Në botën e Putinit- Katër intelektualët agresivë që frymëzojnë diktatorin rus

3 Mars 2022, 10:58Bota TEMA

Nga Enver Robelli

Si funksionon dhe në çka beson Vladimir Putini? Kjo është pothuaj e pamundur të vlerësohet nga jashtë. Por ka disa indikacione mbi idhujt e Putinit. Më 22 shkurt 2022 ai tha: “Kush thotë se e mira duhet të jetë përherë e padhunshme?”

Dhunën ai e kishte paralajmëruar hapur disa herë, por mbase më së qarti më 2018, kur Putin tha se do të reagojë me të gjitha armët ndaj çdo “vendimi” për të “zhdukur Rusinë”: “Po, kjo do të ishte një katastrofë për njerëzimin dhe botën… Por çfarë na duhet bota pa Rusinë?”

Putin nuk është intelektual, ai vjen nga bota e shërbimeve sekrete, por janë së paku 4 intelektualë agresivë, ultrakonservatorë, ultrafetarë dhe ultranacionalistë të cilët kanë ndikim në mendësinë e Putinit:

– Aleksandar Dugin (1962) është një publicist nacionalist që urren Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe liberalizmin perëndimor. Në mars të vitit 2018, para 4 viteve, Dugin qëndroi në Beograd dhe Shkup, ku prezantoi një libër të tij. Në një hotel në Shkup ai foli para 400 të interesuarve, kryesisht nacionalistë maqedonas. Qëllimi i vizitës ishte mobilizimi i qarqeve antiperëndimore në Ballkan dhe kundërshtimi i hyrjes së Maqedonisë në NATO.

Dugin ndihet i nderuar kur etiketohet si fashist. Dugin e adhuron Carl Schmittin (1888-1985), juristin kryesor të Adolf Hitlerit, dhe Julius Evolan (1898-1974), liderin e të djathtës italiane. Evola, sipas gazetës gjermane DIE ZEIT, adhurohet nga Steve Bannon, ish-këshilltar për siguri i Donald Trumpit, dhe simpatizant i Putinit. Sa i përket Carl Schmittit: më 1925 ai u martua me serben Dushka Todoroviq. Në prag të Luftës së Dytë Botërore shkrimtari serb Ivo Andriq, autor i një traktati antishqiptar, ishte ambasador i Jugosllavisë në Berlin.

Atje ai u njoh me Carl Schmittin. Në një letër që Schmitt ia dërgonte gruas së shkrimtarit Ernst Jünger shkruante: “Gjithnjë e më shumë po dashurohem në novelat e Andriqit. Së shpejti do t’ua dërgoj një ekzemplar”. (Më shumë mbi Aleksandar Duginin dhe botën e tij një tekst imi nga marsi i vitit 2018: https://www.tagesanzeiger.ch/…/der…/story/22214725)

– Filozofi i preferuar i Putinit është Ivan Iljin (1883-1954). Ai ishte kundërshtar i lëvizjes bolshevike dhe emigroi në Europë. Vdiq në një fshat afër Zürichut. Iljin paralajmëronte se qëllimi i Perëndimit është të copëtojë Rusinë dhe t’ia gllabërojë Ukrainën. Sipas Iljin në betejën kundër Perëndimit Rusinë e shpëton një lider i madh. Iljin ëndërronte një Rusi metafizike. Putin e sheh veten si lider të kësaj Rusie. Ivan Iljin ka doktoruar mbi “Filozofinë e Hegelit si doktrinë e konkretësisë së zotit dhe njeriut”.

– Vlladimir Sollojov (1853-1900) ka qenë filozof, teolog, poet, publicist dhe kritik letrar rus. Tema qenësore e veprave të tij është njeriu dhe zoti dhe sundimi universal i zotit.

– Filozofi Nikollaj Berdjajev (1874-1948) ka qenë i bindur se vetëm krishterimi e shpëton personalitetin e njeriut nga kolektivizmi kokëbosh.

Me rastin e festës së Vitit të Ri 2014 Putin organizoi një pritje. Funksionarë të lartë, guvernatorë dhe zyrtarë partiakë morën nga duart e Putinit si dhuratë tri vepra filozofike me autorë Ivan Iljin, Vlladimir Sollojov, Nikollaj Berdjajev. Pak javë pas kësaj pritjeje Putini pushtoi Krimenë, siujdhesën strategjike ukrainase, pastaj pjesë të Donbasit në lindje të Ukrainës dhe tani synon të gllabërojë mbarë

5 komente në “Në botën e Putinit- Katër intelektualët agresivë që frymëzojnë diktatorin rus”

  1. Adi says:

    Epo Robell edhe ‘liberalizmi dhe progresizmi’ perendimor eshte bere I padurueshem. Neper kompani tani i kerkojne punonjesve te vete peremrat e preferuar neper email – me demek seksin e zgjedh vete. Kane filluar te financojne operacionet per nderrimin e seksit me terapi hormonale etj te femijet e vegjel. Njerezit i heqin nga puna nese thone qe sekset jane fakte biologjike, neper dokumente zyrtare nuk perdorin me terma nene dhe babe dhe ne pergjithesi po eleminohet cdo fjale qe gjykohet nga lgbtq + si agresive. Ka nje sulm te vazhdueshem ndaj historise se vet. Heqin monumentet se kane qene tregtare sklleverish psh, ose se ka pas opionione raciste ne shekullin e 17, neper shkolla i mesojne femijeve qe njeriu i bardhe eshte burimi i te gjitha te keqijave (harrojne qe qyteterimin perendimor e krijoi njeriu i bardhe). Me nje fjale Perendimi eshte ne nje degradim moral dhe ne proces veteshkaterrimi dhe duke ngrene veten prej budalleqeve te miqve te tu progresiste. Nuk i ve faj plotesisht atyre ne Rusi qe nuk duan te njejtin fat per veten e tyre

    1. Hoxh Armandi says:

      Ruset kane filozofe dugonin. Turkoshqiptaret kane si filozofe chelal mziun dhe lul noken.

    2. Taulant says:

      Pra, meqe nuk duan te jene si perendimoret, duhet te bejme lufte? Po kush e sulmoj Rusine? Asnjeri! Putin kafsha mumnd te beje cdo gje ne rusi perderisa populli atje e mban, por, por, do i qihet nona e ajo gruja e re, ish fgjimnastja nese prek popujt e tjere, qofshin ata/ato dhe uni seks, apo hebrenj, apo musliman e apo ukrainas. Po mbaje mend se vete populli rus do ja qi ate nonen ketij muti!

  2. hysa says:

    Robell ne gjuhen shqipe Zoti shkruhet me shkronje te madhe

  3. Emiljano says:

    Eh mer ver nari kur u bere edhe ti kokcepshi te na studiosh filozofine ?‍♂️

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje