Putin manipulon fëmijët: Nxënësit rusë do të mësojnë për ‘domosdoshmërinë’ e luftës”

3 Mars 2022, 10:17Bota TEMA

Ministria e Arsimit e Rusisë ka njoftuar se nxënësve të shkollave në të gjithë vendin do t’u jepet mësim virtual “pse misioni çlirimtar në Ukrainë është një domosdoshmëri”.

Udhëzimi për nxënësit do të zhvillohet në orën 12:00 me orën e Moskës ditën e sotme.

Ministria thotë se “shikuesit do të mësojnë më shumë për rrezikun që NATO përfaqëson për vendin tonë” dhe “përse Rusia u ngrit për mbrojtjen e civilëve të Republikave Popullore të Donetsk dhe Luhansk”.

Në deklaratën në faqen e ministrisë në Facebook u tha se fëmijët gjithashtu do të mësojnë “si të dallojnë të vërtetën nga gënjeshtrat në rrjedhën e madhe të informacionit, fotove dhe videove që po vërshojnë internetin sot”.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje