Kievi akuzon trupat ruse se kanë torturuar punonjësit në centralin bërthamor të Zaporizhzhia

9 Mars 2022, 09:12Bota TEMA

Rusia bën me dije se tashmë ka marrë kontrollin e plotë të centralit bërthamor të Zaporizhzhia dhe zonës përreth tij.

Sipas Gardës Kombëtare ruse, 240 persona që ishin në ruajtje të centralit hodhën armët dhe u dorëzuan.

Të tjera të dhëna vijnë nga pala ukrainase në lidhje me këtë operacion, e cila akuzon ushtrinë ruse se ka torturuar stafin dhe personelin që ka gjetur duke punuar në ambientet e centralit.

Sipas Kievit, ushtarët rusë kanë dhunuar drejtuesit e centralit për të regjistruar një mesazh, të cilin duan ta përdorin si mesazh propagandistik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje