Shqipëria me sytë nga Arabia dhe Emiratet Arabe për naftë, Rama-biznesmenëve: Keni mundësinë të lani mëkatet dhe të tregoheni patriotë, duke mos fituar këto kohë

11 Mars 2022, 10:04Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi në takimin me furnizuesit të thirrur sot për rritjen e çmimit të naftës se problemi më i madh sot nuk është kosto por mungesa e produktit.

Ai deklaroi se janë në bisedime me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara duke theksuar se kjo ishte arsyeja e takimit të tij me princin e kurorës.

Rama u shpreh se këto tre muaj bizneset në këtë sektor nuk do të kenë fitime ndërsa iu drejtua atyre duke shtuar se kjo është një periudhë e mirë për të larë mëkatet.

“Unë nuk jam ideolog i tregut të lirë apo i shtetit si fuqi diktuese në ekonomi. Besoj se liria është themelore dhe nuk i shkoj teorisë që shteti duhet të futet për të kontrolluar çmimet.

Por kjo është kohë lufte. Unë kërkoj angazhimin tuaj me hir. Ligji do ta bëjë këtë me pahir. Ju e dini më mirë se unë. Çështja themelore që ne kemi dhe ajo që na kërcënon më shumë nuk është çmimi.

Është mungesa e produktit. Gjithë kjo përpjekje për imponim që po bëhet edhe në vende të tjera mund të sjellë në pikën që nuk ka naftë apo energji. Problemi jonë kur dalim në treg nuk është vetëm se çmimi është çmenduri.

Çështja është se nuk e gjen produktin. Nuk do administrojmë çmime arbitrarisht. Por do bëjmë transparencë të përditshme që njerëzit ta kuptojnë. Ministrja do flasë për rezervën faktike që duhet të jetë e garantuar.

Ndërkohë ne kemi nisur punën. Një nga arsyet kryesore pse vizituam princin e kurorës në Emiratet e Bashkuara ishte për të kërkuar një mundësi. Ishte kjo arsyeja pse ministrja e Jashtme vizitoi Arabinë Saudite. Askush nga ju nuk rrezikon të mbetet pa bukë.

Do dëshiroja shumë që këtë gjë ta bëjmë me një sens patriotik. Askush nga ju nuk rrezikon të humbasë atë që ka fituar. Por ka sot detyrimin për këtë periudhë që është. Nëse zgjat më shumë se tre muaj është situatë tjetër jo për ju por për të gjithë.

Për këtë periudhë kohe duhet ta ndani mendjen që do rezistoni dhe nuk do fitoni. Kjo është një mundësi e artë që të shpërlaheni nga mëkate dhe të ktheheni të fitoni sërish”, u shpreh Rama.

9 komente në “Shqipëria me sytë nga Arabia dhe Emiratet Arabe për naftë, Rama-biznesmenëve: Keni mundësinë të lani mëkatet dhe të tregoheni patriotë, duke mos fituar këto kohë”

  1. bobi says:

    Po kur e dike qe benkerkan mekate pse i le te mekatojne o padron.Ai Dekar Biba per cfare paguhet nga taksat tona apo vetem per te vene buzen ne gaz

  2. Dori says:

    Sqarim per zotin kryeminister dhe Balluken e energjise qe nuk ja ka fare haberin naftes.

    JO, Nafta dhe Karburanti qe perdoret per konsum nuk jane e njejta gje. Nafta bruto eshte lenda e pare, nga e cila dalin dhjetera nenprodukte, me te njohurat benzina dhe “nafta per makinat”. Nenproduktet e naftes vijojne nga vajrat e makinave, tek asfalti, e deri tek pjeset e telefonave celulare…
    PO, kjo nafte prodhohet kryesisht ne vendet arabe, por edhe ne Shqiperi.
    JO, kjo nafte nuk na hyn ne pune ne Shqiperi pasi eshte nafte bruto/lende e pare dhe jo Karburant per makinat. Qe te perpunohet kjo nafte ka nevoje per nje rafineri. Rafineria eshte ai Kombinati i Perpunimit te Thelle te Naftes ne Ballsh qe Rama e shiti per hekur me kile sepse ishin hekura te vjetra.

    Pak kulture te pergjithshme:
    Edhe pse vendet Arabe, Amerika, Rusia, etj jane prodhuesit me te medhenj te naftes, nuk do te thote qe ata jane edhe prodhuesit e Karburantit. Prodhuesit me te medhenj te Karburatit jane ketu afer nesh, si per shembull Holanda, qe eshte prodhuesi i Karburantit me i madh ne bote. Madje kompania me e madhe holandeze ne kete fushe, Shell, ndodhet edhe ne Tirane. Ka nenshkruar nje marreveshje hidrokarbure me Ministrine qe sot drejton Ballukja. Vete Rama i ka shkuar per qoke ne vendin e punes.

    Shkurt, qarte dhe paster: Nese ministrat e Rames shkojne ne Doha, Dubai apo ne ndonje vend tjeter ekzotik, te jeni te sigurte se hane byfteke me fije ari dhe nxijne fundshpinen ne diell. Nese do kerkonin Karburant, qe ne fakt nuk ka nevoje ta kerkosh se ate e kerkon vete Kastrati dhe kastratet e tjere qe shesin Karburant, dhe deri me sot nuk jane ankuar asnje here se nuk ka Karburant ne treg apo te ankohen se nuk po gjejne dot cmime te mira.

    1. Roberto says:

      Pse vertet Rama nuk e di qe nga nafta dalin nenproduktet qe kerkohen sot ne treg??? Mos fol kot o Dori. Keto i kemi mesuar qe ne klasat fillore te shkolles. Jam dakort qe qeveria duhej prej dhjetra vitesh te mbante nen kontroll cmimin e naftes dhe produkteve te tjera qe dalin prej perpunimit te saj por gabim kane te gjitha qeverite prej 30 vjetesh dhe krimi me i madh eshte privatizimi qe beri Saliu me Rezart Tacin. A i jepet nafta privatit?? Nafta eshte sektori me strategjik i nje vendi. Po gruri?? Haruat si u zhduken fusha te tera me grure dhe u betonizuan apo u mbollen me kultura te tjera pa menduar per ditet me te keqija??? Budalla ishte Enveri qe beri c’mos te gjente vendburime te reja nafte??? Po per grurin qe ja u vuri detyre te gjithve per sigurimin e bukes ne vend??? Po hidricentralet??? E imagjinoni sikur mos kishe mundesi te siguroje energji elektrike sic eshte Kosova sot?? E shikoni tani qe jemi te varur nga te tjeret???? Pse kot thuhet atehere qe eshte aktuale edhe sot qe :- Varesia ekonomike eshte dhe varesi politike??? Enveri ishte kush ishte por kishte plot gjera te mira dhe mendonte per prespektiven si dhe per interesat strategjike sipas kohes ku jetonim qe nga mbrojtja me bunkeret,etj etj ashtu dhe persa i perket ekonomise me aq pak mundesi qe kishim dhe vetem tornot qe kishte uzina e armeve ne Polican te ardhura nga Suedia te cilat fusje detalin dhe dilnin armet nga ana tjeter u blene me flori ne dore se nuk i jepte kush. Po ate fjalim qe mbajti dhe foli per “CELSIN E OTRANTOS”? E mban mend njeri??? Pra ai tha :- Pa nxjere ndonje sekret Sazani dhe Karaburuni jane te veshura me beton dhe hekur pra Celsin e Otranos e kemi ne. Tani c’te them me shume??? I shkaterruam te gjitha. Tani jemi njesha per llafe se punen e mori lumi. Te shpresojme me te miren dhe ti japim fund abuzimeve te paskrupullta te monopolit te naftes,grurit dhe produkteve te tjera ushqimore.????????

      1. Dori says:

        Mbase i ke mesuar ti o shoku ne fillore. Rama ka bere liceun, nuk i ka mesuar. Ballukja nuk ka bere shkolle fare, vetem ku u rrit beri kurset e Aviacionit CIvil. Ata mendojne se nafta qe del nga pusi hidhet ne makine.

        Sa per te tjerat, fushat tona me grure qe mjaftonin per te gjithe Shqiperine dhe gjysmen e botes..a m’qafsh. Shqiperia nje kokerr gruri ne harte ka resurse kaq te medha sa te prodhoje vete dhe te mbaje edhe fqinjet me prodhim.
        P.S: Po ate celsin e Otrantos nga e nxorre?

        1. Roberto says:

          Me sa duket ke informacione te gabuara Dori per shkollimin e tyre por pak rendesi ka. Ky eshte mendimi yt ndersa per Celsin e Otrantos kerko ne youtube ate fjalim qe Enveri e ka bere shume vite me pare dhe do e kuptosh perse behet fjale. Ata qe e kane jetuar ate kohe e dine.

  3. Trojan says:

    Po ky eshte legen ,po ti me kastratin je kembe e bythe keni biznese bashke ,cfare ultimatumi ju ve atyre ti sahanlepires

  4. Taulant says:

    Ik o legen ndyresir kryeminister kerrici i Vucicit.
    Deri djet thoshe ekonomi tregu cmimet si vendos qeveria etj.
    Po ne Shqiperi nuk ka ekonomi tregu bastard.
    Eshte nje ekonomi e monpolizuar nga 10 oligark prej te cileve ti merr 20% si me lejet e pallateve qe ndertoheshin ne Tirane kur ishe kryatar bashkie.
    Nuk u bere as sa Kosova mos te flasim Maqedonia e Mali i Zi ku cmimi i naftes eshte shume here me i lire.
    Mbase e ke te shkurter te zhdukesh me kuc e me mac prej renkimeve te popullit te vuajtur.

  5. Geopolitika 123 says:

    Me bllokimin e Rusise bota do humbi 5 milion fuci ne dite. Irani ka infrastrukure te shkaterruar nuk mund te prodhoje me shume se 200 mije extra. Arabia dhe Emiratet jane ne gjendje me te mire dhe mund ta shtojne prodhimin deri ne 1 milion fuci brenda 6 muajve. Amerika dhe Kanadaja dhe te tjeret mund te kontribuojne me 1 miljone fuci ekstra por prap do kemi 3 miljone fuci me pak per konsumatoret. Prodhimi nuk rritet me celes. Investitoret Kane frike dhe bankat Kane vene restriksione per fossil fuels pra problemi nuk do jete cmimi qe sigurisht for jete larte por mungesa e naftes. E njejta situate eshte me dritherat ne glob. Biden nuk ka zgjedhje por vetem te ndaloje eksportin e naftes nga Amerika se ndryshe do humbi thelle ne Nentor. Kjo do ta beje situaten edhe me keq sepse pervec Rusise botes do ti iki edhe nafta e Amerikes. Kjo eshte situata e shpjeguar thjeshte. Shihni cfare do ndodhi per 1 muaj. Kjo do vazhdoje per te pakten 1 dekade.

  6. joel shkodra says:

    Ia ke gjetur tamam, o Rame, kohen per te lare mekatet. Sapo ka filluar periudha e “krezhmeve” qe zgjat 40 dite e pastaj vine Pashket dhe keshtu nafteshitesit do te dalin te lare para “Perendise” diten e Pashkeve. Por, qe t’i fale “Perendia” ka nje kusht: nuk duhet t’i bejne me keto mekate. Le te mesojne mekate te tjera, te reja qe keshtu Rama, ne krezhmet e tjera, t’i kerkoje prape te lajne mekatet. E keshtu pambarim deri sa te mbyllim syte ne, ai dhe ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje