Avionët e Polonisë i kalojnë Ukrainës, roli i SHBA-ve dhe reagimi i rusëve

8 Mars 2022, 21:00Bota TEMA

NATO dhe SHBA-të duket se kanë vendosur më në fund që të furnizojnë Ukrainën me avionë Mig-29, ashtu siç ishte planifikuar më herët.

Aleanca e kishte bërë këtë plan që javën e shkuar, por kërcënimet ruse si edhe droja e Polonisë për të kryer një veprim të tillë ndaj Ukrainës, ndërkohë që Putini kishte shpallur armik çdo shtet që ndihmonte Kievin, bëri që vendimi të zgjatej në kohë dhe të gjendej një modul tjetër.

Kështu, Polonia nuk do t’ia japë direkt Ukrainës avionët e saj Mig-29, por do t’ia dorëzojë SHBA-ve, të cilat do t’ia zëvendësojnë ato Varshavës me prodhime amerikane F-16. Më pas, SHBA-të, tashmë pronarë të avionëve të dhuruar nga Polonia, do t’ia transferojnë Ukrainës duke shmangur kështu irritimin rus ndaj polakëve dhe duke e marrë atë mbi vete.

Në një reagim zyrtar të qeverisë polake, thuhet se ata kanë vendosur t’ia ofrojnë pa pagesë avionët e tyre SHBA-ve duke marrë mbrapsht avionë amerikanë, ndërkohë që nuk thonë se për çfarë do të përdorën avionët e tyre. Krahas kësaj, qeveria polake kërkon nga të gjitha vendet e NATO-s që të bëjnë të njëjtën gjë.

Gjasat janë që edhe Sllovakia dhe Bullgaria që kanë avionë të prodhimit lindor të bëjnë të njëjtën gjë, duke ia transferuar avionët e tyre SHBA-ve dhe më pas këta të fundit ia japin Ukrainës për të luftuar rusët, raporton abcnews.al.

2 komente në “Avionët e Polonisë i kalojnë Ukrainës, roli i SHBA-ve dhe reagimi i rusëve”

  1. Futja pordhes says:

    Idiotizmi i ketij shkrimi nuk paska limit……!!!!
    Imagjinoni se keta anal ista do te pasqyrojne politikat apo ngjarjet botrore!!!!! Mjere shqipua se c’tru ka..!

  2. vezhguesi says:

    Jo Hoxhe Ali, por Ali Hoxhe.
    Kjo histori me kujton nje skec te nje estrade kosovare, kur nje bujk po leronte token me nje ka te kuq dhe nje te zi qe terhiqnin parmenden.
    Aty prane kalon nje operativ serb qe i bertet bujkut shqiptar se perse po perdorte kaun e zi dhe ate te kuqin, duke nenkuptuar se ato perbenin ngjyrat e flamurit shqiptar.
    Bujku i pergjigjet se per ta rregulluar kete pune, po e hiqte kaun e kuq nga e majta e parmendes dhe po e vendoste ne krahun e djathte dhe kaun e zi po e vendoste ne te majte ne vend te atij te kuq.
    Kjo metode i pelqeu serbit, qe u largua i kenaqur, ndersa bujku shqiptar me qesendi po i thoshte:
    “Ama i mencem paske qene more druzhe operativic”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje