Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar interpelancë me ministren e Bujqësisë Frida Krifca për problematikat që po has dhe pritet të hasin qytetarët shqiptarë për shkak të situatës së krijuar nga rritja e çmimeve të karburanteve, krizës energjitike por edhe pasojave të luftës në Ukrainë.
Braçe tha se “jemi në mes të një krize që do jetë dhe krizë ushqimore”.
“Kam paraqitur dy kërkesa për interpelancë me ministren e Bujqësisë që kanë dalë jashtë afatit. Interpelancat nuk janë fakultative, ministri thirret e detyra e ministrit është të paraqitet madje në kohë.
Do ju lusja shumë të planifikoni këto interpelanca sa kohë që ka problematika për të cilat duhet folur këtë në Parlament për të përmirësuar e për ti ardhur në ndihmë njerëzve.
Sa kohë ka problematika tek njerëzit për të cilat duhet të kemi përgjigje, dhe nga qeveria, dhe nga institucionet në kohë.
Tani jemi në mes të një krize që do jetë dhe krizë ushqimore po të doni, përtej krizës së cmimeve, për të cilat na nevojitet bujqësia kombëtare.
Tani të ulim sa më shumë kostot që mos të varemi nga situata të ndërlikuara si kjo e luftës apo situata spekulative të cmimeve në treg”, tha Braçe.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tha se interpelancat “janë dakortësuar për t’u bërë në seancën e datës 17 mars”.
Z.Braçe,
Dritherat shpallini produkt strategjik.
Qeveria te beje subvencionime, kontroll te çmimeve te tregut.
Veç grurit vjeshtor, te mbillet dhe grure pranveror ne zonat veriore dhe juglindore(Gjate gjithe marsit)
Fara te blihet nga Finlanda,Suedia apo Kanadaja. ta beje Ministria e bujqesise me fonde nga buxheti.
Le te lihen pa u bere disa km.rruge.
Zija e bukes eshte nje tmerr.
Detyrime ligjore per ta mbjelle gjithe siperfaqen e tokes are.
Ne Ministrine e Bujqesise nje grup pune per kultivimin e drithrave.
Te vihen ne vemendjen e qeverise mendimi teknik i QTTB -ve vecanerisht trashgimtaret e IMO ne Shkoder per misrin apo QTTB Lushnje dhe Korce qe mbulojne e finacohen per problemet prodhimit te grurit dhe ne bashkerendim me Enti Shterer i Farave dhe Fidanave dhe drejtorine e politikave ne Ministri te ndihmojne qeverine per nje progaram e startegji te vecante per rivlersimin e prodhimit te dritharave nga fermeret e vendit tone.