Veliaj mbush kamionin me ndihma për ukrainasit: S’mund të rrimë duarkryq, një rrugë në mes të Tiranës do quhet "Ukraina e Lirë"

5 Mars 2022, 12:47Sociale TEMA

Njëra nga rrugët e bllokut ku ndodhen selitë e ambasadave në Tiranë, pranë ambasadës së Ukrainës, ambasadës Ruse dhe asaj Serbe, do të emërtohet Ukraina e Lirë” të hënën. Lajmin e dha sot kryebashkiaku Erion Veliaj, i i cili së bashku me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, ndihmuan në ngarkimin e kamionit të parë me ndihma për qytetarët e Ukrainës.

“Ne vërtet nuk mund të çojmë armë, por mund të çojmë ushqime dhe një mesazh. E një nga mesazhet që duam të çojmë, përmes Këshillit Bashkiak të Tiranës të hënën, është vendimi për të emërtuar një segment në bllokun e selive të ambasadave, që ndodhet pranë ambasadës së Ukrainës, me emrin Rruga “Ukraina e Lirë”. Ky është një mesazh që po jepet nga shumë qytete. Qëllon që në atë rrugë ndodhet edhe Ambasada e Rusisë – do të duhet që, ata, dhe të gjithë të tjerët aty, ta ndërrojnë adresën në kartëvizita me rrugën “Ukraina e Lirë”. Është një mënyrë për të treguar se ne nuk mund të rrimë duarkryq,” u shpreh Veliaj.

Ai reagoi edhe për protestën e zhvilluar ditën e djeshme në Beograd. “Ajo që ndodhi dje në Serbi është e turpshme. Nuk është aspak dinjitoze që një vend në Ballkan të protestojë dhe të mbështesë ndërhyrjen ruse në Ukrainë. Jemi ndjerë vërtet të fyer nga fakti se ka ende sot vende që kanë avancuar drejt BE-së më shumë se sa ne dhe në një moment kritik, ku duhet të tregojë vlerat europiane, proteston në solidaritet me Rusinë, që është shtypësi, pushtuesi, armiku, kundërshtari i lirisë. Ndaj, Tirana duhet të bëjë kontrast edhe këtu,” deklaroi kryebashkiaku.

Nga ana tjetër, Veliaj dhe ambasadori Shkurov shprehën mirënjohjen për solidaritetin e qytetarëve dhe bizneseve, të cilat iu bashkuan thirrjes për ndihma për të prekurit nga lufta në tendat e ngritura nga Bashkia dhe ambasada e Ukrainës.

“Jam shumë krenar për bujarinë që patëm nga qytetarët e Tiranës – bujari, e cila vërshoi në të gjitha tendat e hapura nga Bashkia e Tiranës, po ashtu edhe në ambasadën e Ukrainës. Është një moment jashtëzakonisht i vështirë, por secili duhet të bëjë të vetën. Ne shqiptarët kemi kaluar vështirësi nga lufta në Kosovë apo situata me tërmetin dhe e dimë çfarë do të thotë të kesh nevojë. Duam që këtë aksion ta vazhdojmë deri në datën 14 Mars dhe Ditën e Verës ta kthejmë në një ditë solidariteti,” tha Veliaj.

Ambasadori Shkurov falenderoi veçanërisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili bëri të mundur shumëfishimin e ndihmave në drejtim të popullit të tij.

“Ne kemi pasur si pikë grumbullimi Ambasadën e Ukrainës, por me ndihmën e Bashkisë së Tiranës, patëm më tepër punë. Na u mundësua edhe një magazinë. Kam një falënderim shumë të veçantë për Kryetarin, por edhe një mesazh personal për shumë njerëz që janë prezent këtu, për popullin shqiptar, sepse pa praninë e tyre, pa ndihmën e tyre, nuk do kisha mundësinë të flisja sot, kështu siç po flas përpara jush. Mund të them se është një lloj fushate binjakëzimi midis Bashkisë së Kievit dhe Bashkisë së Tiranës,” u shpreh ai.

Ambasadori Shkurov vlerësoi gjithashtu edhe gjestin tradicional të mikpritjes shqiptare, që po dëshmon tashmë edhe me Ukrainën e goditur nga lufta vlerat e saj. “Ne kemi shumë oferta që na kanë ardhur kohët e fundit. Janë mbi 1000 oferta për refugjatët që do të vijnë nga Ukraina. Për këtë doja të falënderoja popullin shqiptar,” vlerësoi Shkurov.

8 komente në “Veliaj mbush kamionin me ndihma për ukrainasit: S’mund të rrimë duarkryq, një rrugë në mes të Tiranës do quhet “Ukraina e Lirë””

  1. Tr says:

    Furnizo dhe nje pjese te popullates ne Shqiperi.

  2. Kritiku says:

    Na mbyten katundaret! Eshte bere Veliaj si Xhelal Mziu i Kamzes duke vendosur emra rrugeve sipas kokes se tij. Kur te mbaroje kjo lufte çfare kuptimi do te kete ky emer i kesaj rruge? Çfare duhet te presim nga katundaret qe kur marrin pushtet u duket vetja si Zoti?
    Pika qe nuk ju bie me kete aksion per mbedhje ndihmash kur shumica e shqiptareve jane akoma ne zonen e varferise se plote. Shikoni qe te rregullohen problemet e brendshme dhe mos u merrni me ato te Botes. Nuk ngeli Bota qe te shpetohet nga shqiptaret.” Edhe dhi e zgjebosur edhe bisht perpjete” i thone kesaj!

  3. Jorgo nga Burreli says:

    Po po. “Ukraine e lire”, pastaj “Palestina e lire”, Iraku i lire.
    A ju jeni ftof n’tajaret.
    Edhe sot ne kohe lufte Ukrainasit duan me shume nje rus se sa nje shqiptar. A ju jeni komplet jashte realitetit. Ju a ka pjerdh trunin Fevziu me gomeret qe pellasin ne studion e tij.

  4. LAÇJANI says:

    Po or pederast e meritojmë këtë rrugë për ndihmën e 2001, për Ukrainasit që luftuan kundra popullit Shqiptar në Maqedoni, për njohjen e Kosovës, or pederast.

  5. Ndihmo popullin tend. says:

    Te ndihmosh dike ne nevoje eshte xhest i madh por te ndihmosh kur ske per vete dhe njerezit e tu neper rrethe jane si e zeza nuk eshte normale. Apo per te qene politikisht korrekt i beni keto. Po pse nuk mendoni kur ne luften e kosoves keta ukrainasit u rreshtuan me serbet dhe vrane anetare te UCK-SE . Po kjo eshte normale Erjon??Lerini flamuret politike e shikoni te ndihmoni popullin tuaj qe dhe pas 30 vjetesh prap na pershkruajne si vendi me i varfer ne Europe.

  6. Andreas says:

    O Erion Cari, ajo rruge quhet Donika Kastrioti, rrote kari….

  7. mik says:

    Per Ukrainen na vjen keq, dhe na dhimbset gjithashtu per gjendjen ku ndodhet, por ti vendosesh emrin ” Ukraina e Lire ” nje rruge ku ndodhet Ambasada Ruse, kjo asht kryekeput provokim kunder ruseve, dhe ne skemi nevoje per nje gje te tille. Sepse nuk kemi takat.
    Veliaj e di se nuk ka asnje vlere intelektuale, prandaj here mbas here hedh ‘shashka’ ne publik per te marre vemendje.
    Erjon Veliaj ben nje gabim te madh nese vertete do e çoj deri ne fund kete vendim. Bota asht me rrota.

  8. a says:

    Ide aspak origjinale dhe e vjedhur nga Danimarka.
    Perves kesal para se te ndermaresh ksi lloj nismash pyet njehere verdalle a e ka njoft Ukraina Kosoven? Po gjat luftes ne Maqedoni cfare qendrimi ka mbajt? Sic u tha edhe me lart, ata edhe sot e kesaj dite duan nje rus me shume sesa nje shqiptar.

    Ah po edhe nji gjo tjeter. Mos na caj karin neper televizor si mesues i edukates morale me lleret e perveshura. Public relations qe ke msuar ne US duken fallco dhe shkaktojne alergji te njerezit e bombarduar 45vjet me propaganden e njeriut te ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje