Kushtet e Putinit për t’i dhënë fund luftës, Zelensky gati për kompromis për Krimenë dhe Donbasin

8 Mars 2022, 12:38Bota TEMA

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky e ka lënë të hapur mundësinë e bërjes së kompromisit për çështjen e Krimesë dhe rajonin e Donbas-it.

Në një intervistë Zelensky tha se ishte i hapur për dialog, por se nuk është i përgatitur të dorëzohet. “Ne mund të bëjmë kompromis për mënyrën sesi do të vazhdojë jeta në këto zona.

Për mua, gjëja më e rëndësishme është se si do të jetojnë njerëzit në këto zona që duan të jenë pjesë e Ukrainës… Kështu që çështja është më e ndërlikuar sesa thjesht njohja,” tha ai.

Kujtojmë se të hënën u zbuluan tre kushtet e Rusisë ndaj Ukrainës për të përfunduar luftën.

-Kushti i parë është vendosja e një kryeministri pro rus në Ukrainë, ndërkohë që Zelensky mban detyrën, por me kompetenca më të zvogëluara. Flitet se rusët parapëlqejnë Yuriy Boiko si kryeministër.

-Kushti i dytë është që Ukraina të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë si edhe të njohë Luhanskun dhe Donjeckun si republika të pavarura.

-Kushti i tretë është ndryshimi i Kushtetutës dhe caktimi në të se Ukraina nuk do të bëhet pjesë e asnjë blloku perëndimor si NATO apo Bashkimi Evropian.

3 komente në “Kushtet e Putinit për t’i dhënë fund luftës, Zelensky gati për kompromis për Krimenë dhe Donbasin”

  1. anti25642654censurë says:

    shpresoj që të mos jetë një lajm i gënjeshtërt!!
    shpresoj që të tëra ato që tha të mos i mbulojë me mut!!

  2. Luani says:

    jep dorëheqjen o kabaretis Zelenski!
    Nuk ishe gati, nuk ke qenë, dhe nuk do te jesh asnjehere gati te përballosh sulmin rus.
    jep dorëheqjen, tund flamurin e bardh, dhe shpeto ata ukrainas qe i ke zene peng per ti gjuajtur si mish per top kunder ushtrise ruse.
    prano neutralitetin, se e ke kusht per mbijetese.
    ose vazhdo kerko qiqra ne hell, sa te te rrethojne e te te çojne si pako ne moske
    nuk shpallet lufte apo rezistenc me kanatjere e me duar ne bythe o loqe.
    pergjegjesine mbi viktimat e ketij konflikti e mban ti dhe putini, e asnje tjeter.

  3. Petriti says:

    Sa shume filoruse paskan mbetur qe nga vitet 50-te te shekullit te kaluar ne Shqiperi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje