Deputeti Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas një lajmi të botuar Tema, shoqëruar me një foto të gazetës Panorama ku shikohet në kafe me deputetët Paloka dhe Noka.
Gjekmarkaj sqaron se “qëndrimet dhe bindjet nuk i ngatërroj kurre me raportet personale e njerëzore! Gjithmonë u flas kolegëve , pi kafe me ta, socialist e demokrat, te ” foltores” apo këdo tjeter. Nuk bëj luftë klasash, nuk mund ti ndaj unë në të mirë e të keqin!
Profesioni me ka bërë të pi një gotë verë me Sali Berishen, Edi Ramen, Ilir Meten e Lulzim Bashen e shumë të tjerë para se të bëhesha deputet! Do rri e do i flas kujtdo që ma do qejfi ! Dërguesit e kesaj fotografie të cilët i pashë kur ma bënë më bëjnë me qeshe me këtë “kapje mat” !! Gjej rastin të përsëris se dëshira ime është të bashkohet PD , të ketë gare dhe lider të ri ! Ky lider nuk duhet të jetë më Sali Berisha , nuk duhet të jetë më Lulzim Basha, e asnjëherë Agron Gjekmarkaj! Nëse Sali Berisha kthehet si Kryetar i PD personalisht nuk do të jem më me atë parti!”
E keqja qendron ne faktin se ti e disa tipa si puna jote qe e mbani veten si reformatore e perparimtare jeni shume me kot se Berisha….si mund te riformohet pd kur ndani te njejtin mentalitet me paloken e mulin….???
Po pse lodhesh me pergenjeshtrime o Gone!
Ska nevoj ta perseritesh per Bashen te pakten. E di edhe bufi qe ai sdo te jete me kryetar i PD.
Problemi eshte Berisha, dhe ata ustallsret pertej oqeanit qe kane thesin me lek nuk e duan Berishen. Ata ne fakt po mundohen te bejne te njejten gje me Trumpin por kane frike se e pane 6 Janarin.
Me dy fjale edhe Rama te vij kryetar PD nuk eshte problem per shume nga ju. Problemi eshte Berisha.