Olta Xhaçka: Po shqyrtojmë anulimin e marrëveshjeve për lëvizjen e diplomatëve dhe zyrtarëve nga Moska

1 Mars 2022, 18:22Politika TEMA

Ministrja e Jashtme, Olta Xhacka zhvilloi një takim me përfaqësues nga trupi diplomatik në Tiranë për informimin e qëndrimit të Shqipërisë ndaj agresionit rus mbi Ukrainën dhe bashkëpunimin në mbështetje të Ukrainës.

Në fjalën e saj, ministrja u shpreh se Shqipëria po shqyrtojmë anulimin e marrëveshjeve për lëvizjen e diplomatëve dhe zyrtarëve nga Moska

“Diskutojmë mënyrat si të bashkëpunojmë për të rritur përpjekjet tona pas agresionit rus ndaj Ukrainës. Lufta që ka ardhur në Evropë, e paprovokuar. Shqipëria, në krye të përpjekjeve për të mbështetur Ukrainën. Sanksionet të ndara në dy kategori: ekonomike dhe individuale. Po shqyrtojmë anulimin e marrëveshjeve për lëvizjen e diplomatëve dhe zyrtarëve rusë. I jemi bashkuar sanksioneve ekonomike të BE-së.

Shqipëria iu bashkua masave kufizuese ndaj Bjellorusisë për rolin e saj. Projekt-rezoluta Shqipëri-SHBA në KS, u bashkësponsorizua nga 81 shtete anëtare. Shqipëria është rreshuar plotësisht me BE kundër Rusisë për cëninin ose kërcënimin e integritetit territorial sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës”, tha Olta Xhaçka.

Sanksionet që ka vendosur Shqipëria

“Aktualisht, qeveria shqiptare është duke hartuar bazën ligjore për zbatimin e masave shtrënguese ndaj Rusisë dhe subjekteve të saj,  të miratuara nga Këshilli i Bashkimi Evropian që nga data 23 shkurt e deri më 25 shkurt 2022. Këto masa kanë karakter individual dhe ekonomik.

Ju jemi bashkuar sanksioneve individuale për ngrirjen e aseteve te individëve që shkojnë që nga Presidentit rus, Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Federatës Ruse, të cilët mbështetën njohjen e menjëhershme nga ana e Rusisë të dy zonave të kontrolluara joqeveritare të Donjeckut dhe Luhanskut, si entitete të pavarura dhe anëtarët e Dumës Shtetërore Ruse, të cilët ratifikuan vendimin e qeverisë të Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës së Ndërsjellë ndërmjet Federatës Ruse dhe këtyre dy entiteteve.

Në total, këto masa kufizuese do të zbatohen për 654 individë dhe 52 subjekte. Përveç kësaj, është vendosur edhe ndalimi i udhëtimit në territorin shqiptar për personat e listuar nga BE, ndërkohë që lidhur me politikën e vizave është në shqyrtim anulimi i politikave lehtësuese për lëvizjen e diplomatëve, zyrtarëve të tjerë rusë dhe njerëzit e biznesit.

Sanksionet ekonomike përfshijnë masa kufizuese në financë, energji, transport dhe teknologji.

Në Sektorin e energjisë do të ndalohet shitja, furnizimi, transferimi ose eksportin në Rusi i mallrave dhe teknologjive specifike për rafinimin e naftës dhe do të vendosë kufizime në ofrimin e shërbimeve përkatëse.

Në Sektorin e transportit do të ndalohet eksporti që mbulon mallrat dhe teknologjinë në industrinë e aviacionit dhe hapësirës, si dhe do të ketë një ndalim për ofrimin e shërbimeve të sigurimit dhe risigurimit dhe mirëmbajtjes në lidhje me ato mallra dhe teknologji. Do të ndalohet gjithashtu ofrimin e asistencës teknike dhe financiare përkatëse.

Në sektorin e teknologjisë do të vendosen kufizime të mëtejshme për eksportet e mallrave dhe teknologjisë me përdorim të dyfishtë, si dhe kufizime në eksportet e mallrave dhe teknologjisë së caktuar, të cilat mund të kontribuojnë në përmirësimin teknologjik të Rusisë në sektorin e saj të mbrojtjes dhe sigurisë. Kjo do të përfshijë produkte të tilla si gjysmëpërçuesit ose teknologjitë më të fundit.

Krahas këtyre masave, duke konsideruar situatën e paprecedente te krijuar, në vijim te masave te ndërmarra në nivel europian hapësira ajrore e Republikës së Shqiperisë do të jetë e mbyllur prej mbrëmjes së sotme për të gjithë operatorët ajrorë rusë apo çdo avion të regjistruar në Rusi, me përjashtim të rasteve kur të tilla fluturime kryen për arsye emergjence, qëllime humanitare apo mjekësore apo nevoja ndërshtetërore.

Po ashtu, Shqipëria nuk do të marrë më pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse deri në dhënien fund të pushtimit të Ukrainës.

5 komente në “Olta Xhaçka: Po shqyrtojmë anulimin e marrëveshjeve për lëvizjen e diplomatëve dhe zyrtarëve nga Moska”

  1. kosta says:

    Po mos bej protagonisten mi kare se nuk i bie ne mendje rusit per masat e tua. Vend tallava qe merr role kot , shih bej ndonje gje per mirqenien e popullit se rusit i rruani trapin ju

    1. MM says:

      Kosta or koqe kandari!
      Ketu nuk eshte fjala ne se i bejme apo nuk i bejme gje rusit, por a i bejme mire vendit tone duke u shpallur ne krahe te Evropes. NQS me kupton….

    2. Çun Qin Laj says:

      Mos harroni edhe sanksjonin e industris bazale shqiptare,karaqishkerdhkurvnimin,gjoja prostitucjon. Esht sanksjoni kryesor i vendos nga parlamenti publik.
      Kurvat shqiptare tash e tutje kan vendos mos me u qi me rusët n Dubaj,dhe madje per “hakmarrje” do qihen falas me ukrainas..
      Kjo esht perkrahja e vecant e shqiperis ..

  2. . says:

    pa pergjegjsi tridhjet vjecare te politikes shqiptare!keniber me shum mardhenje me ruzin se sa me BE.ka te drejte BE qe nuk ju hap dyert ,ata e din mir qe ju te majtet,por dhe ata te djathtet bashkpunoni ne regresistet e globit ,turp per ju politikanet e shqiperis,ja keni kaluar edhe kines per mardhenje ne te gjitha fushat me kundershtarin historik te kombit shqiptare.

  3. cufi says:

    Boll me bla bla bla se nuk e rru krimineli Rus per ne qe jemi shtet pa breke….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje