Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka solidarizuar shumë klube, pro dhe ka përçarë lojtarë të këtyre dy shteteve. Kapitenit të Rusisë, Artem Dzyuba, iu kërkua nga lojtarët ukrainas të reagojë në lidhje me luftën. Sulmuesi ka reaguar ashpër në Instagramin e tij.
“Deri më tani nuk doja të flisja rreth temave të luftës në Ukrainë. Nuk kam dashur, jo se kam frikë, por sepse nuk jam ekspert i politikës. Kurrë nuk doja të përfshihesha siç bëjnë shumë persona sëfundmi në internet. Por si çdo njeri tjetër edhe unë kam mendimin tim dhe do ta shpreh atë.”
Lufta është e frikshme, por jam i shokuar nga agresioni dhe urrejtja e njerëzve. Jam kundër diskriminimit që bazohet nga kombësia. Nuk kam turp që jam rus dhe jam krenar.
Nuk e kuptoj pse atletët duhet të vuajnë tani. Jam kundër standardit të dyfishtë. Pse njëra palë duhet t’i ketë të gjitha. Pse njerëzit gjithmonë bërtasin që sporti të jetë jashtë politikës, por kur bëhet fjalë për Rusinë ky principël harrohet plotësisht?.
Edhe njëherë, lufta është e frikshme. Në situata të dëshpëruara njerëzit tregojnë fytyrën e vërtetë dhe ndonjëherë negative. Sa shumë mllef dhe zemërim po hidhet në drejtim të popullit rus, pavarësisht profesionit. Ata që shajnë tani, vendosuni në radhë.
Është e çuditshme që i dëgjoj këto ofendime, nga njerëz të cilët kanë përfituar nga Rusia. E gjithë kjo krijon vetëm negativitet. Lufta do mbarojë, por lidhjet mes njerëzve do të mbeten dhe do të jetë e pamundur të harrohen. Mbajeni mend këtë.
Dhe për ata kolegë që ulin by**ën në vilat e tyre dhe thonë gjëra të ndyra. Kjo nuk na ofendon. Paqe për të gjithë”, shkruan ai.
Eshte e vertete qe lufta do te mbaroje o kapiteni i Rusise , por jeni pergjegjes per ate lume gjaku qe po derdhni padrejtsisht ne nje vend sovran si Ukraina. Pse cfare pret ti , tju bekoje bota me tufa me lule? Natyrisht qe populli rus dhe ti si pjese e tij keni pergjegjsine morale perpara botes per rregjimin fashist Putinian qe ju perfaqson si zgjedhje e juaj, qe jeni bere rrezik per sigurine dhe sovranitetin e vendeve te tjera. Merrni pergjegjsite dhe pasojat e asaj qe padrejtsisht po beni.
Shume e drejte ,eshte e vertete dhe qendron komenti , politika gjithmone sipas interesit te perdor e pastaj harrohesh, mardheniet e dita dites, dhe kontakti me njerezit e perditshem eshte aty
Pershendetje per fjalet e kapitenit te futbollit
Ti je nje klyshi i Putini dhe ekstremisteve islamike gerdi për ty????????????
Po nuke respektone dinjitetin e kolegeve te tuje ,me done mendja se nuke je per kapiten .Kapitenet sherbejne per te zbutur gjakrat ,dhe jo te vejne flaken stadiumit . NE KOHE LUFTE SPORTI KA BASHUAR POPUJTE QE ISHIN NE LUFTE ,Ndersa sote ishim ne kohe paqe ,dhe sporti po na bene dallimin duke na dhene fajin sepse nuke po respektojme popullin Ruse .
Te takon ty te parit qe te marresh nje buqete me lule ,dhe tia japesh ushtareve te Ukraines ,dhe kapiteni i skuadres se UKRAINES TE PREGATISI NJE BUQETE ME LULE DHE TIA DHUROJE UHTAREVE E RUSISE . Dhe aqe me keqe qe perzini sportin me politikenespasioniste ndaje fqinjeve .
TI KE TE DREJT SE NUK KE LIDHJE ,POR ATE PUTININ OSE PUTANEN PO TE NGRIHET POPULLI JUAJ MASIVISHT NE PROTESTA TE MEDHAJA ANEMBAN RUSIS ATEHER HIQET NGA POSTI POR JU E KINI FRIK OSE JE MBUSHUR ME LEK ,SPORTI SKA LIDHJE POR KUR VRITEN GRA ,FEMIJ , TE MOSHUAR DHE NJEREZ SI TE DUKET TY MUZHIK.
Ky qenka nje kerriç gomari qe do rritet dhe kur te behet gomar si Putini ateher çdo gje ka mbaruar. Ky thote: Lufta te vazhdoje , ne nuk duhet te na shajne! Valle s’i kupton mllefet dhe sharjet per ruset ky? Apo te pushtoshe eshte normale per te. Idiot i mbuluar me cipen e kriminelit!