Dronët Bayraktar, që po vrasin Rusinë – Arma kryesore e ushtrisë ukrainase

9 Mars 2022, 18:42Politika TEMA

Të lehtë, ekonomikë dhe të manovrueshëm nga distanca.

Emrin, mbajeni mend mirë… Ata quhen Bayraktar!

Lufta në Vietnam, protagonist pati Kallashnikovin, të njohur shkurtimisht si AK-47.

Lufta në Afganistan pati Stinger-in, predhën e famshme kundërajrore, të cilën mund ta përdorte çdokush.

Lufta në Ukrainë, protagonist deri tani, ka pikërisht dronët ushtarakë turq Bayraktar.

Ato, Ukraina i ka blerë nga Ankraja, pikërisht për t’u mbrojtur nga agresioni i Vladimir Putinit, i cili e mori vendimin radikal më 24 shkurt.

Nëse edhe vetëm gjysma e vrasjeve që Kievi pretendon se i ka shkaktuar Ushtrisë ruse (rreth 12 mijë), e gjithë merita – ose të paktën pjesa kryesore e tyre – është e Bayraktar-ëve.

Falë strukturës së tyre, ato mund të kalojnë çdo linjë mbrojtjeje të rusëve dhe të godasin pikërisht aty ku dëshirohet dhe ku më shumë u dhemb kundërshtarëve.

Synimi kryesor deri tani, duket se kanë qenë kamionët e logjistikës, transportuesit, cisternat e ndryshme, apo edhe rrugët e komunikimit.

Ai, teknologjikisht nuk është shumë i avancuar, por efektshmëria që ka e bën të shkëlqeje.

I njohur ndryshe si BT2, Bayraktari është një dron bombardues.

Operatori, i cili e drejton, është në distancë dhe jeta nuk i cenohet. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se ai rri tërësisht jashtë luftës.

Në terma konkretë, me aq sa është vërtetuar nga luftëra apo aksione të mëparshme me Bayraktar-ët, në Etiopi ka një rast kur me një predhë të vetme të dalë nga ai, u vranë 53 persona.

Droni është “i shkathët”, i vogël, ekonomik, mbi të gjitha, letal!

Frenimin e avancimit të Ushtrisë ruse në territorin ukrainas, duhet t’ia dinë atij për falë.

Ai është aq praktik, sa mund të ngrihet në fluturim edhe nga një rrugë e thjeshtë. Kamerat e tij mundësojnë fushëpamje të gjerë.

Një aspekt tjetër interesant, është fakti se ato, i prodhon kompania e dhëndrit të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Debutimin në fushëbetejë e ka pasur në luftën kundër Isis-it në Siri. Më pas, ndaj forcave të Bashaar al-Assad.

Betejat e radhës të Bayraktar-ëve u zhvilluan në Libi. Më tej, në konfliktin në Nagorno-Karabakh, ku i dha fitoren Azerbajxhanit kundrejt Armenisë.

Në Etiopi, shpëtoi Qeverinë nga rrëzimi kundër rebelëve në Tigray.

Pyetja që shtrohet tashmë është një: A do të jenë ata të mjaftueshëm, për t’i dhënë Ukrainës forcën qëndrestare dhe fitoren?

 

10 komente në “Dronët Bayraktar, që po vrasin Rusinë – Arma kryesore e ushtrisë ukrainase”

  1. Arbeni says:

    Arma kryesore e ukrainasve nuk eshte bayraktari por eshte raketa antitank e SHBA “Javelin” dhe ajo britaniko-suedeze NLAW. Kete e tha edhe udheheqesi i mbrojtjes ukrainase, gjenerali Valerij Zaluzhny.

    1. Shkodrani says:

      Me se e vertete. Nuk e di nga i marrin lajmet keto zoterinjte.
      Stingerat dhe Javelin po bejne ate cfare jane projectuar te bejne dhe me te vertete jane armet qe po ndalin rusine.

  2. Moisi Golemi says:

    Çfarë dmth “LETAL” o gazetar analfabet???

  3. Nardi says:

    E cna cate karin me kte propagand dylekshe. Nje dron ka bota, predator reaper, kaq, tjeret jane kopje zdromse

    1. Okay says:

      Ka edhe nje tjeter me Te madh gopin e janullatosit,,,

    2. Tetovari2 says:

      Ooooooo Nardi një dron reaper kushton 220 mil$
      ndërsa BT2-bajraktari dy(2)mil $ pa armatim.

  4. Stela Pata says:

    Bayraktar eshte per te sperkatur rrushte e Ymerit ne Peshtan

  5. Dori says:

    Per ata qe nuk jane ne dijeni, dronat jane perdorur te pakten qe nga vitet 80. Ne na informonin ne ate kohe ne lenden e ushtarakes ne shkolle te mesme. Tani ato jane bere si makinat apo kompjuterat, kush do i prodhon pa problem. Sa per ket mongolin Erdogan, eshte normale qe gjithe bizneset kryesore ua ka dhene familjareve te tij – djali i vet zoteron kompani te telekomit etj, pak a shume si Putini dhe Saliu yne…..

  6. alban says:

    po ukrainasit i kane bere dhe nje kenge bajraktarit
    https://www.youtube.com/watch?v=XCYuq6bWTAo

  7. UNHCR says:

    Paska Sulltai i Stambollit arme me te sofistikuara se Rusia? Rezultati eshte ne terren tregon tjera gjera – mbi 2 milion ukrainas refugjate (e numri shtohet c’do ore) per 2 jave nga sulmi rus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje