Vullnetarët serbë i përgjigjen thirrjes për të luftuar në Ukrainë

8 Mars 2022, 11:58Rajoni TEMA

Thirrjet që vullnetarë nga Bosnja dhe Serbia t’i bashkohen forcave pro-ruse në Ukrainë po marrin një përgjigje të fortë në rrjetet sociale – por sa shumë po shkojnë në të vërtetë është më pak e qartë.

Nga Nermina Kuloglija dhe Azra Husaric

Një ditë përpara se Rusia të fillonte sulmet e saj në Ukrainë, më 24 shkurt, kryekomandant i vetëshpallur çetnik serb Bratislav Zivkoviç tha për faqen e internetit RuSerbia.com se, “shumë vullnetarë serbë janë gati të shkojnë në Donetsk” – bastioni pro-rus në Ukrainën lindore, një rajon të cilin nacionalistët rusë e quajtën NovoRossiya, ose Rusia e Re.

“Shumë njerëz që duan të mbrojnë Novorossiya-n po më dërgojnë mesazhe. Mos e vini në dyshim… Do të ketë serb atje, si gjithmonë”, tha Zivkoviç.

Shtatë ditë më vonë, më 2 mars, Zivkoviç i tha BIRN se vullnetarë serbë kishin mbërritur tashmë në Ukrainë për të luftuar për Rusinë dhe dy shtetet e vetëshpallura të mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore, Republikat Popullore të Luhanskut dhe Donetsk, ndonjëherë të njohura kolektivisht si LDPR.

“Midis vullnetarëve që luftojnë për LDPR-në janë serbë që ishin atje më parë, disa e gjetën veten në Rusi dhe disa të sapoardhur, megjithëse jo shumë, për shkak të vështirësive të transportit”, tha Zivkoviç. “Por interesi është i madh.”

Ai thuhet se ka jetuar në LDPR për tetë vjet.

Duke përmendur serbët që kishin arritur tashmë në frontin e betejës ukrainase, ai tha se nuk mund të ofrojë informacione më konkrete për ta, apo për rrugët që ata përdorën, pasi “njerëzit do të akuzohen drejtpërdrejt për një vepër penale”.

Pjesëmarrja në një luftë të huaj është e paligjshme në Serbi. Prokuroria e Lartë Publike në Krushevc hapi dhe më pas ndërpreu një hetim kundër Zivkoviçit për organizimin e pjesëmarrjes në raundin e parë të luftës në Ukrainë, në vitin 2014.

Pas shpërthimit të parë të luftimeve në Ukrainë në vitin 2014, Baza e të Dhënave e Vendimeve për Terrorizëm dhe Luftimet në Frontet e Huaja e BIRN identifikoi 16 persona nga gjithsej 29 që Serbia dënoi për këtë krim. Të gjithëve iu dhanë dënime me kusht. Mali i Zi dënoi një person për pjesëmarrje në luftime.

Policia në Bosnje dhe Hercegovinë vlerëson se rreth 10 ose më shumë vullnetarë luftuan në Ukrainë. Gjykatat në Bosnje gjykuan vetëm një person për krimin – i cili u shpall i pafajshëm.

Gavrilo Steviç u akuzua se ishte larguar nga Beogradi në Moskë dhe më pas në Ukrainën lindore, ku iu bashkua formacionit paraushtarak “Jovan Sevic” si vullnetar.

Sipas një vendimi të Gjykatës Shtetërore të Bosnjës, ai u lirua nga akuzat për bashkim me formacionet e huaja paraushtarake ose parapolicore dhe luftime në Ukrainë.

BIRN nuk ishte në gjendje të konfirmonte pretendimet e Zivkoviçit për mbërritjen e luftëtarëve serbë dhe serbë të Bosnjës në Ukrainë.

Udhëtimet drejt Rusisë dhe Ukrainës janë reduktuar pasi një numër vendesh evropiane pezulluan fluturimet drejt Rusisë për shkak të pushtimit.

Por Serbia nuk është një nga ato vende, dhe Air Serbia ende kryen fluturime midis Beogradit dhe Moskës.

Dhe, ndërsa pjesëmarrja në luftime të huaja është e paligjshme në Bosnje dhe Serbi, dënimet e buta të dhëna herën e kaluar mund të mos ndikojnë në vendimet e shumë vullnetarëve.

Ashtu si në Serbi, nuk ka të dhëna zyrtare për largimin e shtetasve boshnjakë në Ukrainë gjatë ditëve të fundit.

Në të dyja vendet, shumë përdorues të rrjeteve sociale shprehin gatishmërinë për të shkuar atje, por ekspertët thonë se është e pamundur të vlerësohet nëse opinionet e shprehura në rrjetet sociale pasqyrojnë situatën aktuale.

Vullnetarët dërgohen në Donbas në “mënyrë të organizuar”

Nuk ka dyshim se shtetet e shkëputura në Ukrainën lindore, të quajtura shpesh Donbas, dhe mbështetësit e tyre duan vullnetarë të huaj.

Alexander Borodai, udhëheqës i të ashtuquajturës Sindikata e Vullnetarëve të Donbasit dhe “kryeministri” i parë i Republikës së shkëputur të Donetskut, tha së fundmi në një televizion lokal se “ka ardhur koha” për rekrutim.

“Sindikata e Vullnetarëve të Donbasit, veçanërisht unë dhe selia e Sindikatës, po merremi me mobilizimin”, thuhej në një transkript të deklaratës së tij të publikuar në llogarinë e Sindikatës në Telegram më 18 shkurt.

“Ne po mobilizojmë vullnetarë për t’i dërguar ata në mënyrë të organizuar për të ndihmuar republikat e Donbasit dhe popullsinë ruse të Donbasit”, shtoi ai.

Po atë ditë, Sindikata njoftoi ngritjen e një force rezervë vullnetarësh, duke thënë se të interesuarit duhet të kontaktojnë selinë për t’u bashkuar.

Vullnetarët nga Serbia dhe nga entiteti serb i Bosnjës, Republika Srpska, luftuan në anën ruse në Donbas në konfliktin e parë ushtarak në Ukrainë në 2014.

Kacper Rekawek, nga Qendra për Kërkime mbi Ekstremizmin e Universitetit të Oslos, thotë se thirrjeve për të shkuar në Ukrainë u janë përgjigjur më parë serbët, të cilët udhëtuan për në Donbas.

Ndërsa thirrjet për vullnetarë në vitin 2014 ishin më të fshehta, tani ato janë të dukshme në të gjitha rrjetet sociale dhe përfshijnë këshilla se si të arrini në frontin e betejës, vuri në dukje ai.

“Kjo mundëson mobilizimin e individëve… Do të shohim se sa njerëz do të shkojnë. Jam i sigurt se do të ketë më shumë se në 2014”, tha Rekawek.

Por Predrag Petroviç, nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, thotë se largimet sot, në krahasim me vitin 2014, kanë më shumë peshë politike sesa ushtarake.

“Ata vullnetarë nuk mund të bëjnë një ndryshim të konsiderueshëm tani siç bënë në vitin 2014 apo 2015. Operacioni ushtarak tani është më i gjerë. Ato janë thjesht një pikë e vogël në oqean”, tha Petroviç.

Megjithatë, mbart një peshë politike që organizata të tilla janë të gatshme të marrin pjesë në operacione ushtarake, të cilat mund të kenë pasoja për Serbinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sepse pjesëmarrja në konflikt ka rëndësi, tha Petroviç.

Thirrja e publikuar nga Sindikata e Vullnetarëve të Donbasit shoqërohet me udhëzime për aplikuesit.

Vullnetarët duhet të japin emrin e tyre të plotë, datën e lindjes, specialitetin ushtarak, përvojën në operacionet ushtarake dhe numrin e telefonit të kontaktit.

As Sindikata dhe as numrat e telefonit të listuar në thirrje, nuk iu përgjigjën pyetjeve të BIRN rreth procesit deri në momentin e publikimit.

Sindikata, e cila mbledh ish-vullnetarë, më parë dekoroi disa luftëtarë nga Bosnja dhe Serbia.

Një nga këta ish-luftëtarë i tha BIRN se, sipas njohurive të tij, asnjë vullnetar nuk ishte nisur ende nga Bosnja, apo Serbia, në Ukrainë.

Shoqatat e Kozakëve mbledhin gjithashtu vullnetarë nga Ballkani dhe gjetkë, për të luftuar për Rusinë në Ukrainë.

Nikola Djakonov, një ish-anëtar i Bordit Drejtues të Sindikatës së Vullnetarëve të Donbasit, tani komandant suprem, ose Ataman, i Sindikatës së Ushtarëve Kozakë të Rusisë dhe Jashtë Vendit, ka lidhje me Kremlinin. Presidenti Putin e ka dekoruar atë.

Djakonov gjithashtu ka lidhje me serbët e Bosnjës. Ai vizitoi qytetin serb të Bosnjës të Banja Lukës në vitin 2014, gjë të cilën disa e panë si një shfaqje mbështetjeje për kandidaturën e udhëheqësit serb të Bosnjës Milorad Dodik për postin e presidentit të Republikës Srpska.

Ai ka publikuar thirrje për vullnetarë në llogarinë e tij në Facebook që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Djakonov shkroi se ky ishte një moment i rëndësishëm dhe vendimtar në historinë ruse. Ishte koha për të “mbrojtur qytetarët e republikave të pavarura të Donetskut dhe Luhanskut nga gjakderdhja e neo-nazistëve”.

Kozakët kanë qenë gjithmonë vendimtarë për mbrojtjen e kufijve rusë dhe ai shpresonte se ata nuk do ta linin në baltë tani lavdinë e Kozakëve, tha ai.

“Detyra jonë në këto ditë të vështira dhe vendimtare të historisë botërore është të mbështesim presidentin Putin dhe forcat tona të armatosura, të cilat po zgjidhin detyrat më të rëndësishme gjeopolitike. Nëse nevojitet ndihmë, mos rrini duarkryq”, shkroi Djakonov.

Një tjetër organizatë kozake, Ushtria Kozake e Ballkanit, anëtarët e së cilës më parë bënë thirrje për nisje në luftën në Ukrainë, nuk ka folur që nga fillimi i pushtimit rus. BIRN nuk ishte në gjendje të kontaktonte as me Djakonovin, as me Ushtrinë Kozake të Ballkanit.

Përveç Kozakëve, organizata të tjera pro-ruse në rajon më parë kanë bërë thirrje dhe kanë mirëpritur largimet e vullnetarëve në frontin e betejës në Ukrainë.

Kthim o borxhit për Rusinë dhe hakmarrje ndaj Perëndimit

Petroviç tha se duke inkurajuar largimet në Ukrainë, organizatat e krahut të djathtë në Serbi po minojnë politikën zyrtare të Serbisë të neutralitetit ushtarak.

“Sipas hulumtimit tonë, organizatat që propagandojnë largimet në frontin e betejës ukrainase janë … duke pasur sukses të madh dhe duke rezonuar me qytetarët serbë”, tha ai.

Ai tha se shumë serbë e mbështesin atë që po bën regjimi rus në Ukrainë, pasi kjo përfaqëson një lloj drejtësie për ta, përballë mbështetjes perëndimore për republikat separatiste jugosllave dhe Kosovën në vitet 1990. Perëndimi, me fjalë të tjera, “tani po përballet me atë që i bëri Serbisë në vitet 1990”.

Nisje të reja duke përdorur rrugë të vjetra

Dejan Beriç, një vullnetar serb i cili iu bashkua forcave pro-ruse në LDPR-në e vetëshpallur si snajperist disa vite më parë, mbështeti thirrjet për t’iu bashkuar luftës në rrjetet sociale.

“Mendoj se pas kësaj videoje, nuk do të jem online për ca kohë… Lufta ka filluar, ka filluar ashpër”, tha ai në një video të postuar në YouTube më 21 shkurt.

Në fund të videos, Beriç tha se do të kontaktojë sërish kur të ketë akses në internet, ndoshta nga ndonjë territor tjetër.

Dy ditë më vonë ai postoi një fotografi të një snajperi në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se do të mungojë për një kohë. Beriç nuk iu përgjigj pyetjeve të dërguara nga BIRN deri në kohën e publikimit.

Ai ka shkruar më parë se tashmë ka një pasaportë të LDPR-së, ndaj e konsideron si detyrim t’u bashkohet forcave pro-ruse.

Dejan Vuliç nga Sabaci dhe Momir Simiç, të cilët më herët kanë ndarë foto me uniformë ushtarake me Beriçin, së fundmi kanë postuar foto të reja me uniformë ushtarake.

Më 24 shkurt, ditën e parë të pushtimit rus, Vuliç postoi një foto të tij me uniformë me një pushkë që qëndronte pranë një dërrase ku shkruhej: “Rusi”. Një koment më poshtë thotë: “Xhaxha, kujdes”.

Megjithatë, ai tha për BIRN se në fakt nuk ishte në Ukrainë për momentin, pasi e kishte dhënë kontributin e tij më parë.

“Unë kam bërë pjesën time, si të thuash, dhe tani ushtria e rregullt ruse do të përfundojë pjesën tjetër”, tha ai për BIRN.

Mirëpo, miq të ndryshëm komentuan në postim sikur ai të ishte në Ukrainë, duke i uruar fat dhe “të kthehet gjallë dhe shëndoshë e mirë”. “Më telefono nëse je në Ukrainë të bëjmë ndonjë lojë”, shkroi Milan Djordjeviç.

Simiç nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve të BIRN nëse ai është në frontin e betejës.

Dejan Sesum, nga Beogradi, ka postuar një foto të tij me veshje ushtarake me pushkë në dorë, duke shprehur mbështetje për Rusinë. Duke gjykuar nga postimet e tij, Sesum është anëtar i një ekipi të Airsoft Club.

Nën postim, Milan Stojkoviç ka shkruar: “Vëlla, do të shkojmë, nëse duhet”. Stojkoviç nuk iu përgjigj pyetjeve nga BIRN për largimin e tij deri në kohën e publikimit.

Petroviç i tha BIRN se rrugët e nisjes për në frontet e betejës nuk do të ndryshojnë nga ato që u përdorën për të udhëtuar nga Serbia në Ukrainë në vitin 2014.

“Serbia nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë dhe numri i fluturimeve nga Serbia në Rusi është rritur”, tha Petroviç.

Policia Kufitare e Serbisë dhe Air Serbia nuk iu përgjigjën pyetjeve të BIRN për numrin e shtetasve boshnjakë që kishin udhëtuar drejt Moskës në periudhën e kaluar deri në kohën e publikimit.

Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës tha se po punonte mbi disa akuza për shtetasit boshnjakë që udhëtonin në frontet e betejës në Ukrainë në të kaluarën dhe po i kontrollonte ato me ndihmën e policisë dhe agjencive të sigurisë.

“Çdo serb është një vëlla rus”

Ndërkohë, një organizatë serbe e ekstremit të djathtë, Patrullat e Popullit, zhvilloi një tubim proteste në mbështetje të Rusisë në Beograd më 4 mars duke pretenduar se Putin po lufton “qeverinë naziste pro-perëndimore” të Ukrainës.

Damnjan Knezeviç, një përfaqësues i organizatës, me një shenjë Z në xhaketën e tij, shprehu mospajtim me aktin e lidershipit politik serb. “Çdo serb është një vëlla rus”, tha ai.

Serbët do të mblidheshin në Rusi “pa marrë parasysh presionit nën të cilin do të jemi”, tha Knezeviç, i njohur për shprehjen e qëndrimeve kundër emigrantëve dhe kundër vaksinimit.

Siç u njoftua, kreu i një organizate tjetër të ekstremit të djathtë Obraz, Mladen Obradoviç, mori pjesë gjithashtu.

Gjykata Kushtetuese e Serbisë e ndaloi organizatën e tij në vitin 2012, por ajo ka vazhduar të ekzistojë duke ndryshuar pjesërisht emrin e saj. Kjo më pas u regjistrua zyrtarisht në 2019.

Borko Rajiç, i cili tha se do të ishte i lumtur të shkonte si vullnetar në Ukrainë në seksionin e komenteve nën postimin e Dejan Beriçit të përmendur më sipër, tha për BIRN se e konsideron veten të detyruar të ndihmojë vëllezërit e tij rusë që kishin ndihmuar vullnetarisht serbët në Bosnje dhe Kosovë.

“Por kjo nuk është arsyeja e vetme”, tha ai. “Arsyeja më e madhe është se dikush më në fund është ngritur kundër një rendi të ri botëror që synon të zvogëlojë njerëzimin”, tha ai duke shtuar se e sheh luftën si një luftë kundër forcave më të errëta që kanë filluar të shfarosin ose zvogëlojnë numrin e njerëzve në tokë.

14 komente në “Vullnetarët serbë i përgjigjen thirrjes për të luftuar në Ukrainë”

  1. Të njejten problem kemi edhe ne says:

    Po edhe ne kemi të njëjtin problem me terrorista ose me Turqit shqip foles që kane shkuare të luftone në Siri dhe nuke jane pak por me qindra ose me mija nga të gjitha trojet Shqiptare. Serbet dhe Arabet nuke jetone dote pa lufte dhe gjake kët e kane në dienej. Kure ishte puna me luftue per flamure dhe komb në kosove ikshin si mit dhe fshiheshin në Shqiprie dhe Maqedoni. Shifni në Ukrahine nuke lën as nje burre nga mosha 18 Deri 60 të largohet por rrine e luftone per vendin e vet keshtu duhet të ishte bër edhe në Kosove. Por kure vjen puna per Fe ikune me vrape me luftue.

    1. anti25642654censurë says:

      atë që bën ukraina sot,nuk mund ta bënte kosova kur filloi luftën për çlirim!!
      ukraina është shtet,kosova nuk ishte e tillë!
      sot është ndryshe,ajo,si shqipëria e gjithë vëndet e tjera mund të shpallë mobilizim të përgjithshëm dhe bën atë që po shohim sot në ukrainë!!

    2. Raifi says:

      Mund edhe të ik në luft për fe edhe ndonjë i krisur por ama një popull i tërë në Shqipërinë e Jugut të bëhët grekë për një pension kjo nuk ka ngjar kund në botë.Shife vetin o i mjer që nuk ke as komb as shtetësi as dinitet po luajnë me ju serbo-grekët që kanë vënë nën sundimin Shqipërinë.

    3. Shkodrani says:

      Jo ishin me miliona shqiptare qe shkuan ne Siri!
      Lerini keto idiotesira se nuk me lezet.

  2. shefki says:

    Jo nuk esht e njejt ; sepse serbet e ruset vertet jan shume te afert ne mes veti
    kurse ne shqiptaret e mjer skemi asgje te perbashket me arabet do thot ne bejm gabimin ma te madh ne qofse perseritet nji gje e tille e shkojn per te luftuar ne shtetet arabe qe sna llidh asgje bash asgje me ta,

    Shefki Mexhani SH B A

  3. Olsi says:

    Ne 99 shikoja djem mbi 20 vjec dhe burra nga mosha 30-40-50-60, nga kosova ne vlore, dhe u be nje kamp per ti pritur, qe ishte bere gati nga italianet. Misioni arcobaleno u vendosen te fusha e aviacionit, kur shkova atje brenda ne kete kamp , sepse cuam disa kosovare te tjere nga universiteti ne kete kamp, dhe italianet na thane e para do ti cojme tek mensa te hane dreken, kur cfare te shikoje, djem nga 2 metra dhe burra , me qindra qe kishin ngulur koken tek makaronat e italianit dhe po fryheshin si buce , te nderzehura ne makarona. Ne ate moment kuptova qe shume kosovare ishin njerez pa karakter, nderkohe qe kosova kerkonte djemte dhe burrat e saj per lufte, shume nga keta mbushnin barkun me makarona, dhe benin rolin e viktimes, serbi na ka djeg na ka pre.

    1. Arbeni says:

      Kosova nuk kishte arme, prandaj ata djem dhe burra 2 metersh duhet te largoheshin ose te vriteshin nga serbet.

    2. Raifi says:

      Me çfar të luftonin kosovarët kur Policia Shqiptare ua konfiskohet armet dhe pastaj në të zez ua shiste për së dyti.Pastaj mos harro se Ushtria serbe ishte brenda Kosovës e jo si në Ukrainë ku mundohet të futet.Pse nuk luftuan kundër serbit ushtarët shqiptar por tërhoqën popullsin nga shumë fshatra kufitare?Lufta kundër Kosovës ka filluar në Shqipëri më 1997 kur agjentet serb shkatërruan Ushtrinë Shqiptare.Analizo luftërat 100 vjeçare kundër Turqisë para se të shpallej Pavarsia më 1912 ku u bënë.në Shqipërinë e sotme apo në Kosovë.Do vie dita që Kosova do bëhet pjesë e Shqipërisë po ku do bëni vend ju agjentet e serbit ? Mjer ju!

  4. eugen says:

    duhet dhe kopilet shqiptare pro rus te shkojne te luftojne ne Ukraine se dua ti shof te vdekur

    1. Beni says:

      Ti do vdesesh me prepara nga marazi

  5. Hakiu says:

    Kosova ne vitin 1999,nuk ishte shtet,ishte komplet nen okupimin e eger serb.
    Kosova ne vitin 1999,nuk kishte mundesi te mbrohej nuk kishte ushtri te rregullt.kishte UÇK-en,me djem dhe vajza vullnetare te armatosur me Kallashnikov e 30 fishek.
    Kosova ne vitin 1999,kishte shtetin ame Shqiprin,e cila pos zerit dhe keqardhjes nuk ndihmonte me shume.Serbia e dinte kete nuk frigohej sulmonte deri ne brendesi te teritorit Shqiptar.
    Kosova ne vitin 1999,kishte idealin dhe zemren e forte per çlirim,sakrifikonte me shume se kishte,nuk luftohej Serbia em kallashnikov,Kosovaret e ben kete idolen ball ushtris çetnike serbe te pa armatosur duarthate.
    Kosovaret kan pasur me dhjetra mira vullnetar te gatshum per lufte,por nuk kan pasur arme dhe municione.Kosova eshte mbajtur per 100 vjet nen shtetrethim te eger nga Serbia,nuk kan len serbet zhvillim dhe emancipim ushtarak e kan ditur se u kthehet boomerang.
    Kosova ne vitin 1999,nuk e ka pasur fatin te ket shtetin ame te forte ekonomikisht dhe ushtarakisht ,por shtet I dobet coftin per buken e gojes po e them pa cinizem,paramendo sjelljen e ketij shteti ndaj Kosovarve idealis dhe te etur per liri.Jan friksuar nga hija e tyre se mos po u prishet terezia ne Tiran.
    Kosova ne vitin 1999,megjithat ne Shqiprin nene dhe populli i saje ka gjetur shpirtin e ngrohet liridashes dhe solidar,pa kete dot ishum te humbur.
    Kosova sote ne vitin 2022,nuk eshte ajo qe deshirojm,por mos harroni eshte situate tjeter dhe I dalim zot shtetit dhe Kombit edhe te vetum…

  6. Miri says:

    Ketu ju jap të drejte të luftoni për tokat tuaja.
    Ato mund të jene tokat tuaja dhe jo Gadishulli Ilirik.
    Fare e keqe!
    Ikni nje öre e me pare o pisa.

  7. Arber iliri says:

    Po perëndon perandoria sllave e lindjes dhe kjo e vogla në Ballkan.Nëse gjatë Luftës së dytë ju bashkuan anglo amerikanëve dhe si fitues morën gjithë Evropën lindore tani si agresorë e kanë fundin 100% disfatë.E meritojnë po rrezikojnë një luftë të 3 botërore por sido të veprojnë tani fundi i tyre është i qartë.

  8. Ledio says:

    Sa me shume aq me mire per ne shqiptaret. Te vdekur me mire, po edhe te sakatuar ska gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje