Nga Andi Bushati
Dëmi që Lulzim Basha i ka shkaktuar opozitarizmit është shumëfish më i madh sesa vendi – pashmangshmërisht i tretë- që ai i “dhuroi” siglës së PD-së.
Rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme lokale (Durrës, Dibër, Lushnje, Rogozhinë Shkodër dhe Vorë) treguan se populli opozitar është distancuar ndjeshëm nga politika e dyerve të blinduara; nga pafytyrësia e një kryetari dhe bandës së servilëve që e ndjekin pas në zinxhirin e pafundëm të disfatave; nga bashkimi i votave me regjimin në fuqi, si në rastin e fundit të vettingut dhe nga servilizmi antipopullor ndaj lojës së ambasadave.
Efekti i përçarjes së opozitës, që filloi në shtatorin e vitit të shkuar, shkon përtej asaj që konfirmuan në pamje të parë shifrat e 6 marsit. Ai bëri që Edi Rama të jetë, pa problemn, fitues në pesë nga gjashtë bashkitë madje edhe pa vënë në punë me kapacitet të plotë makinerinë e kolauduar të manipulimit të votës.
Ndonëse raste si ai i audio përgjimit të kandidatit rilindas të bashkisë në Rogozhinës dëshmojnë se vesi del me shpirtin, në përgjithësi, PS-ja këtë radhë fitoi më shumë sesa në sajë të hileve, falë fragmentarizimit të kundërshtarit. Pra autokrati shqiptar tani po i korr edhe elektoralisht frytet e lobimit për të shpallur non grata Sali Berishën, akt të cilin e noterizoi Basha me përjashtimin e atit të tij politik nga partia. Kryeministri sot mund të mburret se kjo garë vërtetoi edhe pastërtinë e 25 prillit duke pretenduar se rilindja është numerikisht e padiskutueshme në këtë vend.
Rezultatet e kësaj të diele, nuk flasin vetëm për një dënim plebishitar të forcës që mban siglën dhe vulën e opozitës zyrtare dhe që sillet si përfaqësuesja e saj kryesore në parlament. Ato tregojnë se politika e ndjekur nga Basha dhe sahanlëpirësit e vet e kanë minuar frontin e kontestimit ndaj regjimit.
Të gjitë faktorët opozitarë, po ti mbledhim së bashku, bëhen shumë më pak në numër sesa në zgjedhjet e kaluara. Indiferenca, abstenimi, përçmimi që u vunë re në këtë garë të pjesshme janë pasojë e drejtpërdrejtë e humbjes së besimit, e brerjes së kauzave, rrefuzim me bindje i politikanëve lëtyrë, merita e vetme e të cilëve janë selfiet në krah të Yuri Kim. Kjo lloj neverie bëri që shumë nga votuesit tradicionalë të së djathtës të bojkotonin. Më mirë se sa të përfshiheshin në një sfidë të pashpresë ata preferuan që këtë ditë të ftohtë dhe me shi ta kalonin pranë shtëpive të veta.
Pra bilanci i sotëm nuk mund të bëhet vetëm me shifrat katastrofike ku Basha e rrokullisi siglën e PD-së, por edhe me atë masë të madhe votuesish që politika e tij, sa idiote po aq dhe disfatiste, arriti të dekurajokë dhe çmobilizojë.
Po atëherë, duke qenë se këto zgjedhje i ngjanin një laboratori gjigand ku u angazhuan afro ⅕ e gjithë votuesve të vendit, para opozitës reale shqiptare shtrohet një pyetje.
Ç’do të bëjë me një humbës serial si Lulzim Basha, i cili shërben vetëm për të bërë më të lehta fitoret e Ramës, duke mbajtur të fragmentarizuar kundërshtinë ndaj regjimit? Përgjigjja më e thjeshtë që do të jepte gjithkush, me dy pare mend në kokë, do të ishte dorëheqja apo largimi i tij.
Por, në kushtet aktuale ky duket një version i pamundur.
Me mënyrën se si përjashtoi Berishën dhe mbështetësit e tij nga partia, me pafytyrësinë që sajoi pesëmijë delegatët e kuvendit, me metodat që përdori për të blinduar selinë dhe helmuar me gaz të vetët, me manipulimet që prodhoi duke dashur të vëre “pikat mbi I”, përmes sondazhe që e nxirrnin fitues në katër bashki, ai dëshmoi se e ka mbyllur këtë shteg.
Ashtu si çdo dëm i madh edhe dëmi Basha është nga ata që e lënë të keqen të shkojë deri në fund.
Prandaj me të agonia e opozitës do të jetë e gjatë dhe torturuese. PD e vulës do të vijë duke u tkurur, dalëngadalë, si lëkura e Shagrenit, as duke mos u zhdukur, falë idotëve të dobishëm që do vazhdojnë të vegjetojnë aty, as duke mos lejuar krijimin e një alternative të re ndaj pushtetit.
Fatkeqësisht, ky proces shuarje nuk do të jetë i shkurtër. Flakën e tij të zbehtë do e mbajnë ndezur një luzmë deputetësh, zyrtarësh partiakë dhe analistësh me pagesë, pa stof politik, po moral qytetar dhe pa dinjitet njerëzor. Të gjithë ata, duke rendur pas Bashës, do të shërbejnë vetëm për të vijuar pushtetin e Ramës dhe për të mbajtur të ndarë opzitën. Në këtë kuptim, testi i këtij 6 marsi nuk ishte fundi i Bashës, por fillimi i lulëzimit të një fare përçarëse, që do e shohim të riprodhuar edhe në sfidat e ardhshme elektorale. Prandaj kësaj here mund të themi pa ironi: dëmi Basha “sapo ka filluar”.
Dëmi Basha , Hahaha!
PS > 2 x {PD( Basha+PD(Berisha)}
PS dyfishi i {PD (Sali)+LSI (like) +PD (Lulush)} ne 5 Bashki nga 6-shte.
M; vjen keq per shkodranet qe nuk kane kuptuar e nuk kuptojne ende se me sali varene do te jene ne minimumin jetik te tyre. Natyrisht PS-ja dhe Rama po investojne rendshem ne Shkoder e kudo ne Shqiperi , po pse kjo injorance ta mbuloje per 3 dhjetvjecare. Nejse pune shkodre.
Demi Berisha sa ka fill u …….??????
Hajt se nuk eshte se ka qene ndonjeher serioze e djathta. E djathta dhe e majta ,ne planin ideologjik,duhet te kene shtrat te pershtatshem per te fituar pushtetin,besimin e popullit. E si mund te fitoje e djathta ne Shqiperi kur dihet qe shumica e popullit eshte e varfer?! Njerezit e varfer dhe shtresa gjysem e mesme ( se te mesme nuk kemi) nuk kane interes te votojne te djathten e cila ka politika te papershtatshme per keto shtresa qe permenda. Sado qe edhe PS-ja ,edhe pse e majt,bene politika tipike te djathta por vet te qenurit e majt ( si emer) eshte me e pranueshme per shumicen e varfer te shqiptareve. Keshtu qe ne keto rrethana e djathta nuk mund te vij kurre ne pushtet derisa kemi kete gjendje ekonomike te popullit.
Po pse more komuniste dole prape???? Po ti ke thën në çofte se 1 nga 6 kandidatet e Bashes del i dyti nuke del më në medja. A po komunistet ket mentalitet kane mashtrone dhe vrasin. Une mendoje se Edi Rama, Sali Berisha dhe Tome Doshi kane qëne në bashpunime të plote se pse nuke ka as një munsi reale që PS dhe Edi Rama me njerzit e ti në Shkoder që të jen kaqe Dobet. Veq rezultati i Shkodres na tregone feryren e vertet të politikanve dhe politikes Shqiptare kriminela turpe turpe. Tani ty veq në Rrogoshine nuke të pelçen rrezultati?? Po ike more kriminel se edhe ju një lloje jeji si politikanet
Futja kot o Bushat. Nuk eshte se Luli ka perkrahes por a sme thua kur ka ndodhur qe ne zgjedhjet vendore te pjesshme opozita te dali per te votuar?
Para se te kerkosh largimin e Bashes more Bush, duhet te pyesesh Tabaken, Griden, Alibein, Bardhin dhe pinokun Xhaferi.
Dale, dale se ti Bushat teoricieni nuk ke pare gje akoma!
Dmth sipas Andi Bushatit, shqiptaret e “varfer dhe te ndershem” duhet ta marrin vesh se demin me te madh e ka shkaktuar Lulezim Basha , ndersa kryekrimineli Sali Berisha nuk u ka shkatuar asnje dem. Ndoshta edhe keshtu mund te jete , ne qoftese une dhe ca te tjere nuk jemi ne kete jete por ne endrren e Mehdi Bushatit per kete dite dhe te atyre shkodraneve qe e felliqen fare kulturen, trashegimin dhe patriotizmin e parardhesve te tyre e duke i vene vulen perfundimisht pas 30 vjeteve te vertetuar, se dhe kengen shkodrane e perfaqesojne jo shkodranet bashke me te dashurin e zemres tyre Sali karaxhiç berishen. Por mua nuk ma nxjerrin dot nga zemra as poetin e djeshem shkodran, as kengetarin e regjizorin, as kengetarin e humoristin e thekur, por as dhe patriotin qe u shkri per Shqiperine. Keta shkodrane po krijojne nje faqe te re te historise qe shpejte do te fshihet me gome. S’ka qene dhe s’do te jete kjo Shkodra dhe Shqiperia. Nuk e kam fjalen se fitoi i biri Ali Spahise qe ja dime bemat babe e bir, por e kam fjalen se ne Shkodren dhe nje hu te ngule ne vend te kandidatit , Sali Berisha, shkodranet per ate do votojne; Kjo tregon urrejtje dhe kanibalizmin qe u ka frymezuar Saliu dhe ata po jetojne akoma ne letargjine e tij, per shqiptaret e tjere qe kane. Seicili per vete, zoti per te gjithe!
O Mero Po pse i boton shkrimet ketij delenxhiu, per ta diskretituar me siguri. Perndryshe nuk ka spiegohet inteligjenca jote.
Ky plehu bllokut me para te vriste per bashen…
I jepte udhezime qe te digjte mandatet,te sulmonte me molotov,dhe basha kastraveci e ndegjonte sikur te ishte gjysh hysniu i saliut…
Te ketille analize nuk e kam degjuar kurre.Bravo Andi! Mirepo kam nje pyetje:
A me ha mune?…
Pse na eshte thene qe shkodra eshte djepi I civilizimit shqiptar,Cfare eshte ky fanatizem Shodran per sali berishen?Ma shpjegon dot njeri?
Ky pjella naziskine e Bllok-Urrejtjes e konsideron “Regjimi ne fuqi” qeverine qe fitoi 80% te votave !?
NE QOFTE SE TE KA NGELUR NDONJE FIJE NDERI A DO TE BESH NDONJE DEĶLARIM PUBLIK QE NUK DO TE DALESH ME NE STUDIO TELEVIZIVE MEQENESE HUMBE BASTIN QE PD NUK DO TE DILTE NE ASNJE NGA 6 BASHKITE SIPER SHTEPISE SE LIRISE ?
PO QE SE NUK E BEN KETE ATEHERE JE SPURDHJAK, I PAFYTYRE E MASHTRUES PROFESIONIST.
GJITHSESI PO PRESIM !
Ne Shkoder edhe nje magjyp te kandidoje per kryetar bashkie, po qe demokrat, fiton.
Bushato je shumë i nevojshëm në Serbi se kanë zgjedhjet dhe ti je magjistar.Shko se të paguajnë.
Pidhi i sat ëme Bushat!
Humbe bastin,mos ha mut…!
Hysni Kapo-Mehdi Bushati …. dhe ti o klysh komunistesh na ben moral sot-ske faj populli yne eshte shume tolerant per mos thene injorant qe degjon njerez te liq ne gen si ty.
Andi je bere qesharak aq shume sa edhe vet po merzitesh sa me duket nga qe nuk po duron dot veten tende ke filluar te behesh edhe nevrik.
Dua te ndihmoj se me vjen keq per ty Andi sepse nuk eshte faji jot qe ti je kaq i paformuar apo formuar keq edhe duhet te kuptosh njeriu permiresohet edhe duke pranuar qe jeta eshte sakrifice edhe duhet te punosh edhe studiosh sepse njeriu po ndenji nga pozicionet komode te pamerituara por ceshtje fati kur hap syte e kupton por edhe nuk kupton se jo gjithmon fati per komoditet te ben te lumtur por lumturia fititohet duke sakrifikuar me pune e djerse sepse behesh me i mire me realist me me kembe ne toke edhe jo tekanjos si femijet qe zihen per lodrat kurse ti zihesh per tekat se je akoma femije por nuk eshte faji jot jy ishte fati yt Andi.