FOTOT: Të shohësh Shqipërinë nga bunkerët, rrëfimi i Alfred Moisiut

4 Mars 2022, 17:49Sociale TEMA
FOTOT: Të shohësh Shqipërinë nga bunkerët, rrëfimi

Nga Entela Resuli

Një nga objektet që kemi trashëguar nga vitet e komunizmit në Shqipëri janë bunkerët. Të ndërtuar gjatë sundimit 40-vjeçar të Enver Hoxhës, më shumë se168 mijë bunkerë mbushin peizazhin në Shqipëri dhe kurrë nuk janë përdorur për t’u mbrojtur nga sulmet, për vetë qëllimin që janë ndërtuar. Tani ato shërbejnë si një kujtim i zymtë i regjimit të Hoxhës.

Një personazh i pasionuar pas natyrës, alpinizmit dhe fotografisë, Fation Plaku, nëpërmjet aparatit të tij, na sjell foto të rralla të bunkerëve në të gjithë Shqipërinë. Nga ata që hedhin shikimin nga deti dhe të tjerë nga mali që kanë patur përballë.

Ai e ka shkelur cep me cep këtë vend, nga veriu në jug dhe shpesh, në fokusin e aparatit të tij kanë qenë edhe bunkerët.

Ajo që e ka ngacmuar më shumë ka qenë kurioziteti i të huajve rreth këtyre objekteve.

“Nga eksperienca ime 20 e ca vjeçare në udhëtime, duke shoqëruar turistë të huaj nga gjithë vendet e botës, kam vënë re se të gjithë më kanë kërkuar të shohin dhe të fotografojnë bunkerët në zonat që kemi dalë për ecje, madje shumë nga këta turistë, si suvenirë, blejnë këta bunkerët që janë sjellë në forma të ndryshme, në dyqane që i tregtojnë”- tregon Fation Plaku për Dita-n.

Këto foto nuk janë realizuar në një ditë. Pasioni për natyrën dhe ngjitjet në male kanë bërë që Fationi ta shkelë këtë vend në të gjithë anët e tij.

“I kam fotografuar nga veriu në jug. Pjesa më e madhe e tyre gjendet në zonat kufitare. Duke filluar nga Vermoshi, Tamarë, Lepushë, Pogradec, Karaburun, Gjirokastër, Përmet, Konispol, qytetet që janë afër kufirit. Ajo ç’ka më ka rënë në sy është se, në malin e Dhëmbelit, në malin e Buretos shoqërohen dhe me tunele dhe reparte ushtarake. Në majë të malit ndodhen edhe kulla vrojtimi”- shprehet Plaku duke shpjeguar nëpërmjet fotografive se ku gjenden këto vende.

Historia ka lënë gjurmë në këto objekte. Një pjesë e mirë kanë patur shënime të ndryshme, të cilat mund t’i gjejmë edhe sot.

“Ata në Karaburun janë akoma me shkrimet që janë vendosur në momentin që kanë qenë në funksion dhe të përdorura. Mbajnë në mure, parulla të ndryshme, por edhe detyra që kanë patur funksionarë të ndryshëm ushtarakë duke filluar me detyrat e komandantit të topit. Shpjegimet që japin me të dhënat e minave, bombave të dorës, predhave kundërajrore etj.”.

Ata që kanë punuar në këto anë, ndoshta e kujtojnë me nostalgji atë periudhë duke u çmallur me gjurmët që kanë mbetur nga koha.

“Është e vërtetë që shumë prej bunkerëve janë hedhur në erë duke i marrë hekurin apo duke i shkatërruar me mjete të forta. Turistët kanë kuriozitet t’i shohin, nëpërmjet tyre “lexojnë” edhe një pjesë të historisë”- shprehet Plaku.

Në Shqipëri janë ndërtuar 168.000 qendra zjarri (bunkerë)

Në Shqipëri gatë viteve 1945-1991, u shpenzua një shumë e madhe buxhetore për ndërtimin e bunkerëve apo siç njiheshin atë kohë “qendrave të zjarrit”. Brenda kësaj periudhe u ndertuan rreth 168 mijë bunkerë, si filozofi e luftës mbrojtëse.

Gjatë një interviste të disa viteve më parë, ish-Presidenti Alfred Moisiu zbulon disa detaje rreth numrit dhe mënyrës së ndërtimit të bunkerëve në Shqipëri, ose qendrave të zjarrit siç quheshin në terminologjinë zyrtare ushtarake gjatë regjimit komunist.

Ai tregon se janë ndërtuar gjithsej rreth 168.000 qendra zjarri (bunkerë), deri në vitin 1982, pasi pas këtij viti bie ritmi i ndërtimit të tyre. Kjo shifër sipas ish-presidentit përfshin çfarë kanë qenë ndërtime fortifikuese në Shqipëri, duke i përfshirë që nga Lufta e Parë Botërore, periudha e mbretit Zog, periudha e pushtimit nazi-fashist, e sidomos gjatë regjimit komunist, por bunkerët ndryshojnë nga periudha në periudhë.

“Pas vitit 1974 ndërtimi i tyre vazhdoi në mënyrë masive. Ministri i Mbrojtjes i atyre viteve që ishte njëkohësisht edhe kryeministër, Mehmet Shehu, vuri në dispozicion fonde dhe burime materiale të mëdha, si dhe burime njerëzore dhe ishte i pasionuar në këtë drejtim. Kjo u bë në kohën e Luftës së Ftohtë dhe të gjitha vendet bënin shpenzime të mëdha ushtarake. Qendrat e zjarrit (bunkerët) u ndërtuan pothuajse totalisht në gjithë territorin e vendit.

Shqipëria kishte një mbrojtje kubike, nëse mund ta quajmë kështu, nga deti, toka dhe ajri, gjithmonë nga pikëpamja e fortifikimit”- shprehet Moisiu.

Fortifikimi, tregon Moisiu, në atë kohë është bërë mbi baza shkencore dhe Ushtria Shqiptare kishte një institut që merrej me studime, ku fillimisht gjërat eksperimentoheshin. Për bunkerët janë bërë dy eksperimente të mëdha për sa i përket objekteve të fortifikuara, ku njëri është bërë në vitin 1975 dhe tjetri në vitin 1977.

Për fortifikimin u studiuan modelet më të njohura të fortifikimit nga vende të ndryshme të botës, si për shembull ai gjerman, rus, grek, por edhe modeli amerikan në Vietnam. Ish-presidenti tregon se ka qenë një punë shumë e studiuar dhe e bazuar në analiza shkencore, duke pasur parasysh vetë formën që u ndërtuan pasi nuk njiheshin formulat dhe duhej bërë patjetër eksperimentimi për të parë se sa rezistentë janë.

Histori, dje dhe sot

Bunkeri i rrallë në Tiranë, ku në rast lufte do strehoheshin drejtuesit e vendit dhe institucionet kryesore

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka shkaktuar frikë në mbarë botën dhe sidomos pas kërcënimit së presidentit rus Vladimir Putin për armët bërthamore. E kur flasim për armë bërthamore apo Luftën e Tretë Botërore na vijnë në mendje bunkerët e shumtë që Enver Hoxha ndërtoi në Shqipëri në kohën e Komunizmit dhe sidomos bunkeri anti-bërthamor i ndërtuar nën tokë, në Tiranë.

Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore, pas Luftës së II’të Botërore, bëri që shumë shtete të mobilizoheshin për mbrojtje në rast të përdorimit eventual të tyre. Në këtë mes ishte edhe Shqipëria komuniste.

Ndërtimi i bunkerëve u bë brenda një periudhe rreth dhjetëvjeçare, e më i famshmi është ai anti-bërthamor, i ndërtuar në periferi të Tiranës. Nëse eventualisht do të kishte luftë bërthamore, aty planifikohej të strehohej edhe elita politike shqiptare me në krye Enver Hoxhën.

Bunkeri anti-bërthamor në periferi të Tiranës, një ndërtim gjigand 5 kate nëntokë i ndërtuar nga Enver Hoxha gjatë viteve, ka 501 dhoma nën tokë, ku në rast lufte strehohej byroja politike.

Aty u ndërtuan apartamente, zyra, salla e madhe ku mblidhej shtabi i përgjithshëm madje edhe kuvendi popullore. Aty ishte vendosur edhe dhoma e gjumit për Enver Hoxhën, e edhe për Mehmet Shehun. Tash ky bunker shfrytëzohet si galeri ekspozite për periudhën komuniste të Shqipërisë.

Lloji më i zakonshëm i bunkerit ishte ai me një kupolë të vogël rrethore betoni të vendosur në tokë një bazament betoni formë rrethore i mjaftueshëm për strehimin e një ose dy personave që luftonin brenda.

