Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka fituar një pëlqim global teksa lufton për të mbrojtur vendin e tij pas pushtimit të Rusisë.
Nga ana tjetër, ka mijëra fansa që po bëjnë thirrje për një film për politikanin 44-vjeçar që të prodhohet nga Hollywood.
Madje e kanë gjetur edhe protagonistin që do të interpretojë Zelensky-n, aktorin Jeremy Renner.
Megjithatë, kjo gjë shkaktoi shpejt reagime nga shumë njerëz të tjerë që u kujtuan përdoruesve të Twitter-it se Ukraina është ende në mes të luftës.
Dikush tha se:
“Ukrainasit po humbasin jetën e tyre dhe po u shkatërrohen shtëpitë/bizneset dhe ne me të vërtetë kemi njerëz që shkruajnë në Twitter,
‘Jeremy Renner duhet të luajë Zelensky-n në film!’. Kjo është gjëja më patetike dhe pa shije për të cilën mund të mendoni tani”.
Një tjetër kritikoi ashpër:
“Ka njerëz që postojnë në Twitter nëse Jeremy Renner duhet të luajë Volodymyr Zelensky-n në një film për luftën në Ukrainë. Ky nuk është argëtim. Njerëzit po vdesin. Njerëzit po dalin nga shtëpitë e tyre”.
Vetë Zelensky është një ish-aktor që hyri në arenën politike vetëm në vitin 2019.
Babai i dy fëmijëve ishte një nga komedianët më të njohur të televizionit të Ukrainës.
Tjetri kerkon ndihme ushtarake. Keto mendojne ti bejne film.
Zelensky eshte nje sharlatan qe I ka dorezuar sovranitetin e vendit rrjetit Cabal dhe “Deep State” ku CIA kontrollon gjithshka ne Ukraine.Thyerja e Ukraines dhe marrja ne kontroll do jete fillimi i fundit te NWO ne bote(kjo sipas partive qe luftojne marrjen e kontrollit te botes nga NWO) ne perendim.