Nga Adriatik Doçi
Partia Socialiste me në krye Edi Ramën vijon të shtojë në mënyrë frikshme mbështetjen popullore edhe pas 9 vitesh në pushtet, ndërsa opozita, e ndarë në dy fraksione, me në krye Lulzim Bashën, Sali Berishën dhe Ilir Metën vijon rënien e lirë. Ky është mesazhi i qartë i zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 mars 2022. Në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022, Partia Socialiste ka shënuar rritje në të gjashtë bashkitë me 5 deri në 20 %, krahasuar me rezultatin në këtë bashki në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. I vetmi ngushëllim për dyshen Berisha-Meta duket se është humbja e thellë e Bashës.
Në Bashkinë e Dibrës, rritja e PS-ja ka shënuar kulmin me 20 % krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Në Bashkinë e Dibrës, në zgjedhjet lokale të 6 marsit 2022, kandidati i PS-së Rrahim Spahiu ka fituar me 13 995 vota ose 60.8 %, kandidati i PD-së Luan Haka ka marrë 4437 vota ose 19.2 % dhe kandidati i Shtëpisë së Lirisë Përparim Kryemadhi 4478 vota ose 19.4 %. Në zgjedhjet e 2021, PS-ja, në Bashkinë Dibër, ka marrë 40.8 % të votave, PD-ja 49 % dhe LSI-ja 8.3 %.
Në Vorë, PS-ja është rritur me 16 % krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Në zgjedhjet lokale të 6 marsit 2022, kandidati i PS-së për Bashkinë Vorë Blerim Shera ka marrë 8431 vota ose 69 % të votave. Kandidati i PD-së Ymer Marku ka marrë 764 vota ose 6 %, ndërsa kandidati i Shtëpisë së Lirisë Lulzim Vrana ka marrë 2956 vota ose 24 %. Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, në Bashkinë e Vorës, PS-ja ka marrë 53 % të votave, PD-ja 36 % të votave dhe LSI-ja 5.7 % të votave.
Në Bashkinë e Rrogozhinës, Partia Socialiste është rritur me 10 % krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Në zgjedhjet lokale të 6 marsit 2021, kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla fitoi zgjedhjet me 5438 vota ose rreth 61 %. Kandidati i Partisë Demokratike, Ferdinad Saraçi ka marrë 1966 vota ose rreth 22 %. Kandidati i aleancës Berisha-Meta (Shtëpia e Lirisë), Hekuran Xhani ka marrë 1550 vota ose 17 %. Në zgjedhjet parlamentare 2021, në Bashkinë e Rrogozhinës, PS-ja ka marrë 50 % të votave, koalicioni i PD-së 37 % të votave dhe LSI-ja 5.8 % të votave.
Në Bashkinë e Durrësit PS-ja është rritur me 8 %. Në Bashkinë e Durrësit, në zgjedhjet lokale të 6 marsit 2022, kandidatja e PS-së Emiriana Sako është shpallur fituese me 39 157 vota ose 58 %, kandidati i PD-së Luan Hoti ka marrë 7937 vota ose 11.8 % dhe kandidati i i Shtëpisë së Lirisë Ardian Muka 19 876 vota ose 29.6 %. Në zgjedhjet parlamentare 2021, në Bashkinë e Durrësit, PS-ja ka marrë 50 % të votave, PD-ja 41.6 % të votave dhe LSI-ja rreth 6 % të votave.
Në Baskinë e Lushnjes, Partia Socialiste është rritur me 5 % të votave, krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Në Bashkinë e Lushnjës, në zgjedhjet lokale të 6 marsit 2022, kandidatja e PS-së Eriselda Sefa është shpallur fituese me 21 477 vota ose me 58.8 %. Kandidati i PD-së Indrit Sefa ka marrë 3809 vota ose 10 %, ndërsa kandidati i Shtëpisë së Lirisë Elton Bano ka marrë 11 238 vota ose 30.7 %. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, në Bashkinë e Lushnjes, PS-ja ka marrë 53.7 % të votave, PD-ja 36.9 % të votave dhe LSI-ja 6.3 % të votave.
Në Bashkinë e Shkodrës, Partia Socialiste është rritur me 15 % në raport me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, ndonëse zgjedhjet i fitoi kandidati i aleancës Berisha-Meta.
Në Bashkinë e Shkodrës, kandidati i koalicionit Shtëpia e Lirisë, Bardh Spahia, po fiton me 20 125 vota ose me 43.6 %. Kandidatja e PS-së Majlinda Angoni ka marrë 18 205 vota ose 39.5 %, ndërsa kandidati i PD-së Xhemal Bushati ka marrë 7749 vota ose 16.8 %. Në zgjedhjet e parlamentare të 25 prillit 2021, në Bashkinë e Shkodrës, PS-ja mori 28 % të votave, PD-ja 43 % dhe LSI-ja 9.3 %.(Shqiptarja.com)
Analize totalisht e rreme. Ka rritje ne % por renie te ndjeshme.ne vota per PS-ne. Numri i votave dhe jo %, shpreh fuqine politike. Numri i ulet ne vota i opozites ka rritur artificialisht % e votave te PS.-se Analiza behet duke krahasuar vete votat e PS me zgjedhjet e meparshme. Dhe ky krahasim.e nxjerr pikiade.
O Adriatik, pse thua rritje e frikeshme?
Eshte artificiale apo reale, dhe jep arsyet, nese eshte reale, realiteti pranohet dhe tregon se PS ka bere ate cka duan qytetaret larg thashethemeve, qytetaret duan qeverisje te sinqerte, qe eshte prane halleve e problemeve te tyre, dhe kete, me mire se te tjeret e ben PS, prandaj mos mos ki frike.
Se kur thua ti “e frikeshme”, merre me mend cfare thite Luli.
O Adriatik, pse thua rritje e frikeshme?
Eshte artificiale apo reale, dhe jep arsyet, nese eshte reale, realiteti pranohet dhe tregon se PS ka bere ate cka duan qytetaret larg thashethemeve, qytetaret duan qeverisje te sinqerte, qe eshte prane halleve e problemeve te tyre, dhe kete, me mire se te tjeret e ben PS, prandaj mos mos ki frike.
Se kur thua ti “e frikeshme”, merre me mend cfare thote Luli.