Kupa e Shqipërisë, shorti përcakton çiftet gjysmëfinaliste, ja datat e ndeshjeve

9 Mars 2022, 11:24Sport TEMA

Është hedhur ditën e sotme shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për edicionin 2021-2022, ku kanë kaluar katër ekipe, Partizani, Vllaznia, Teuta, Laçi.

Ky short që u hodh në ambientet e stadiumit “Air Albania” e ku të pranishëm ishin përfaqësues të klubeve e medias, përcaktoi edhe çiftet e kësajPartizani – Vllaznia dhe Teuta – Laçi do të jenë dy përballjet gjysmëfinale të këtij edicioni, që ka qenë i mbushur me surpriza që prej fillimit të tij.

Ekipi shkodran i Vllaznisë kaloi në këtë fazë pasi mundi në çerekfinale skuadrën e Flamurtarit, ndërsa Partizani mposhti Dinamon. Ndërkaq, Teuta siguroi gjysmëfinalen pasi triumfoi dy herë ndaj Skënderbeut, ndërsa Laçi fitoi ndaj Egnatias.

Ndeshjet e para do të luhen më 30 mars ndërsa ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 13 prill, kur edhe do të përcaktohen finalistët e sezonit.

Çiftet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:

Partizani – Vllaznia

Teuta-Laçi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje