Berisha harron që zgjedhjet i fitoi Rama!

9 Mars 2022, 20:10Politika TEMA

Nga Dritan Hila

Ka një ngazëllim të pashoq në kampin e Foltores për rezultatin zgjedhor. Me siguri këtyre ju ka humbur orientimi dhe shikojnë gishtin në vend të Hënës. E gjitha ajo që dëgjojmë është sesi bashkimi i një pjese të PD-së me LSI ja doli të tejkalonte fraksionin e Lulzim Bashës. Shifrat ju japin të drejtë. E kanë tejkaluar me dy herë e gjysëm PD-në zyrtare. Kaq mjafton për të deklaruar që në përplasjen Basha-Berisha, i pari humbi. Por përtej kësaj, gjithçka tjetër është dëshpëruese për kampin opozitar.

Konstatimi që të bie menjëherë në sy është se një pjesë e mirë e demokratëve nuk dolën në votim. Kjo tregoi që vërtet Basha nuk frymëzoi por as Berisha nuk mori më shumë se ndjekësit e tij. Dhe të mendosh që të gjithë këta se bashku nuk ja dolën të tejkalojnë as votuesit pensionistë të Ramës, ata që e shtyjmë kohën duke luajtur domino dhe votimin e kanë si variacion, duhet ti kapë të qarët.

Mundja e Lulzim Bashës nuk ka asgjë për tu gëzuar dyshja Berisha-Meta, pasi rezultati është vajtues për ta. Duke llogaritur që nuk morën as një të tretën e votave, në një votim të ardhshëm rezultati i tyre do të jetë edhe më i ulët, pasi askush nuk mendon se pjesa gri, ajo më sqimatarja, do të votojë këtë dyshe.

Vështirë që të mendohet se në të ardhmen ky 14% që votoi Bashën do të rrëshqasë drejt dyshes arkaike. Më tepër të ngjarë ka që këta të bëhen indiferentë.

Rezultati i të dielës nuk ishte një fitore e Berishës. Mbase një hakmarrje, por fitore kurrësesi. Pas kësaj, një e ardhme e errët hapet për opozitën shqiptare.

Fatkeqësisht Basha tregoi se nuk ka qenë vetëm Berisha që e pengonte, por edhe nuhatja e tij politike, instikti, karizma, deri këtu e kishin maksimumin e tyre. Nuk diti që në gjashtë muaj të shfaqte një profil tjetër nga ai që jemi mësuar apo të bënte një hapje të partisë. Dhe tashmë nuk ka kohë dhe as mundësi ta korigjojë. Profili i tij politik është fiksuar në memorjen e zgjedhësve si profili i një humbësi.

Dyshja e Shtëpisë së Lirisë përveç një pjese të ndjekësve të tyre, nuk përfaqëon asgjë të re. Elektorati shqiptar, pavarësisht se është konservator, nuk është aq dritëshkurtër sa të votojë dy udhëheqës që tashmë kanë barazuar Enver Hoxhën sa i takon periudhës aktive në politikë.

E ardhmja e opozitës shqiptare është e errët pasi në skalionin e dytë nuk ka asnjë figurë që mund të marrë komandën.

Ndërkohë Edi Rama vazhdon përparimin e tij në shifra absolute dhe në përqindje. E majta ka fituar 55% të votave.

Nëse ka diçka që konfirmoi kjo fushatë është prania e Erjon Veliaj si destrojer i cili sa herë i duhet Ramës të bëje qesharake ndonjë lëvizje anti Rama, të marrë ndonjë bastion të opozitës si Vora; apo të shkatërrojë federatën kleptokratike të Dukës, Veliaj është ai që i heq telashet. Por kjo nuk ka pse e gëzon opozitën, përveçse duhet ta dëshpërojë pasi edhe nëse një ditë Rama ikën, ai që do të vijë pas tij do të jetë edhe më i pamëshirshëm./dritare.net

14 komente në “Berisha harron që zgjedhjet i fitoi Rama!”

  1. VALTER says:

    Shofer per vendin e dyte te garantuar nuk i duhet PD!

    1. Skypion says:

      Berisha nuk ka thene asnjehere dhe askund se i fitoi zgjedhjet. Duhet te jesh shume kokebosh qe te aludosh per nje gje te tille.
      Megjithate, ne njefare menyre ai eshte i fituari me i madh i tyre. I shpallur nongrata, i perjashtuar nga Basha, i sulmuar nga i gjithe establishmenti politiko-mediatik i Rama-Bashes, nga 6 bashkite ne gare, ai arriti te fitonte me te madhen, me te rendesishmen, ate te Shkodres. Kjo eshte nje humbje e madhe per Ramen e gjithpushtetshem dhe nje goditje fatale per Bashen. Kjo eshte edhe nje turperim publik per te gjithe hordhite e tyre mediatike, te cilat , qe kur u shpall nongrata, thoshin se Berisha tashme ka marre fund vertete.
      Duke marre bashkine e Shkodres, Berisha u beri mune te gjithe kundershtareve te tyre.

      1. yp Xhixh says:

        O PSIKOPAT, Shkodra ka qene gjithmone non grata, nje qytet bythqirash, hajdutesh, maskarenjsh, mashtruesish, dembelesh e kokskicash. Shkodra ka 30 vjet qe eshte e Hajdareve dhe SalShpellareve dhe nuk kishte pse te ndodhte ndryshe as kete here.

  2. Vranakonti says:

    Eshte e çuditsheme me Berishen dhe Bashen.Berisha gjithe entusiazem i gezohet humbjes,nga gjashte bashki mori vetem nje,kurse Basha gjithe tangairllek e si psikopat,,,thot,nuk kam humbur asnje gare, kur nuk fitoi asnje nga gjashte bashki. Nqs gezohet Rama,po,ka te drejte se fitoi pese bashki nga gjashte. PD-ke eshte nje parti qe si i thon merre,merre,hiqe zvarr me qerre.

  3. sadiku says:

    Ka fjale qe Organizmi qe eshte instaluar ne Ukraine do ta marri Bashen per te gjetur ndonje “shtepi te verdhe “atje per transplantim organesh.Ai kete pune e qane sepse e ka nisur si kariere qe kur ka qene kamarier ne Rinas ,ku sherbente dhe pergjonte.Pseudonimi eshte “xheli”.

  4. Taulant says:

    Keto zgjedhje treguan qe operacioni i shemtuar i ambasadores Amerikane ne Tirane deshtoi.
    Luli duhet te kishte dhene doreheqjen me kohe.

    1. qe te kuptosh says:

      Kjo tregoi se operacioni vazhdon, pasi ka ende taulante dhe taulantina qe i shkojne nga pas nje halabaku si Sal Serbi!

  5. Qemali says:

    Pak fjalë me shumë vlerë. Kush ka mend nga opozita ta kuptojë, jo të flasë 24 orë se Rama po e lë vendin pa opozitë! Absurditet!

  6. Life is game says:

    Tau!
    Basha u be kryetar i Pd ne 9 Shtator 2021. E kupton Besoj, se …

  7. Poli says:

    O Hila ke 30 vjet qe ha buke me Berishen…cdo besh kur te iki?

  8. Trojan says:

    Na eshte bere dhe ky Rama se shohim me dot me sy ,me pak llafe aq sa kam urryer berishen dhe faren e tij aq shume urrej dhe kete plehren ,,,,shqiperise i nevojiten njerez qe punojne per shqiptaret dhe jo per xhepat e tyre

    1. drejtesisht says:

      Po ja more Trojan , kemi Berishen dhe Lulin qe punojne per Shqiperine , sidomos Ilir Meten .

  9. Ricky says:

    Gula është agjent serborus, prandaj qdo gjë që ky shkruan është propagand shkjau!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje