Rama: Nuk e heqim TVSH-në për naftën: E provuam me bukën, nuk solli ulje të çmimit

10 Mars 2022, 19:05Politika TEMA

Kryeministri Rama ka njoftuar se qeveria nuk do të heqë TVSH-në për naftën. Përmes një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, ai tha se heqja e TVSH-së u provua kohë më parë me bukën, por që nuk solli uljen e çmimit, pasi dorën e lirë të tregut nuk  i lëviz çmimet sipas urdhrave të qeverisë.

“Nuk funksionon kështu. Ne e hoqëm TVSH-në për bukën para shumë kohësh  dhe rezultati nuk solli asnjë ulje çmimi. Pse? Sepse si rregull dora e lirë e tregut nuk i lëviz çmimet sipas urdhrave të qeverisë.

Atëherë mos duhet të rrimë duarkryq? Në asnjë mënyrë jo.

Këtu duhet t’ju kthej pak në ditën e tërmetit dhe pandemisë dhe siç i dolëm në mbrojtje dhe familjeve të këtij vendi ashtu do t’i dalim sërish në mbrojtje familjeve të këtij vendi në këtë situatë krize.

Por ama duhet disa orë për t’i bërë gjërat bashkë dhe për të planifikuar disa hapa për të mos thënë nesër që i harxhuam të gjitha fishekët menjëherë. Ne do të njoftojmë si do ta adresojmë këtë problematik të nxehtë.

Si e kuptoj unë detyrën, unë nuk fle edhe kur të gjithë ata që na japin këto recetat e gatshme flenë. Unë njoh aq shumë me detaje realitetin e familjeve në Shqipëri dhe askush nuk mund të më japë mua leksione”, tha Rama.

4 komente në “Rama: Nuk e heqim TVSH-në për naftën: E provuam me bukën, nuk solli ulje të çmimit”

  1. franci says:

    Eshte e drejte qe e ule te buka dhe cmimin vampiret nuk e ulen por shteti cfar ben…..??? Perse nuk i masakron….?? Per cfar eshte shteti….?? Po bota si vepron ndaj spekullatoreve te cmimeve…..?? Nuk zgjidhen vetem me venie gjobash por me heqie licencash ndaj spekullimeve…
    Thirri mendjes, mos perfito se opozita ka vdekur sepse po krijohet viti 97,popullit i ka ardhur ku nuk mban, rroga pensione ndima sociale jane qesharake….

  2. Juristi says:

    O Edo, kujdes se do te rreshkasi koma.Mos e merr si tallava kete muhabet.Jane shume te irrituar njerzit.Me ate bashkebisedim,ose me mire mono bisedim,fole si deshe,me nje fjale lloqe kot.Atehere mbaje fort Kastratin me shoke,e vk cmimeve.Vetem pse rriten cmimet duke pasur edhe tre muaj depozita-sic thone ata-ti duhet ti kishe penalizuar keto oligarke.

  3. Martin says:

    TVSH nuk e ka ne dore Rama, por FMN, qe ia ben koqet bige kryeministrit qe i ka borxh 81% te Prodhimit Bruto te Shqiperise.

  4. rexha 10 says:

    Ku keni pare qe tvsh te vendoset teke buka .Ne funde te fundit c’fare eshte tvsh ????? eshte nje takse ku populli duhet tia paguaj televizionit shteterore per sherbimet edukative qe i dhuron .Ne rastin e Shqiperise ,tvsh i shkone TOPE CANAL ,ne vende qe te shkoje per televizionin shteterore . CFARE tvsh do te paguajne ata te shkrete kure ne shtepi nuke kane televizore ??? Sepse ky ja ka vendosur teke buke ,,ku me nje fare mynyre do te ushqehen njerzit . Eshte bere i pa permbajteshem ,duke ja futur atije populli thiken deri ne palce . Mose i paguni taksat e vendosura pa kriter,sepse nuke ekzistone ne bote nje takse e tille teke buka ,milli ,apo orizi .Po ju rrjepin per se gjalli ,ngrihuni dhe tregojani vendin hajduteve te kamufluar nen petkun e ligjit . KY KRYEMINISTER ESHTE NJE FRIKACAKE ,DHE BENE ATE QE DONE ME ATE POPULL ,SEPSE JA KA MBYLLUR GOJEN ISHE KRYEMINISTRIT TJETER ,SEPSE U SHPALLE KRIMINELI I ATIJE VENDI .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje