Kakofonia putiniste e paneleve të emisioneve të darkës në Tiranë

1 Mars 2022, 19:35Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Kur shikon emisionet e darkës në televizionet e Tiranës, pasi ke parë të gjithë raportimet e televizioneve e raporteve në median më prestigjoze të botës, kupton se logjika e humanizmi, duket se nuk gjetur një strehë normale, në një shoqëri që e quan veten në civilizuar.

Panelet e emisioneve të darkës, duket se janë një kopje shumë e keqe e debateve të vitit 1999 të televizioneve italiane.

Kur aradha e filoserbëve bërtisnin për një “agression të NATO-s” në një vend sovran siç ishte Jugosllavia e Millosheviçit, e flisnin për interesa ekonomike e gjeopolitike duke sulmuar Amerikën.

Por ndërsa aksioni për çlirimin e Kosovës ishte një bombardim ajror i NATO-s ndaj caqeve ushtarake të makinerisë serbe të luftës që kryente spastrim etnik në Kosovë, sot jemi përpara një agresioni të hapur, të tmerrshëm e mjaft të dhunshëm të Rusisë së Putinit, ndaj një vendi sovran si Ukraina.

E në fakt, këtë argument po e dënojnë e po e trajtojnë jo vetëm të gjitha qeveritë e parlamentet e Perëndimit, por edhe shoqëritë e tyre, sidomos elita intelektuale.

Ndërsa në panelet tona, një këshilltar i Ilir Metës, që u bë lajm pas një hetimi të prokurorisë Italiane për një fake news, disa vite më parë, e quan agresionin rus në Ukrainë, si një lojë gjeopolitike interesash.

Si mund të flitet për interesa ekonomike, kur 500 mijë refugjatë ikin nga tmerri i luftës, e qytetet e Ukrainës po kthehen në pluhur nga bombat më të tmerrshme të arsenalit luftarak të Rusisë?

Mobilizimi i Perëndimit, nuk është arritur nga interesat, por nga derdhja e gotës së zullumit nga ana e Vladimir Putinit, i cili kërkon të ndryshojë më forcë hartën e Europës, me një kosto njerëzorë në radhë të parë shumë të frikshme.

E këtu nuk ka asnjë diskutim për gjeopolitikë e për interesa ekonomike. Ky diskutim mund të bëhej përpara se të pushtohej Ukraina. Madje këshilltarët që sot po justifikojnë Putinin nëpër panele vinin, bast po nëpër emisionet e darkës se nuk do të kishte luftë, duke u tallur me informacionet që shpërndau inteligjenca amerikane në mediat botërore.

Mjafton të ndjekësh BBC-në gjatë mbulimit të situatës 24 orëshe të luftës në Ukrainë. Në tërë këtë mbulim, mbi 70% të informacionit e analizës, nuk është për situatën e operacionit ushtarak, të cilit i kushton vetëm 2 minuta, Pjesa më e madhe e mbulimit të BBC është për çështjen humanitare të kësaj lufte, dramave dhe tragjedive që ka hapur ky operacion ushtarak i çmendur i Rusisë.

E në këtë rast, kur vriten fëmijë, gra e pleq, që është edhe më shumë se tragjedia e shqiptarëve në Kosovë, është e tepërt të flitet për gjeopolitikë, nga njerëz, që përveç të tjerash nuk kanë asnjë titull apo njohje publike për ta bërë këtë analizë…

18 komente në “Kakofonia putiniste e paneleve të emisioneve të darkës në Tiranë”

  1. Sara says:

    Mediat tone, nese mund te quhen te tilla jane cerdhe mediatike te korrupsionit, korrupsionit lindor sistemik qe ka shtrire tentakulat si mega oktapod, koka e keti jmeaoktapodi te korrupsionit eshte ne Kremlin… kete e di kushdo ne Shqiperi

    1. Neri says:

      E sakte.
      Kot nuk i quante nje president i amerikes “axis of evil” keto vende.

  2. Albana says:

    Keto perfaqsojne ate pjese te politikes qe kane dashur te krijojne turbullira ne vendin tone vetem qe te mbrojne pushtetin dhe parate e tyre te felliqura. Nuk eshte cudi qe keta te jene paguar nga ruset duke perfshire edhe nje pjese te medias. Turp per keto njerez qe shesin veten edhe Atdheun e tyre per ca interesa te momentit.

  3. dule says:

    Kam kohe qe nuk e vizitoj faqen e Temas, por shikoj me keqardhje qe eshte kthyer ne kosh plehrash, me lajme sencacionale te perkthyera shpejt nga pala gjoja e “pervuajtur”.

    Qe te kuptoni sa qeshark jeni me keto lajme fitoresh imagjinare, mjafton tju kujtoj se si para 5 ditesh gjithe bota propagandote qendresen heroike te 13. marinarve Ukraines qe rezistuan me mish e shpirt the u vrane nga Ruset. Te njjeten dite Rusia deklaranote se 13 marinare ishin dorezuar, u cuan ne krime dhe ushqyen dhe me pas u liruan pas nenshkruan se nuk do perfshiheshin ne luftime.

    Sot Ukraine dekalaroi publikisht se 13 heronjte qe ajo i dinte te vrare, na qenkan gjalle e bukur, pra nuk na qenkan heronj po legena ?
    Ministria e Mbrojtjes Ukrainase, jo ndonje portal i perdale, Ministrai e Mbrojtjes, publikonte vidoe avionesh te para 20 viteve, sikur po i hidhte sot, Twitter ja beri fackt-check me pertese se skishte ca te bente, u mbush kupa.
    Mos u beni media me e perdale sec jeni, po ruani nje fije dinjiteti me mundoni te jepni lajme nga te dy palet, le te gjykoje cdo njeri per veten e tij

    Kuptoni sa idote jeni, Rusia nuk perfiton asgje nga vrsja e Presidentit Ukrainas, sepse do vinte nje tjeter ne krye akoma me i varuar nga ata qe kurdisen luften. Po mos u cuditni kur ta gjeni te vrare nese ai pranon pjeserisht kerkesat e Rusise ne bisedime.

  4. Alban Dega says:

    ANALIZE TEPER E SAKTE DHE PA LLOGJE
    E ZECJERRJE ANUSLISTASH TRUPESHQ!

  5. demokrati says:

    Jo vetem njeriu i kasapit te Damaskut, por te pakten 3 ish ministra te jashtem justifikojn agresionit rus ne Ukraine.Keta jane antishqiptare ne gen, si mund te pekrahin Ukrainen.tv shqiptare jane kthyer ne qendra te dizinformacionit rus.Vetem nje media shqiptare dhe nje indiane vune ne dyshim Asin e avionit ukrainas.Ai po i shikon i padituri fevzi dhe raca e fevzinjve si luftojne rusophonet per atdheun e tyre Ukrainen, ata jane te gjithe bashke pavaresisht gjuhes, besimit dhe politikes.mesoni shqiptare si duhet atdheu.

    1. dule says:

      O trushpelar, ca asi avionesh thua, ato jane pallavra qe edhe vete ne Ukraine nuk i besojne :), po ca pret nga shqiptaret, po te ishin te mencur nuk do kishin sot shtetin me te deshtuar ne Evrope.

  6. Kamo says:

    Kur Kenedi kercenonte me shfarosje totale te Kubes sepse u be pjese e bllokut komunist bota e quante presidentin Amerikan hero te madh. Tani qe Putini ben te njejten gje me ukrainen na qenka kriminel dhe njeri i cmendur.

  7. cuni says:

    Shkrim i drejte Ylli, po kujt i thua. Ishte nje fare “juristeje” e ftuar tek log mbreme ne abc news vetem ta degjoje. Fliste per lavdite e Putin dhe per te drejten nderkombetare te Rusise, qe dhe vete Putana ta degjonte nuk do ta besonte qe ka mbeshtetes te tille. Pyes veten se si ka mundesi qe edhe pas kesaj qe po ndodh me Ukrainen ekzistojne akoma te tilla monstra!!!! Zoti u dhente mend te logjikojne

  8. lluka says:

    O Dule te ç’pofsha ne tule!Gavarit Moskva.

  9. mona says:

    Çerdhja putiniste e tv shqipare ndodhet tek Klani me famëkeqin Fevzi dhe filiali i tij tek Topi me famëkeqen Eni Vasili. Edhe një pjesë e komentuesve këtu me siguri janë ushqyer tek këto nevojtore.

  10. adem says:

    po keto emisione si duhet te behen o Z. pATE? TI BEJME SI NE KOHEN E eNVERIT QE DUHET TE LAVDEROnim PPSH? Po ti qenke nje kokerr Enveristi qe sot mund te perkthehet nje NATO-fil i zellshem dhe kushedi se ke do te perkrahesh me radikalizmin tend. Po, po nuk u analizuan shkaqet perse lindi kjo lufte, dhe perse SHBA qe hodhi gurin e fshehu doren dhe tani po derdh lote krokodili , a nuk eshte shkaktare?
    A nuk e tha Bide(n) -ja dje qe na duhet nje Rusi e dobet dhe nje Bote perendimore e forte?
    Cfare do te thote kjo?

  11. Pasojat e rrumpalles dhe anarkis vdekjeprurese says:

    E pabesueshme por kokfortesisht e vertet. Jan goebelsat e 21 janarit, fazlliqit, berishoviqit, bechetit, trafikanteve, drogmenve, oktapodi me I madh mafioz ne shqiperi. Kur skemi gjykates te hajrit esht problem. Por dal nga dal po u shtrengohet laku. Daja Sem ka nxjerr bicakun.

  12. Franci says:

    EMISIONI ANTISHQIPTAR ” OPINION ” I MODERATORIT BLENDI FEV- ZIU DUHET ABANDONUAR NGA SHQIPTARET.ATY THERRITEN ANALISTE QE NXIJNE SHQIPERINE E QE PAGUHEN NGA AGJENSI ANTISHQIPTARE SI ILIR KULLA , FAHRI BALLIU, BERAT BUZHALA, SHKULLAKU E CO.PO ASHTU DHE OPEN ME MODERATORE ENI VASILI ME NDIHMESIN E SAJ ANDI BUSHATI.
    PERGJEGJESINE PER KETE SITUATE QE KEMI E KA DHE DREJTESIA SHQIPTARE QE JO VETEM NUK VEPRON POR BEHET PALE SI NE RASTIN E ILIR KULLES QE U VERTETUA NGA DREJTESIA ITALIANE QE KA SHPIFUR PER TE KRIJUAR TRAZIRA PER KONTENIERE ME PLEHRA TE FUTUR NGA ITALIA.DHE DREJTESIA E FAMESHME ” BERISHIANE NUK MORI MUNDIMIN TA THERRISTE NE PYETJE KETE PALAÇO TE ILIR FLORIRIT.

  13. haloefect says:

    interesant komisaret e kuq si ajne bere proamerikane te “devotshem” .Shitblerje ne treg.

  14. Raifi says:

    Shqipëria nuk është herë e parë që rreshtohet nga e keqja dhe nga politika anti shqiptare.Për më keq mjetët e informimit por edhe pushteti i sotëm dhe ai i djeshëm në vazhfimsi ishin dhe janë agjent të serbit pra Rusia as që komunikon me ta por ia ka lënë detyrë Serbisë.E Kryeministri nuk paka pas dijeni për lidhjet e Serbisë me Rusinë!!!Po ky Kryeministër nuk po e shef çfar po nëhët në jug të Shqipërisë nga Kisha Greke dhe Shteti Grek.Po të mos e kishte kërcënuar Edi Ramën këto ditë Amerika ai ishte i gatshëm të këthehet nga Rusija njejt si vllau i Tij binjak Vuçiç.

  15. Dule Hajdari says:

    O Raif ! Shif bagetite dhe lopen o derzi se sje ti per kete pune ,te merresh me politik Veru buke kalamajve ne tavoline ! Qenke Dule fare!

  16. Sqarim says:

    Po kur ka mbet me analizu luften e rusise ne Ukraine Pata me Ngjelen e analistet e Tiranes, MOS MBETE DJALË MË ĶËMBË.
    Lexojne ca lajme tu huaja dhe bejne ekspertizat ne studio! !!!!!!!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje