Sipas një deklaratë të kryeministrit britanik, Boris Johnson, veprimet e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë cilësohen si krime lufte, shkruan CNN.
“Ajo që ne kemi parë tashmë nga regjimi i Vladimir Putin, në përdorimin e municioneve kundër civilëve të afajshëm, sipas mendimit tim cilësohen si krime lufte.”
Johnson tha gjithashtu se Putin nuk e kishte llogaritur rezistencën e fortë të ukrainasve.
“Në sulmin e tij të neveritshëm ndaj një kombi sovran, ai ka nënvlerësuar forcën e jashtëzakonshme të popullit ukrainas dhe unitetin dhe vendosmërinë e botës së lirë për t’iu kundërvënë barbarisë së tij,” tha ai.
“Nëse Putini dyfishon sulmet, ne do të bëjmë të njejtën gjë, duke rritur më tej presionin ekonomik dhe duke mbështetur Ukrainën me armë dhe ndihmë humanitare”, shtoi Johnson, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar “do të vazhdojë ti shtrëngojë lakun regjimit të Putinit”.
“Unë nuk kam asnjë dyshim se Putin do të dështojë dhe ne do të kemi sukses në mbrojtjen e Ukrainës,” tha ai.
Mos u merni me kete rote kari se kjo lufte I erdhi tamam ne kohe per tu haruar skandalet e festave qe bente kur gjithe popullates I vendoste regulla njsoj si Edushi qe ne kemi kryeminister qe aferat e diteve te fundit po mundohet ti fshehe Duke u mare me luften ne Ukraine!
Zgjohuni o popull!
Alex fshij byçen tani me rublat e shtetit qe te paguan dhe lerja zgjimin Shqiptareve ta vendosin vete.
Nuk ju takon ju rusëve te na beni moral…?????