Historia e një vajze shqiptare të mbetur në mes të konfliktit të armatosur në Ukrainë, ka patur një fund të lumtur.
Babai i saj u nis nga Shqipëria dhe e gjeti atë në Ukrainë, për ta kaluar më pas përtej kufirit drejt Moldavisë. Kjo është vajza e mbetur në Kiev dhe e rrezikuar mbase për mos ta parë më kurrë babain e saj.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, dy ditë më parë solli historinë e përpjekjeve të ethshme të babait të saj nga Shkodra për ta nxjerrë vajzën nga ferri i luftës.
Me shumë vështirësi dhe mundim ia doli ta ketë vajzën në krahët e tij e ti thotë: “Vetëm Zoti mund të na ndante”.
Nga Ukraina duke udhëtuar drejt kufirit me Moldavinë, babai thotë:
“Pas 7 ditë luftë në Ukrainë dhe 7 ditë luftë personale për të shpëtuar princeshën time, ja ku e kam tani.
Falenderoj miqtë e mi që pavarësisht nacionaliteteve ruse dhe ukrainase u bënë bashkë dhe harruan për një moment luftën dhe ja ku e kam princeshën time.
I falenderoj nga zemra, tani po udhëtojmë në drejtim të Moldavisë dhe pastaj në drejtim të Shqipërisë”.
Prindi ben te pamunduren per te shpetuar femijen, duke rrezikuar edhe jeten e tij.
Dashuria sublime e prindit per femijen eshte gjeja me e bukur qe ekziston ne bote.
Se sa te dua un-me thoshte im ate-do ta marresh vesh kur te behesh vete baba.
Cdo dite, kur shoh femijet e mi – kujtoj ne heshtje tim ate dhe them me vehte-sa shume me paske dashur ati im!
Kete e gjen jo vetem tek njerezit, por edhe ne boten e kafsheve e shpendeve.
Edhe nje zog i vogel e i pafuqishem te versulet mbi koke kur i afrohesh folese me te vegjlit e saj.
Lum si ky baba qe arriti ta gjente vajzen e tij dhe ta nxirrte nga kaosi i luftes. Sa te tjere i kane humbur femijet ne nje lufte nonsens.