Ato përbëheshin nga tre elementë kryesore: një kube betoni me diametër prej 3 m me një frënxhi për hapje zjarri, një gjysmë cilindër për të mbështetur kupolën dhe një mur të jashtëm me një rreze 60 cm më të madh se kupola.

Hapësira midis cilindrit dhe murit të jashtëm ishte i mbushur me dhe. Në vende të ndryshme përgjatë bregut, u ndërtuan një numër i madh QZ në grupe treshe të lidhura me njëri tjetrin nga një tunel i parafabrikuar prej betoni. Bunkerët e tjerë ishin ndërtuar të grupuara rreth pikave strategjike në të gjithë vendin, ose në linja përgjatë drejtimeve strategjike. Tirana veçanërisht ishte shumë e mbrojtur, me mijëra bunkerë të vendosur në pesëdhjetë rrathë që rrethonin qytetin.(DITA)

11 komente në “FOTOT: Të shohësh Shqipërinë nga bunkerët, rrëfimi i Alfred Moisiut”

  1. njoni says:

    sa eficiente jane bunkeret? Me teknologjine e re luftarake sa besim duhet te kemi tek ata bunkere qe mund te jene te perdorshem. Sa kapacitet mbajne bunkeret? sa akses kane bunkeret? cili eshte orientimi i bunkereve, se deri dje prisnim armikun imperialist nga deti…kurse revizionisti vjen nga mali lol

    Per gazetarin dhe shefin e editorialit :
    Njejes Frengjia
    Shumes Frengji

    1. ec aty says:

