Vladimir Putin mund të jetë gjëja më e mirë që i ka ndodhur NATO-s

10 Mars 2022, 09:16Politika TEMA

James Stavridis, një ish-komandant suprem i aleatëve të NATO-s, deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin “mund të jetë gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë” NATO-s.

Ish-zyrtari shpjegoi se pushtimi i Ukrainës nga lideri rus e kishte shtyrë Perëndimin të forconte mbrojtjen e tij.

Ky afirmim erdhi gjatë një interviste me Jonathan Capehart të MSNBC-së.

“Vladimir Putin mund të jetë gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë aleancës së NATO-s”, i tha ai Capehart-it.

Stavridis ka shërbyer si komandant i NATO-s nga viti 2009 deri në vitin 2013.

Shembulli i tij ishte rritja e shpenzimeve të Gjermanisë për mbrojtjen.

“Kam kaluar katër vjet si komandant suprem aleat i NATO-s. Në çdo konferencë, çdo takim të zyrtarëve të nivelit të lartë të NATO-s, do të gjeja rrugën te kancelarja Angela Merkel e Gjermanisë dhe ministrja e mbrojtjes, Ursula von der Leyen”, shtoi Stavridis.

Ish-komandanti tregoi se si nuk gjeti mundësinë për t’i bindur udhëheqësit që duhet të rrisnin shpenzimet e tyre të mbrojtjes.

“Në 48 orë, Vladimir Putin ka frymëzuar gjermanët që në mënyrë efektive pothuajse të dyfishojnë buxhetin e tyre të mbrojtjes”, tha më tej Stavridis.

Stavridis i tha së përditshmes amerikane “New York Times” më herët, se sistemi i krijuar global ishte si një makinë e goditur që “mund të përdorte një akordim të mirë”.

Admirali me katër yje i pensionuar garantoi se ka “shumë pak gjasa” që Putin të përdorë armë bërthamore ose të kryqëzojë shpatat drejtpërdrejt me NATO-n.

4 komente në “Vladimir Putin mund të jetë gjëja më e mirë që i ka ndodhur NATO-s”

  1. ..

    Smert’ russkim! Slava Ukraine
    Death to Russians! Glory to Ukraine!

  2. dikur says:

    Kur ur u shperbe” traktati i varshaves’ keshtu e tregonin nje batute te njeri prej gjeneraleve rus drejtuar homologeve te tije perndimore . “Kot gezoheni per shperberjen e “Traktatit te Varshaves ” si per nje fitore te madhe . Me largimin tone ju po humbno arsyen e egzistences tuaj. “

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      Çfare artikulli!
      Ky është ushtarak, dhe gjeja qe njeh me mire është lufta dhe shpenzimet per luften.
      Me fjalet e ketij ushtaraku unë mund te shkoj vetem ne dy vende – ose ne WC, ose ne lufte. Tani me thoni ju, kujt I duhet ky artikulli? Natyrisht, industrive per perdorimin e armeve, të cilat Jo vetëm prodhohen per të vrare njerez, por marrin nga buxheti i shtetit atonpara we mund të perdoren per aresim dhe shendetesi.
      Ky gazetari kujton se ne jemi injorante, dhe do na bjere nofulla ne tokë nga habia kurvte lexojme kete perle të idiotizmit ushtarak.
      Nuk jam pacifist, por nuk jam ndonje entuziast i madh per të vrare njerez të pafajshem, si po vret Putini ne Ukrainë.

  3. Kosovari says:

    Ju lutem gazetareve te mos e shkruajne me falen presidenti rus apo emrin e tij por te shkruhet Diktatori e Krimineli Putin. Nuk mund te jete president nje populli i i tije qe i dergon ne lufte per te pushtuar nue shtet demokrat dhe gjejne vdekjen shume yshtar te tije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje