VIDEO/ “Europën e ka kapur histerizmi kundër Rusisë, ne i kemi vëllezër”, tifozët e Crvenës kundër NATO-s

4 Mars 2022, 21:10Sport TEMA

Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë për të pushtuar territorin e këtyre të fundit dhe më pas për të vendosur aty një politikë e cila i shkon përshtat asaj të Moskës, është dënuar ashpërsisht nga pjesa më e madhe e vendeve të Botës. Sanksione të shumta të formës ekonomike janë vendosur kundër Rusisë, edhe pse presidenti Vladimir Putin duket se e ka ndarë mendjen të mos tërhiqet.

Mirëpo, në të gjithë këtë panik që ka pushtuar Europën dhe jo vetëm, ka edhe nga ata të cilët mbështesin në këtë konflikt Rusinë. Këtë kanë vendosur ta bërtasin me zë të lartë tifozët e Crvena Zvezdës sa herë iu jepet mundësia në stadium apo edhe në parket kur klubi serb luan ndeshjet e basketbollit. Koret e fundit të publikuara tregojnë me zë dhe figurë tifozët e Crvenës duke kënduar pro Rusisë dhe kundër NATO-s ndërsa theksohen fjalët se populli i tyre dhe rusët janë vëllezër.

Por, mbështetja e Rusisë në këtë luftë nuk mbetet vetëm te tifozët, por rrjedh edhe te drejtuesit e klubit të Crvena Zvezdës. Drejtori i këtyre të fundit shprehet se Europën e ka mbërthyer së fundmi një histerizëm i pakuptimtë ndaj Rusisë dhe se politika po ndërhyn më kot në botën e sportit.

Ndërkohë, një tjetër ndasi që veçon Crvena Zvezdën nga klubet e tjera europiane është edhe fakti se klubi nuk ka ndërmend të shkëpusë marrëdhëniet me sponsorin Gazprom ashtu siç ka bërë në Gjermani Schalke 04 apo në Premier League, Everton.

Të enjten e ardhshme, Crvena Zvezda do të luajë në Europa League ndaj skocezëve të Rangers, mirëpo nga UEFA ende nuk ka një vendim në lidhje me klubet që sponsorizohen nga rusët duke qenë se vetë organizata më e lartë qeveritare e futbollit ka mbyllur marrëdhëniet me Gazprom dhe ka pezulluara nga aktivitetet europiane klubet ruse.

3 komente në “VIDEO/ “Europën e ka kapur histerizmi kundër Rusisë, ne i kemi vëllezër”, tifozët e Crvenës kundër NATO-s”

  1. morseta says:

    Ju vrafte perendia !
    gjynaf prej zotit
    po vriten te pafajshem
    Jeni race Mostra !

  2. nenat e motrat… bile edhe femijet…

    Смерть росіянам! Слава Україні!
    Смерть русским! Слава Украине!

  3. I krishteri says:

    Serbia dhe Greqia është krijuar mbi mëkat dhe gënjeshtër.
    Rusia dhe Kisha e Stambollit janë ata që e bërë mëkatiin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje