“Rrugët e Shqipërisë po lahen me gjak”, thirrja e mikut të 20-vjeçarit që vdiq në aksident: Kujdes në këto dreq hekura

7 Mars 2022, 14:16Kronika TEMA

Perlat Sheqeri, shoku i 20-vjeçarit Shkumbin Brati që humbi jetën në një aksident tragjik së bashku me të fejuarën dhe tre persona të tjerë në Fushë-Krujë ka dhënë një mesazh të fortë.

“Po lahen rrugët e Shqipërisë me gjak”, tha Perlati në një lidhje live për ‘Shqipëria Live’ duke i bërë thirrje të rinjve që të bëjnë kujdes kur drejtojnë makinën.

Ndër të tjera tha se Shkumbinin e kishte si djalin e tij dhe e konsideron si një të ri që nuk pushtonte për asnjë moment dhe natën kur pësoi aksidentin po kthehej nga një eveniment.

Perlat: Është shumë e vështirë, është shumë e rëndë. Jam një nga miqtë e shumtë të asaj familje që sot i bashkohemi të gjithë. Është vdekje shumë tragjike. Është e vështirë për çdo njeri që ka gjak. Janë 5 jetë, janë 5 lule. Ishte djalë shumë i lëvizshëm. Shkumbini ka fjetur shumë herë në shtëpinë time prej djalit tim. Ndoshta me djalin tim nuk flas 24 orë se e kam në kurbet dhe Shkumbini më ka thënë të bëjmë bashkëpunim. Nuk pushonte. Me vrap në Kosovë e Maqedoni. Atë natë po kthehej nga një eveniment.

 Është tragjedi e madhe. E ka përdorur mbiemrin se ka pasur lidhje shumë shpirtërore me gjyshin. Ai ishte shumë i lidhur me gjyshin. Ndoshta ishte e shkruar, ndoshta ishte fati i keq që i kishte rezervuar jeta. Unë lus zotin me shpirt që familja e tij të gjej forcë për të përballuar këtë dhimbje kaq të madhe. E kam një mesazh për të gjithë të rinjtë, kam 2 djem. Edhe unë e pi një gotë raki, por duhet kujdes në timon, në këto dreq hekura, jo shpejtësi, ne e dimë që shteti ka difekte pa fund, rrugët e Shqipërisë po lahen me gjak. Përveç mediave, a ka njeri në këtë shtet që mban përgjegjësi e flet pse kanë vdekur? Merrni masa.

5 komente në ““Rrugët e Shqipërisë po lahen me gjak”, thirrja e mikut të 20-vjeçarit që vdiq në aksident: Kujdes në këto dreq hekura”

  1. Kozmo says:

    NDJESE PACIN ATA TE RINJ QE KANE HUMBUR JETEN NE RRUGET E SHQIPERISE POR FAJIN ME TE MADH E KANE SHOFERET TE CILET MARRIN PATENTA TE PAMERITUARA, NUK DINE TE PARA KALOJNE, SHUME PREJ TYRE JANE TE PIRE, , MAKINA I KANE TE VJETRA. ARSYET NUK JANE VETEM RRUGET.
    TE RINJTE DUAN TE HECIN ME SHPEJTESI.
    TE GJITHA KETO KANE PASOJA TE RENDA.

  2. Jeta mbi te gjitha. says:

    Ruj mo jeten tende, shteti thote.

  3. Tetovari2 says:

    Ngushëllime familjarëve,por shteti s’ka çka bën.Faji i shtetit është sd duhet kontrolluar autoshko-
    llat ku i marin patentën si me ble fara luledielli!
    E pashë në lajme vendin e aksidentit,rruga kishte sinjalistikën horizontale,korsia ishte me vijë të plotë,
    nëse ka patur parakalim të gabuar,shteti s’ka faj.

  4. Perlati says:

    Ngushellime per jetet e humbura! Te pjerdhsha mendjen o Perlat, pse shteti ta paska fajin qe ecet me shpejtesi, sdine te parakalojne, skane pik respekti per veten e tyre dhe te personave qe kane ne makine, pine pije alkolike dhe ngasim makinen, e kane pordhe kur jane ne timon a thua se e gjithe rruga eshte e tyre. Car do mbjellesh do korresh o Perlat

  5. Loni says:

    Kafshet nuk duhet te lejohen te nfasin makinat, eshte shume e komplikuar oer jafshet te mesojne dhe zbatojne rregulkat e qarkullimit rrugor…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje