Negociatat: Nga kërkesa për të përjashtuar Bashën e deri tek shtyrja e Kuvendit nga Berisha, beteja tek grupi parlamentar

11 Mars 2022, 17:10Politika TEMA

Pak para përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit ku shtyu mbajtjen e Kuvendit të paralajmëruar më 22 mars për në fund të muajit prill, ish-kryeministri Sali Berisha do të nënvizonte në emisionin Opinion atë që kish thënë më herët për mediat se ai ishte i hapur të bashkëpunonte me këdo deputet që deri dje ishte rreshtuar kah Lulzim Bashës.

Berisha e kish fjalën për emra konkret deputetësh që dolën hapur kundër Bashës, pas rezultatit zhgënjyes të 6 marsit për PD-në, duke i kërkuar për pasojë dorëheqjen nga drejtimi i partisë.

“PD mbetet e hapur ndaj secilit drejtues, deputet, aktivist, anëtar i cili për një arsye apo për një tjetër nuk u bashkua me të para datës 6 Mars janë të mirëpritur”, – tha Berisha.

Paralelisht, në selinë blu është shpërndare dora dorës një dokument i një grupi të konsiderueshëm deputetësh (mbi 20) që kërkojnë dorëheqjen e Bashës. Në pamundësi të marrjes së një përgjigjeje, deputetët kanë sanksionuar në përmbajtjen e dokumentit se do të kërkojnë përjashtimin e Lulzim Bashës nga grupi parlamentar, me argumentin se kanë mudnësi ligjore për ta bërë.

Sa e mundur është kjo, mbetet për tu parë, por deputetët pa firmë ende, citojnë në mënyrë evazive statutin, rregulloren e brendshme të grupit parlamentar dhe rregulloren e Kuvendit.

“Në përputhje me Statutin dhe rregulloren e brendshme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe nenet 15 në vijim të Rregullores së Kuvendit, në prani të kuorumit të nevojshëm dhe me shumicë votash, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, VENDOSI: Marrjen e masës disiplinore ‘Përjashtim’ nga Grupi Parlamentari i Partisë Demokratike për deputetin Lulzim Basha.

Në vijim të masës disiplinorë sa më sipër, deputeti Lulzim Basha humbet çdo tagër përfaqësimi për llogari të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe drejtimit të tij”, shkruhet në një dokument që po qarkullon jo zyrtarisht mes deputetësh. Mbledhja për çështjen në fjalë pritej të mbahej të enjten, ditë në të cilën nënkryetari i dorëhequr Agron Gjekmarkaj u pa në Kuvend të bisedonte me Edi Palokën dhe Flamur Nokën.

Basha e shtyu mbledhjen për të shtunën paradite, atëherë kur sheshi në anën tjetër do ndizet nga protesta e paralajmëruar.

Shtyrja e mbledhjes u interpretua si fitim kohe nga Basha që sot ndodhet në pikën e tij më të ulët në parti.

Në një koment, Ervin Salianji, një prej mbështetësve kryesor të kryetarit deri para 6 marsit, shkruante ndër radhë në Facebook se lutjet e kryetarit për një shans tjetër nuk pinë më ujë.

“Lulzim Basha duhet të ikë!  Megjithëse në këto orë po përpiqet të blejë kohë e të manipulojë duke u përgjëruar ‘edhe për njê tjetër herë të fundit’ e cila nuk ka fund, po tenton të çojë PD drejt fundit!”, komentoi ai.

Në një deklarim për mediat, të enjten, Basha u tha gazetarëve se ai po reflektonte dhe do të merrte përgjegjësitë e tij, duke bërë dy hapa pas nga deklarata që habiti edhe vetë mbështetësit e tij se nuk kishte humbur asnjë palë zgjedhje.

Megjithatë ai la amulli nëse do të dorëhiqej përfundimisht nga detyra e kryetarit apo do të kërkonte votëbesim në bazë, (që me gjasë mund të jetë kjo e dyta) sa kohë që vetë ai ka filluar të koordinojë punët me kryetarët e degëve, (ata që njohin edhe strukturat), duke shmangur deputetet qejfmbetur ndaj tij.

Edhe Berisha nuk e përjashtoi mundësinë që ai të futet sërish në garën për kryetar.

“ Megjithatë në rast se z.Basha e ndjen se mund të marrë pjesë në garën që do hapet për të gjitha forumet, ai nuk është i përjashtuar. Ne nuk përjashtojmë. Ai dhe çdo anëtar e ka rrugën e hapur. Ai bën zgjedhjen e tij. Ne jemi të hapur”, tha ai.

E sigurt është se deri me tani variantet që po qarkullojnë janë të shumtë, nga drejtimi i PD-se me një grup kolegjial e deri tek përcaktimi i emrave konkret që mund të futen në garën për kryetarin.

Ndonjë syresh që ka garuar përballë Lulzim Bashës për kryetar e ka lënë sërish të hapur mundësinë se mund të garojë.

Të hapur garën e la edhe Grida Duma në intervistën që ajo dha në emisionin “Opinion”, kur u pyet nëse kishte ambicie për të drejtuar partinë

Gjithçka po luhet në tavolinë, aty ku paktën dy palë në PD nuk po i bashkon Berisha por qëllimi i përbashkët; largimi i Bashës.(SI)

2 komente në “Negociatat: Nga kërkesa për të përjashtuar Bashën e deri tek shtyrja e Kuvendit nga Berisha, beteja tek grupi parlamentar”

  1. Një qytetar says:

    Kur Basha thotë nuk kam humbur asnjë palë zgjedhje, mendoj se ka plotësisht të drejtë. Basha vetëm 6 muaj ka kryetar PD-je, gjithë historia e PD tregon qartë se kjo parti për kryetar ka patur vetëm Sali Berishën. Kush thotë të kundërtën është thjesht një hipokrit dhe interesaxhi i fëlliqur. Këtë fakt, që PD, përjetësisht nga themelimi dhe deri në datën 9 Shtator 2021 është udhëhequr me brutalitet nga Berisha e di i madh dhe i vogël në PD. Atëhere si paska humbur Basha në mënyrë permanente? Apo kur humbet PD fajin e ka Basha, kur fiton suksesi vjen nga “politika brilante” e Berishës. Në PD vazhdojnë sipas traditës; ngaqë nuk kanë çfarë t’i bëjnë gomarit, i bien samarit.

  2. 1 says:

    Te gjithe plehrat do bashkohen perseri reth kryeplehres Sali Mizat nuk rine dot larg mutit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje