Teuta s’e fal Egnatian, rikthehet te fitoret! Laçi humbet shansin për tu afruar me Tiranën

7 Mars 2022, 18:21Sport TEMA

Teuta është kthyer te fitoret në kampionat dhe këtë e ka bërë duke mposhtur minimalisht 0-1 Egnatian.

Golin e vetëm në Rrogozhinë e realizoi Daci në minutën e 27. Sakaq po sot Laçi ka humbur mundësinë për t’u afruar me Tiranën kryesuese pasi kurbinasit kanë barazuar me shifrat 1-1 kundër Kastriotit.

Pas 24 javësh kampionat Laçi renditet në vendin e dytë me 45 pikë, 8 më pak se Tirana kryesuese.

Ndërkohë java e 24 e Superligës mbyllet të martën me Skënderbeu-Dinamo, që mund të cilësohet si derbi i mbijetesës. Korçarët renditen të fundit me 17 pikë, ndërsa kryeqytetasit të parafundit me 20 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje