Koronavirusi në Shqipëri, Komiteti Teknik i Ekspertëve heq orën policore

2 Mars 2022, 11:45Sociale TEMA

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të heqë orën policore, që ndalonte qarkullimin e njerëzve pas orës 23:00, duke lehtësuar disi masat anti-Covid në vend, për shkak se situata epidemiologjike paraqitet më e qetë.

Megjithatë, mbetet në fuqi paraqitja e pasaportës së vaksinimit, ose testit negativ PCR 72 orë para mbërritjes në Shqipëri, me përjashtim të fëmijëve deri në 6 vjeç. Si dhe vijon të mbetet në fuqi mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura, dhe kufizimi deri në 30% të kapacitetit për grumbullimet në hapësirat e mëdha, si stadiume apo kinema.

Shefja e infektivit, Najada Çomo, tha se shtrimet në spital, nga 175 që ishin një muaj më parë, sot janë në nivelin e 50 personave. “Gati 70% janë forma të rënda, 10% janë forma kritike. Të shtruarit janë të pavaksinuar. Kemi vdekje çdo ditë. Nëse do të ishin vaksinuar pa diskutim që numri i humbjeve të jetës do të ishte shumë më i ulët”, tha ajo.

Sa i përket situatës epidemiologjike te fëmijët, shefja e departamentit infektiv në spitalin pediatrik, Gjerogjina Kuli, tha se në javën e fundit ka një ulje të ritmit të shtrimeve. “Kemi vetëm 7 fëmijë në spital, të cilët janë në gjendje. Këmbëngulim te vaksinimi te moshat mbi 12 vjeç, sepse janë vënë re ndërlikime për shëndetin dhe jetën nga infektimi me Covid”, tha ajo.

2 komente në “Koronavirusi në Shqipëri, Komiteti Teknik i Ekspertëve heq orën policore”

  1. Hasoni says:

    Zonja ne fjalë nuk e ka idenë për çfarë flet fare para 4 ditesh tha duhet mbajtur. Kam 3 ditë në Shqipëri në çdo lokal ku ka muzikë njerëzit janë ngjitur 20 cm larg njeri tjetrit por ne 11 mbyllen?! Pa asnjë llogjike

  2. sabrima_ehhhh says:

    Me ate fytyre qe ka nuk do e pranonin as ne kopshtin zoollogjik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje