kryebashkiak dmth per Bashkite ne fjale do mbetet nje force e trete politike dmth m’ bas shtepise Liri-Sali-Ilir-Monika… te tjerat jane propogande gaz.. tv.

  4. xhoxhi says:

    Sa të jetë Basha kjo parti nuk do fitojë asgjë edhe sikurti numurojë votat vetë Basha.Populli nuk është dele por gjykon.Rama është atje sepse e shikon që ska tragë partia demokratike për të qeverisur.Kjo parti është parti e mbeturinave dhe ska fituar asnjëherë zgjedhje,por Berisha si njeri i krimit i ka vjedhur dhe djegur kutitë.Këtu do jemi dhe do bindeni për këtë.Prveç atyre që i vijnë rotull bashës askush nuk e zen në gojë.Ai duket si çilimi jo më të jetë kryeministër.

  5. Taulant says:

    Ps i merr te 6 -ta. Ndoshta, per karshillik, nje pjese te elektoratit e orjenton te ndihmoje kandidatet e lulit, dhe ti dhurojne 1 ose 2 bashki, si trofe per luften qe po ben ndaj kriminelit sali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje