Nga Skënder Minxhozi
Fitorja e pretenduar elektorale e Sali Berishës në 6 mars e ka shkaktuar një tërmet. Por është tërmet i pjesshëm dhe me pasoja lokale. Ka dëmtuar rëndë zyrën e Lulzim Bashës, i ka thyer orenditë dhe ka plasaritur muret e selisë zyrtare të PD. Por ka dështuar të japë një sinjal politik me rezonancë kombëtare. Ka shkundur opozitën, jo pushtetin.
E gjitha kjo për një arsye shumë të thjeshtë numerike: Berisha ka mundur Bashën, por as që i është afruar fjala vjen Voltana Ademit, në bashkinë e vetme që fitoi, në Shkodër, qëkurse opozita ka marrë pjesë në një palë zgjedhje lokale.
Le ta shpjegojmë numerikisht fitoren e vogël të Sali Berishës në Shkodër, pasi në bashkitë e tjera ai duhet të kënaqet me vendin e dytë. Në zgjedhjet e fundit lokale, në vitin 2015, kandidatja demokrate për Shkodrën Voltana Ademi mori 38,7 mije vota. Siç dihet, në 2019 opozita i bojkotoi zgjedhjet. Duhet thënë se Voltana Ademi i mori rreth 39 mijë votat në kushtet kur aleanca PS-LSI bënte që ajo ta kishte përballë, e jo në krah, partinë e Ilir Metës. Dhe siç dihet LSI ka jo pak vota në Shkodër.
Shtatë vjet më vonë shumë ujë ka rrjedhur nën urën e Bunës dhe shifrat e opozitës nuk janë aty ku ishin në vitin 2015. Megjithëse fitoren e mori sërish një kandidat i djathtë, Bardh Spahia. Kryebashkiaku i ri mori në 6 mars 20.1 mijë vota me siglën e Shtëpisë së Lirisë. I mori duke pasur me vete edhe votat e LSI, që këtë radhë, siç ka ndodhur jo rrallë që nga viti 2004, ka ndërruar llogore.
Spahia është pra sot më shumë se 18 mijë vota prapa Voltana Ademit, megjithëse Sali Berisha deklaron përditë se kjo ka qenë fushata e tij më e mirë për zgjedhjet lokale, qëkurse është në politikën aktive. Berisha e thotë me zë të plotë dhe me mburrje se është rikthyer. Dakord që është rikthyer, po në çfarë termash, në çfarë shifrash dhe përmasash? Po ndërton një strehë për vete, prej ku të vijojë sherrin me Amerikën, apo po përgatit fitoren ndaj Edi Ramës?
Po ndodh e para, jo e dyta. Sali Berisha mund të jetë i kënaqur me veten, por duhet të pyesë demokratët, nëse ai premton rrëzimin e Ramës kur s’ka arritur të rrëzojë as Voltanën.
Për ta plotësuar Vaterlonë e shifrave të së djathtës aktuale përballë zonjës që qeverisi Shkodrën në shtatë vitet e fundit, mund t’i shtojmë 20 mijë votave të Spahisë edhe 7.7 mijë votat e kandidatit të Lulzim Bashës. Sërish, të dyja fraksionet e sotme të PD-së rezultojnë më shumë se dhjetë mijë vota nën Voltana Ademin e vitit 2015.
Rezultati i Voltana Ademit shtatë vite më parë përbën një nivel fiziologjik mbështetjeje që PD ka në atë pjesë të vendit. Është një fakt i ditur se Shkodra dhe Vlora janë dy bastione që nuk ndërrojnë krah prej dekadash, secila në ngjyrën e vet politike.
Opozita e sotme duhet ta kishte atë rezultat si objektivin parësor, për të shpresuar për themele të shëndosha për projektin e rikthimit të saj në pushtet. Ajo që ndodhi është në fakt diçka krejt e ndryshme. Në 6 mars, si në Shkodër ashtu dhe në pesë bashkitë e tjera ku u votua, Berisha dhe Basha morën një leksion të hidhur për qorrsokakun ku e futën PD në vjeshtën e shkuar. Rënia në shifra e opozitës (në vend që të binte pushteti nëntëvjeçar i Edi Ramës), shënon batakun e rrezikshëm ku ka rënë e djathta, pas shpalljes non grata të Sali Berishës. I cili mund të këndojë sa të dojë fitoren në Shkodër, por duhet t’u thotë shkodranëve e shqiptarëve se çfarë fitoreje arriti: atë të menaxhimit të taksave bashkiake dhe të kanalizimeve të Shkodrës, apo fitoren që të çon në krye të shtetit në të ardhmen e afërt?!
Minxhoz nuk eshte e vertet qe mundi Berisha – Bashen, eshte loje edhe tymi do ti dale shpejt kesaj.
Minxhoz ti je mender analist apo gazetar jo sepse nuk ke zgjuarsi apo inteligjence por sepse si shume te tjere koleget tuaj nuk po i permend se ata dihen edhe jane aty gjithmon edhe per cdo gje te gjithe diturit e pashkolluar apo me diploma madje te varura ne korniza por sepse ju jeni formim i nje fryme komformiste edhe e mbeshtetur ne interesa te dites sepse shqiperia fakqesesht keshtu po menaxhohet edhe vazhdon te mbahet prandaj ben Berisha te fortin se ju di ju te gjitheve keshtu i intereson atij apo ayre ne politike e ju te gjithe ne fund te fundit ky produkt jeni, psh klasa jone politike ben nacionalistin kur shumica e biznenseve vijne nga serbia apo bejne perendimorin ne TV kur ne mendje jane akoma otomane apo bejne antikomunistin kur ne mendje edhe shpirt jane jo komuniste ( ketu nuk flas per ata idealistet) por Enverista.
Kjo qe ndodh sot ne shqiperi eshte nje investim i madh 30 vjecar pa llogaritur edhe ato 50 vjetet e Enverit se ketu keshtu eshte vazhdo vazhdimin te njejtit jane edhe bejne gabim kur thone keto 30 vjet demokraci por duhet thene nga 1944 e vazhdim thjesht ndryshim qeverish lufte klasash brenda llojit edhe pershtatje per mbijetese te se keqes qe ka pllakosur shqiperine keshtu qe kjo analiza jote nuk eshte drejte por eshte thjesh nje shkrim ti ke te drejten tende te besh analize edhe opinion.
FITOI POR KE FITOI BERISHA FITOI FUNDIN E TIJ DHE ATYRE QE E NDJEKIN.
Unë nuk shtyhen aq larg sa komentuesi “Shkodra” që e ka zanafillën që nga 44.
E vërteta, sipas meje, është që analisti Minxhozi, shtjellon me vërtetësi dhe korrektësi e profesionalizëm, problemet që shtron.
Për këtë lexohet me ëndje.
Nuk ka rendesi sa e shtyn ti apo kushdo tjeter shkrues ne raport me zanafillen e prapesive politike ne shqiperi rendesi ka thelbi qe komentusi Shkodra me shume te drejte shkruan persa i perket asaj fatkeqesie qe ne shqiperi nuk po krijohet akoma nje klase politike apo nuk po dalin njerez te cilet ta ngrejne kete popull edhe te zhvillohet ashtu si te pakten vendet fqinje jane.
Mjaft me hipokrizira
Po çvazhdoni te hani Mut more analiste.
Ngaqe nuk ju dolen parashikimet me Lulin tani merrni me çdo lloj akrobacie me I hudh miletit çorben tuaj te prishur. Faktet jane kokforte.
Berisha I terhequr prej 8 vitesh, me Ameriken kunder. Qeverine kunder, Lulin kunder nje tabor bythelepiresish aanaliste kunder, bile edhe me kushtet atmosferike te disfavorshme arriti te marre mbi 30% te votave te elektoratit. Ju vazhdoni hani Mut.
Berisha Berisha Berisha………………..edhe keto dite lufte dhe abuzimi skandaloz me cmimet ti more burre KURVE po aty e ke menjen. Te qifte Saliu robt,vemje i peshtire
Hallall edkokaina. Fjale me mend dhe me vend. Po me nje ndryshim Saliu nuk u qi robt ktyrw bythqirave. Ua qi Ramaqiri.
Brenda LSI-se ka plasur sherri midis Likes dhe Monit ku kjo e dyta i paskerka kerkuar llogari Likes se perse ky kualicion eshte quajtur “shtepia e Lirise” dhe jo “shtepia e Munikes”! Ndersa persa i perket zgjedhjeve ne Shkoder,shkodra eshte zaptue pre lloj lloj malsueri njesoj si Tirana e per rrjedhoje kane votue vetem te ardhunit pasi vendalinjt gjysa kan ikun e gjysa jan vra!Pytja ashte se nen drejtimin e Spahis “2” a do te kete perseri ndonje “2 Prill”? Uni thomi se po.