      Bunkeret dhe fortifikimi
      Lufta qe te ndodhe duhet te kete dy pale kundershtare, perndryshe nuk ka lufte. Keshtu edhe ne Luften e Ftohte ka patur dy pale kundershtare, qe te dyja palet armatoseshin dhe pergatiteshin per lufte! Shteti shqiptar ishte pale nje pjese kohe, me tej ishte objekt i rrezikuar nga te dy palet. Kjo eshte e padiskutueshme nga pikepamja historike. Shteti shqiptar, qe ta kuptoje cdokush, nuk mund t’i binte mandolines kur te tjeret perreth i binin kallashnikovit! Kush nuk kupton as kaq gje, eshte kokrra e budalles dhe krejtesisht trushpelar e i manipuluar menderisht. Shteti shqiptar e kishte DETYRE HISTORIKE forcimin dhe organizimin ushtarak te shtetit, perndryshe kjo do te ishte tradheti kombetare historike.
      Ne kete koncept, fortifikimi dhe teoria e fortifikimit te shtetit shqiptar eshte nje perle e artit ushtarak boteror. Natyrisht qe ka patur dhe ka edhe kundershtare te kesaj teorie dhe praktike ushtarake, por profesionistet ushtarake ne shumice derrmuese jane te bindur se kemi te bejme me nje mendim dhe veprim gjenial ushtarak, qe ka hyre ne histori si gjenialitet. Organizimi ushtrak i shtetit shqiptar te kohes ishte sipas qellimeve strategjike te MBROJTJES SE TERRITORIT. Mbrojtja ishte synimi i doktrines ushtarake te shtetit shqiptar dhe mbi kete synim u organizua fortifikimi i vendit. Arti ushtarak thote qarte se fati i luftes vendoset ne toke dhe terreni shqiptar ishte vertetim i padyshimte i kesaj aksiome. Pra shteti shqiptar duhet te mbronte territorin tokesor (as te sulmonte te tjeret dhe as te luftonte ne det e ne ajer, sepse nuk i kishim kapacitetet finaciare ta benim kete). Ky fortifikim me skalione mbrojtjeje ne terren, eshte nje shpikje gjeniale ushtarake e specialisteve ushtarake shqiptare. Skalion ishte nje vije zjarri e menjehershme e bere nga disa pika zjarri apo bunkere njekohesisht, te vendosur ne forme gjysem rrethore, asnjehere ne vije te drejte por duke marre thellesi. Nese armiku do e kalonte nje skalion, do binte nen zjarrin e nje skalioni pasardhes. Nese e kalonte perseri kete skalion te dyte, armiku binte nen zjarrin e nje skalioni te trete, e keshtu me rradhe. Skalion pas skalioni, teorikisht eshte nje ferr i vertete qe asnje ushtri nuk mund ta kaloje. Fusim ketu edhe fortifikimet e mbrojtjes kunder-ajrore,e mjeteve te motorrizuara, e mbrojtjes bregdetare, e sistemit te nderlidhjes dhe furnizimit. Eshte nje shpikje ushtarake gjeniale. Duke perfituar dhe nga terreni i thyer i Shqiperise dhe ne ate menyre qe ishte ndertuar sistemi mbrojtes i fortifikimeve, ishte shume e veshtire ne mos e pamundur qe forcat ushtarake armike te mund te depertonin me forca tokesore dhe te pushtonin Shqiperine, nga cdo drejtim qe mund te mendohej. Fortifikimet ishin te ndertuara qe te perdoreshin vetem ne nje drejtim, pra vetem nga ushtria shqiptare. Nese nje fortifikim pushtohej nga ushtria e huaj, ai fortifikim nuk mund te perdorej nga ata, kunder ushtrise shqiptare. Psh qe t’ju a thjeshtoj, prandaj bunkeret jane gjysem, nga pas jane te hapur. Pra shikonin vetem ne nje drejtin dhe mund te perdoreshin nga ushtria shqiptare ne mbrojtje kunder armikut, por nuk mund te perdoreshin nga armiku ne drejtimin e kundert. Pra nese nje ushtar armik e pushtonte nje bunker (nese do arrinte) ai nuk mund ta perdorte kete bunker, as per te sulmuar e as per t’u mbrojtur. Kemi te bejme me mendje te zgjuara dhe te ndritura te artit ushtarak. Mos degjoni karagjozet e sotem qe s’dine nga lidhet gomari. Sulmet nga ajri dhe nga deti, po ashtu do neutralizoheshin dhe do minimizoheshin nga ky fortifikim tokesor qe kishte organizuar ushtria shqiptare. Ato ishin te qendrueshme edhe nga bombardimet ajrore, po ashtu efikase edhe kunder desantit ajror apo detar (pra kunder atij qe mund te sulmonte nga ajri apo nga deti). Ushtrise shqiptare i nevojiteshin te pakten 100 avione ushtarake per te mbuluar hapesiren ajrore shqiptare, por ky sistem mbrojtes krijonte nje efikasitet te madh edhe ne mbrojtjen ajrore, duke ulur ne maksimum shpenzimet per mbrojtjen ajrore (psh avion ushtarake gjuajtes).
      Sulmi kryesor qe i behet ketij organizimi ushtarak nga halabaket e pas viteve ’90, synon kryesisht te bindte budallenjete se per kete sistem mbrojtjeje, shteti shqiptar kishte bere shpenzime marramendese qe kishin sjelle shperdorimin e fondeve financiare dhe varferimin e popullit. Kjo eshte nje genjeshter e ndyre dhe e trashe. Kush deshiron mund te informohet per te gjithe sasine e fortifikimeve (pasi gjithashtu genjejne me numrin e bunkereve dhe fortifikatave), po ashtu te informohet per kostot e ndertimit te tyre. Per t’ja u bere te qarte, kosto e harxhimit per ndertimin e te gjithe sistemit te fortifikimeve ne gjithe Shqiperine ka kushtuar gjithsej sa kosto e 2 (dy) aeroplaneve ushtarake. Vleresoheni vete, nese jane harxhuar apo jane kursyer fonde financiare …
      Nje sulm tjeter qe i behet ketij organizimi ushtarak nga halabaket e pas viteve ’90, eshte se : kot qe beheshin shpenzime ushtarake, kush dreqin do na sulmonte ne, e as qe ishin te nevojshme keto perforcime ushtarake e as qe hyjne ndonjehere ne pune. Keta budallenj duhet te kuptojne se nje shtet qe nuk ka ushtri dhe force ushtarake nuk eshte shtet, po banane. Nje shtet pa ushtri nuk mund te beje politike te jashtme, ne asnje vend dhe ne asnje kohe. Ne kohe lufte (sic ishte Lufta e Ftohte) kush nuk pergatitet per mbrojtje ose eshte psikopat ose eshte psikopat, pra ne cdo rast eshte psikopat. Kur te gjithe fqinjet e tu (armiqte e tu potenciale) armatosen dhe perforcohen, per nje shtet normal do te thote qe te besh edhe ti te njejten gje. Apo te tjeret qe e bejne kete (duke filluar nga fuqite e medha) jane budallenj nga trute!? Ne nuk ishim vetem nen presionin e fuqive te medha SHBA dhe Rusi, por ne rradhe te pare nen presionin e fqinjeve armiqesore (Jugosllavi, Greqi). Dikush thote “si perfundim nuk na sulmuan”. Ne kohe lufte nuk shkohet me idene “hajt se nuk do na sulmojne”, por me idene “ne armatosemi dhe pergatitemi qe te tjeret ta shohin kete dhe te mos guxojne te na sulmojne”. Mbas pilafit te gjithe bejne trimin. Pastaj kush tha qe nuk u perdoren fortifikimet!? Po gjate Luftes se Kosoves, a i pate se si i pastruan dhe i vune ne funksionim te gjitha fortifikimet ne zonat kufitare me ish-Jugosllavine? A i pate apo beni sikur harruat!? Ehhh halabake halabake, funderrina te ketij vendi, antishqiptare te felliqur …

  2. Diko Zeqo says:

    Po c’jane keto budallalleqe qe flisni o te mjere?! moj Entela Rusi, a ke hyre ndonjehere ne ate antiberthamorin qe flet? Nese jo, mos fol percart. Eshte vetem nje kat me shtate hyrje dhe ishin gjithsej 110 zyra dhe nuk u ndertua per Byrone Politike, por per Komanden e Shtabit te pergjithshem dhe ministrine e mbrojtjes dhe mbrohej nga B.S i MM. Kur as e ke pare ndonjehere, kur nuk e ke idene per cfare u ndertua dhe cfare specifikash kishte, perse shkruan traplleqe?!

  3. Diko Zeqo says:

    Po c’jane keto budallalleqe qe flisni o te mjere?! moj Entela Rusi, a ke hyre ndonjehere ne ate antiberthamorin qe flet? Nese jo, mos fol percart. Eshte vetem nje kat me shtate hyrje dhe ishin gjithsej 110 zyra dhe nuk u ndertua per Byrone Politike, por per Komanden e Shtabit te pergjithshem dhe ministrine e mbrojtjes dhe mbrohej nga B.S i MM. Kur as e ke pare ndonjehere, kur nuk e ke idene per cfare u ndertua dhe cfare specifikash kishte, perse shkruan traplleqe?! ?

  4. Diko Zeqo says:

    Po c’jane keto budallalleqe qe flisni o te mjere?! moj Entela RESULI, a ke hyre ndonjehere ne ate antiberthamorin qe flet? Nese jo, mos fol percart. Eshte vetem nje kat me shtate hyrje dhe ishin gjithsej 110 zyra dhe nuk u ndertua per Byrone Politike, por per Komanden e Shtabit te pergjithshem dhe ministrine e mbrojtjes dhe mbrohej nga B.S i MM. Kur as e ke pare ndonjehere, kur nuk e ke idene per cfare u ndertua dhe cfare specifikash kishte, perse shkruan traplleqe?! ?

  5. emigranti says:

    dhe ti zoti alfred nuk je pa faj

  6. Vranakonti says:

    Nje bunker e nje ulli
    qendronin karshi per karshi
    dhe nje dite ulliri i thot
    ej bunker pse rri kot !
    dhe bunkeri me qesendi
    qenke pa mend o ulli!
    une si bej njeriu qeder
    keshtu do rri perher
    sepse bota pjell Hitler.

  7. Astrit says:

    Vetem nje idjot si ish Presidenti mund te thote broçkulla te tilla per shkencen e bunkereve! Shkencaret si ish presidenti ndertuan bunker per te mbrojtur komunizmin dhe spo kuptonin se ekonomikisht rrenuan ate qe ata donin ta mbronin. Sistem idjot!

    1. Jon says:

      O astrit ,po pyete nje here tet eme se nga te ka pjelle.

  8. Ilirida says:

    Pres akoma më shumë komentues ekspertë që të
    shani e hidhni gurë e dru kundër bunkerëve.Jo rastës
    isht jemi specie në zhdukje!!!!!

  9. Peza says:

    Zoterinj INJORANTE!
    Qe te shfrysh ndyre ndaj fortifikimit gjenial te mbrojtjes se vendit tone ,qe eshte nje arritje e pa precedent ne bote e SHKENCES USHTARAKE SHQIPTARE,do te thote se jeni ARMIQ te Shqiperise!
    Asnje shtet ne bote nuk ka guxuar te ndertoje nje fortifikim te tille,por armiqte e Shqiperise kete pune kane!
    Sic bashkepunuan ne L2B me pushtuesit,kete gje bejne edhe me fortifikimin!
    Po hidrocentralet,pallatet,rruget,portet,aeroportet,shkollat,universitetet,stadiumet,teatrot,opera etj pse nuk i shkaterroni,o felliqesira antishqiptare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje