KFOR-i thotë se hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur për aeroplanët rusë

7 Mars 2022, 15:35Rajoni TEMA

Të hënën e 7 marsit, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, bëri të ditur se kanë parashtruar kërkesë ndaj KFOR-it që të mbyllë hapësirën ajrore të Kosovës për avionët rusë.

Por pavarësisht kërkesave të institucioneve Kosova, do të mbetet e hapur për aeroplanët rusë.

Kështu ka bërë të ditur zyrtari për media në KFOR, Daniele Riggio për agjencinë e lajmeve KosovaPress.

“Hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur. Komandanti i KFOR-it ruan autoritetin parësor për përdorimin e hapësirës ajrore mbi Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999”.

“KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së për të siguruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha Riggio duke iu referuar deklaratës së zyrtarit të NATO-s.

Po ashtu, Gërvalla, gjatë takimit të saj me deputet e Komisionit për Punë të Jashtme ka deklaruar se nuk ka sinjale konkrete për ndonjë sulm të mundshëm ushtarak në Kosovë.

“Ndikimi rus në rajon është kogja i madh dhe i rrezikshëm, dhe ai organizohet përmes Serbisë. Ne vazhdojmë të ndërgjegjësojmë partnerët dhe aleatët tanë se nuk kemi sinjale konkrete për ndonjë sulm ushtarak të kujtdo qoftë në Kosovë, por që duhet të jemi shumë vigjilent dhe të përgatitur sepse asnjëherë nuk mund të dimë se çfarë do të ndodh”, ka thënë Gërvalla.

Institucionet e Kosovës, kanë bërë të ditur se mund të strehojnë 20 gazetarë ukrainas, për një periudhë gjashtëmujore, duke iu mundësuar atyre që të punojnë nga Kosova.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 150 mijë euro për të mbuluar shpenzimet e gazetarëve, por ende nuk dihet se kur do të arrijnë ata.

Gjithashtu, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka bërë të ditur se do t’u ofrojë strehim familjarëve të ushtarëve ukrainas, që shërbejnë në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.

Ndërsa, do të dorëzojë kërkesë në Qeveri që të përgatitet për pranimin e 5 mijë refugjatëve ukrainas.

 

2 komente në “KFOR-i thotë se hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur për aeroplanët rusë”

  1. Bubuzhel Berati says:

    Nuk ka lufte ne Europe
    C’ jane keto debilizma
    Serbet jane kandidate per UE
    Sot kosova eshte nen rrezoluten 1244 territore Serbee administruar nga institucione nderkombetare kur rrezoluta terhiqet kosova kalone automtikishte nen juridiksionin shteteror Serbe .

    1. u dhime duke qesh says:

      Hajde Bubuzhel hajdeeee! Cdo nate keshtu fle ti, shtremet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje