Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim teksa foli për situatën në Ukrainë tha se jemi në një moment kritik dhe se kërcënimi i Ukrainës është serioz për të gjithë.
Fjala e ambasadores Yuri Kim
Faleminderit, ministre e Jashtme, për ftesën për të gjithë ne në këtë diskutim të rëndësishëm. Teksa shikoj rreth tryezës, po përpiqem të dalloj se çfarë na bën të gjithëve së bashku. Shumë nga ne janë anëtarë të NATO-s.
Shumë nga ne janë anëtarë të BE-së. Disa nga ne aspirojnë të bëhen pjesë e BE-së. Por të gjithë ne sigurisht e pranojnë që jemi në një moment historik. Që kërcënimi, sulmi dhe pushtimi i Ukrainës nga Rusia përbën një kërcënim për të gjithë ne dhe për sistemin ndërkombëtar që ne dhe paraardhësit tanë kemi punuar për dekada për ta ndërtuar nga rrënojat e Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore.
Gjithashtu është shumë e qartë se në kryeqytetet tona ne po i përgjigjemi këtij momenti. Po ngrihemi në lartësinë e këtij momenti në mënyra që nuk i kishim pritur. Dhe mendoj se jemi të gjithë të befasuar me veten – për shpejtësinë, vendosmërinë, këmbënguljen, seriozitetin dhe sakrificën; kjo nuk vjen pa sakrifica – me mënyrën se si ne po i përgjigjemi, duke i dalë në mbrojtje Ukrainës, por edhe duke dalë në mbrojtje të mënyrës sonë të jetesës. Ju shpreh vlerësimin e SHBA-ve për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit si bashkëpenëmbajtëse jona për çështjen e Ukrainës, shpreh vlerësimin për të gjithë ju, për bashkëpunimin dhe kontributin tuaj.
Dhe përsëri e kuptojmë se bashkëpunimi dhe kontributi juaj, duke përfshirë edhe ndihmën humanitare apo ndihmën në fushën e mbrojtjes apo sanksionet nuk janë pa kosto. Por besoj se të gjithë jemi në një mendje se ia vlen.
Në fund, sigurisht nënvizojmë solidaritetin tonë të plotë me Ukrainën dhe popullin e Ukrainës në këto momente të kësaj sfide historike. Ne jemi me ju. Ne do të vazhdojmë të jemi me ju.
(doli te provokoje shqiptaret kimja , bo ti komente sa mi lexu mendjen shqiptareve ,
por ne fakt censurohen ,sa me i lexu kjo mashtruesja kopto ti shoku .Kta jane Demokraci qe te vrasin pas shpine )
–
Rajesoni na la nji Shkerdhate Krimineli is salih berisha ne krye te Shqiperise
qe e shkaterroj dhe e vodhi e vrau nen mbeshtetjen e Ktyre Miqve tane ,
dhe sot vazhdojne po ne te njejten kercenim per Shqiperine
duke e zevendesuar kryekriminelin me nji Kriminel te ri basha me te cilin kjo ha e pi dhe ja fut Shqiperise .
Shko e lufto vet kundra rusit
neve si Shqiptare nuk ha kari fare per luftat tuaja neper bote .
Ne bar do hame dhe doren sha shtrijme armikut.
Enver(kimete).
Enough BS US.Go and fight yourself,send your army if want enough wars seen from you 201 of 253 wars since second war.You got a puppet of NWO leading America and pretending to bring peace and democracy around the world.Instead bringing trouble,war and despair.FO and shut up.