Rusia dëgjon të vërtetën nga televizioni shtetëror: Pushtimi i Ukrainës, edhe më i keq se ai i Afganistanit

11 Mars 2022, 11:56Politika TEMA

Rusëve iu transmetua një pjesë e së vërtetës në lidhje me luftën në Ukrainë mbrëmjen e së enjtes në një nga televizionet shtetërore me shikueshmërinë më të lartë.

Të ftuarit u shprehën se pushtimi që Rusia po i bën Ukrainës është edhe “më i keq” se ai i sovjetikëve në Afganistan, i cili solli edhe rrëzimin e Bashkimit Sovjetik.

Semyond Bagdasarov, një akademik, i ftuar në një emision në televizionin “Russia 1”, i bëri thirrje presidentit Vladimir Putin që t’i jepte fund sulmit, ndërsa paralajmëroi se aleatët si Kina e India, mund t’i kthejnë shpinën shumë shpejt Rusisë.

“Kanë më shumë njerëz që luftojnë dhe janë më të trajnuar se ne në përdorimin e armëve. Nuk na duhet kjo. Mjaft më. Nëse këto pamje do të shndërrohen në një fatkeqësi humanitare, edhe aleatët tanë si Kina dhe India do të detyrohen të distancohen nga ne”, tha Bagdasarov.

11 komente në “Rusia dëgjon të vërtetën nga televizioni shtetëror: Pushtimi i Ukrainës, edhe më i keq se ai i Afganistanit”

  1. fukaraji20 says:

    Populli sovjetik ka njeres me mendje te kthellet qe t’i shpjegojne popullit cmendurine e Putinit me Ukrainen..!!!

    1. Shkodrani says:

      Po mbasi po e humb luften, nxorri nje dordolec qe te justifikoje terheqjen.

  2. Rusofil grek says:

    India nuk eshte kurre aleate e rusise…
    Kina nuk mund te kete ekonomi pa investime nga perendimi. Kina po e shikon se cfare po i behet ruseve nga sanksionet

    1. anti25642654censurë says:

      hë për hë,india ka të gjithë armatimin nga rusia!!
      është në krah të rusisë në këtë moment,po ta shohësh dhe si votoi në OKB para pak ditësh!edhe pakistani ishte në anën e rusisë si dhe kina!!
      nga këto kina është treguar më e kujdesshme!!
      kuptohet janë më të mënçurit!ata e dinë fare mirës se pa tregun perëndimor,pa investimet perëndimore,ajo është e humbur!!

  3. kodrasadikit says:

    Perendimi bsoj se eshte kthelle nga mendja !! Rusija e sllavet jan si zjarri ku shkojne djegin e shkrumojne dhe vendi mbetet primitiv dhe nja 100 vite prapa !! Shiqone Shqipnin me ligje socjaliste e komuniste spo e bejme nji hap perpara me mentalitete primitive sllave !! Sikur perendimi te ishte unik dhe i vendosur ne rruge te lirise e demokracise Serbija edhe sot e kesaj dite duhej te ishte nen sanksione te rrepta per krimet qe i ka bere ne Kroaci ne Bosne e Kosove !!!

    1. ben says:

      Ti mire e ke o mik, por Serbia ka te beje me Europen kurve, ndersa rusi me SHBA-ne. E di edhe bufi qe Amerika te ben gjemen dhe ka nje politike te jashtme konstante. Me nje fjale Amerika vete vendos e vete vulos, ndersa ne BE duhen shekuj per te ndermarre nje veprim apo vendim te caktuar. BE-ja eshte si puna e atij kotecit me shume gjela, qe sejcili kendon sipas qejfit te vet.
      Persa kohe qe Rusia do jete faktor ne arenen nderkombetare, BE-ja do jete e dobet, pasi kontradiktat midis Frances dhe Gjermanise do bejne qe Franca dhe prostituta e saj, Hollanda te anojne nga ana ruse dhe te favorizojne shtetet qe jane vasale te Rusise sic eshte Serbia.

  4. Astrit says:

    U ndjeva mire kur mora vesh qe ruseve po u thuhet pak nga e verteta qe po ndodh ne Ukraine. Para dy ditesh po shija stacionet e lajme Ruse dhe u ndjeva keq kur pashe se nuk kishte asnje lajm per luften qe po behet nme Ukraine. Çdo gje ne tv ruse tregohej me ngjyrat roze. E verteta po fshihej. Me kujtoi kohen e diktatures komuniste ne Shqiperi.

    1. Petritit says:

      Ti Astrito vazhdo te ndihesh mire, te ndodhka shpesh, lum si ti.

  5. Blendi Fevziu says:

    Censura me grusht te hekurt e Putinit mbi mediat ruse me kujton kohen e tashme te pionierit te xhaxhi Enverit i quajtur EDver Rame Vuciqi.

    1. ben says:

      Deshe te thuash Salih komunist Berisha, nje legen qe se lante doren qe i kishte dhene idhullit te tij Enver qe sot e shan nga mengjezi ne darke.
      Ti more mik, duhet me qene nga ndonje katund i larget se ndryshe nuk do perafroje Ed Ramen me Enverin.
      Ata qe e kane njohur Edin ne rinine e tij e dine se sa “fort e donte” ai regjimin e Enveri.
      Ne te kunderten, Salihu jot plasi qe te behej mjeku Enverit dhe te kishte mundesine qe ti lante bythen dhe hiqte shurren.

  6. Ceni says:

    Ky lajm, transmetuar nga agjensite nderkombetare, nuk jepet i plote. Ka pas disa te ftuar ne TV Russia dhe ata jane shprehur kunder luftes. Natyrisht te permbajtur. Nje i ftuar i ben thirrje Putinit, te ndalet lufta. Denazistikimin s ‘mund ta beje rusia po vete ukrainasit, sepse do duheshin 1.5 milion ushtare- thote nje tjeter. Apo- keto sanksione nuk jane pare deri tani dhe do mbetemi vendi me i zoluar ne bote- nje tjeter. U permend afganistani dhe bombardimi i kopshtit te femijve. Nuk eshte ndonje lajm kushedi cfare. Po ben pershtypje pasi ne rusi media kontrollohet totalisht nga regjimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje