Shkon në 5 numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi në Fushë-Krujë mëngjesin e së dielës.
34-vjeçarja Rudina Haka, e cila kishte mbetur e plagosur, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës për shkak të plagëve të rënda, raporton korrespondentja e Klan News, Enkeleda Arapi.
Rudina Haka ishte në gjendje të rëndë dhe për këtë arsye ishte dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës. Por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.
Më herët, nga aksidenti tragjik i përplasjes së dy mjeteve humbën jetën edhe shoferët Alfred Dika e Artan Alushi, si dhe dy pasagjerët Shkumbin Brati dhe Almenia Karaj.
gjynah ke ZOTI….por shiptaret jane kafshe nuk din te ecin me makine shtet i degjeneruar ..patenta 500 mije te vjeta e mer pa bere asnje dite kurs ptu te babzitur te pshter shtet i degjeneruar koplt i marre fund