“Armiqësia” me Rusinë, ekonomisë shqiptare mund t’i kthehet në bumerang

10 Mars 2022, 09:21Politika TEMA

Fill pas shpalljes së luftës që i bëri Ukrainës, një sërë masash ndëshkimore u ndërmorën për Rusinë – në pritje të një tërheqjeje nga qeveria e drejtuar prej Vladimir Putinit.

Por, e kundërta ndodhi!

Teksa i konsideron rusët dhe ukrainasit “një popull”, ai përveçse nuk po bën pas, u është përgjigjur me të njëjtën monedhë vendeve dhe territoreve që kryejnë veprime “jomiqësore” kundër Rusisë, kompanive dhe qytetarëve të saj.

Në dekretin e firmosur prej Putinit të hënën e 7 marsit, renditet edhe Shqipëria, së cilës do t’i ndikojnë “negativisht sanksionet”, shpjegon fillimisht për Albanian Post politologu Shpendi Gashi:

“Ne nuk jemi vend prodhues, por jemi ekonomi importuese, që do të thotë se baza e ekonomisë tonë është importi nga jashtë”.

Sipas Gashit, kjo ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit apo shitjes së aseteve kombëtare, siç është nafta apo kromi, jashtë territorit nga kompanitë e huaja që vijnë e operojnë për naftë-nxjerrje apo krom-nxjerrje.

Një pikë tjetër, tek e cila ndalet politologu, janë edhe rezervat e grurit.

Ai argumenton se ato janë të pakta dhe të pamjaftueshme:

“Gruri vjen pothuajse nga Lindja. Pra, bujqësia është e lidhur me vendet lindore prodhuese së paku për lëndët e para, siç është gruri, elbi etj.”

Nga ana tjetër, eksperti i ekonomisë, Igli Tola, futjen në këtë listë e cilëson si kundërpërgjigje ndaj masës që mori Perëndimi, sanksioneve të të cilave iu bashkua edhe Shqipëria:

“Parimisht Shqipëria ndjen efekte të ndërsjella, të cilat janë të ndërvarura nga aleatët perëndimorë, që janë dhe aleatët kryesorë tregtarë dhe ekonomikë të Rusisë”.

Sipas Tolës, efekti i krizës së çmimeve do të jetë kryesisht i lidhur me hidrokarburet dhe lëndën ushqimore:

“Përveç krizës së çmimeve të tyre, vendi ynë do të ndiejë edhe mungesa për periudha ndoshta afatshkurtra për produkte të ndryshme”.

Në këtë linjë qëndron dhe profesori i gjeopolitikës, Gashi, i cili thotë se këto sanksione ndikojnë tek të gjitha hallkat:

“Nafta, hidrokarburet janë rritur me 30%, shërbimet janë rritur me 20%, ushqimet janë rritur me 25%. Përpos ndikimit të këtyre lloj sanksioneve, popullsia duhet të durojë dhe injorancën groteske qeveritare.

Me pak fjalë”, shprehet Gashi, “në një vend ku zhvillohet ekonomia e tregut të lirë, shteti duhet të jetë rregullator e jo të marrë formën e një shteti diktatorial, ku paria merr rolin e bariut”.

Nga ana e qeverisë, duket se masat janë ndërmarrë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një dalje për mediat, por edhe në një postim në rrjetin social “Facebook”, bëri me dije se “qeveria po përpiqet që të mbrojë konsumatorin shqiptar”.

Sa i përket çmimit të naftës, ai shpjegoi se “nuk varet nga qeveria, që ngre çmime apo që ul çmime të mallrave të konsumit, por i vendos tregu”.

Rama bëri me dije se qeveria shqiptare ka ngritur një “komitet të posaçëm” për përballimin e krizës nga lufta në Ukrainë.

“Rusia, jo rreziku ynë real”

Gashi, gjatë diskursit të tij, ndalet edhe tek ana gjeopolitike, duke ravijëzuar se Rusia “nuk është rreziku ynë më real”.

Kjo pasi, “ushtria e kuqe nuk ka ardhur kurrë në territorin shqiptar. Madje, edhe në Luftën e Dytë Botërore hyri deri në Jugosllavi. Pra, nuk ka pasur ndikim real e të drejtpërdrejtë në territorin shqiptar dhe nuk mund ta ketë. Dyshoj se NATO do të ketë ndërhyrjen e gdhendur në mendësinë tonë, atë të ‘Ombrellës kundër së Keqes’, në shtetin shqiptar përpos interesave të tyre, të cilat lidhen në mënyrë direkte me gjeo-ekonominë e gjeostrategjinë”.

Një problematikë që nxjerr në pah ai është urrejtja dhe hesapet e palara të popujve të Ballkanit me njëri-tjetrin:

“Ballkani është një fuçi baruti, e cila pret vetëm shkëndijën apo përhapjen e ciflave të saj për t’u ndezur. Me përplasjen e parë mes dy botëve, agravimin dhe përshkallëzimin e situatës në Ukrainë midis Rusisë- Ukrainës-NATO-s, një efekt domino ka për të ndodhur edhe në Ballkan”.

Politologu thotë se “situata në Shqipëri nuk është aspak e qëndrueshme, pasi ky shtet nuk gëzon një ushtri të mirëqenë, ose së paku gjendja e saj është skandaloze. Nuk gëzon as fondet e duhura ushtarake e gjithë sovranitetin e vet ua atribuon aleatëve të vet. Pra, logjikisht, është për t’u pasur frikë dhe duhen marrë masa”.

Sa i përket aspektit ekonomik, siç thekson dhe profesor Tola, ndikimi është tërësor, si niveli i sigurisë makroekonomike:

“Problematikat shikohen në kursin e këmbimit, nivelin e inflacionit, normën e interesit që janë efekt, ose rezultat i problematikave që lindin nga çmimet”.

Gjithashtu, sipas tij, të prekura do të jenë dhe bizneset:

“Një pjesë e tyre janë të varura nga lënda e parë ruse. Në qoftë se nuk ka varësi direkte, lënda e parë ruse ka varësi nga karburanti, energjia elektrike që përbëjnë kostot”.

Turizmi, “hallkë tjetër” që preket

Turizmi është një “hallkë” tjetër, që eksperti i ekonomisë e vendos si parësore:

“Një pjesë shumë e madhe e turistëve janë ukrainas, duke përbërë numrin e dytë më të madh pas polakëve me udhëtimet çarter. Gjithashtu do të preken dhe sektorë të tjerë, që kanë lidhje me Rusinë apo partnerët e saj në rajon, si Serbia”.

Dhe, për Gashin, ekziston dhe trendi i “përfitimit”:

“Në kohë krize apo lufte, qeveritë kanë tendencën të mos përjetojnë rotacionin politik. Ndodhi njësoj me luftën kundër ‘armikut imagjinar’, COVID-19, ku u kthye në termin kyç gjatë fushatës së kaluar elektorale. Tanimë, po përdoret lufta në frontin Lindor. Thënë thjesht, lufta është një nocion elektoral tanimë në duart e partisë që është në pushtet. Politika është kthyer në oazin e një klase politike që jeton prej saj dhe jo për të. Është mjeti më eficient i pasurimit. Zotërohen asetet kombëtare, tregtohen etj. Nuk kemi ndryshuar hiç fare nga koncepti i Vilajetit të Rumelisë”, përmbyll ai.

Qytetarët, nga ana tjetër, të mërkurën e 9 marsit kanë dalë në protesta, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj menaxhimit të situatës me çmimet nga ana e qeverisë.

Ndërkohë që Rusia e ka “etiketuar” vend “jomiqësor” Shqipërinë, me rritjen dita-ditës së çmimeve, mbetet për t’u parë sesa do t’u ndikojë ky “sanksionim” në xhepa shqiptarëve, duke u kthyer në një bumerang.

17 komente në ““Armiqësia” me Rusinë, ekonomisë shqiptare mund t’i kthehet në bumerang”

  1. Ilir says:

    Ky shkrim është zëri Putinit në Shqipëri. Qendrim dinak antiamerikan i këlyshëve të Saliut.

    1. Jon says:

      Dmth sipas Gashit skemi rrezik Rus ne. Ka Amerika, UK, Gjermania, Italia, France, Hungaria, Polonia, Sllavakia, Bullgaria, Mal i Zi, Maqedonia, Greqia, po ne dhe Kosova nuk kemi. Po cjane keta plehra, keto ndotje radioaktive te Putinit ne Shqiperi. Ketu eshte per telidhur koken me shami. A mor shpend mor gash, te ka thithur Lavrovi gjithe pulpen dhe te ka peshtyre berthamen.

  2. anti25642654censurë says:

    përveç disa gafave të vogla në parashikimin e ngjarjeve,shkrimi është i drejtë!!
    është i drejtë në atë që në shqipëri është VJEDHUR gjatë gjithë kohës nga politika!!për interes perosnal është shkatërruar gjithçka që normalisht një shtet normal e ruan me fanatizëm të jashtëzakonshëm!!
    po të marim mallin më të përdorur në shqipëri!drithërat,grurin dhe misrin!
    do të shohim se ky produkt strategjik për një shtet ka humbur nga lista e prodhimeve shqiptare!!përse??
    “kostoja e prodhimit është e lartë dhe leverdis të blihet jashtë se të prodhohet në shqipëri”,idiotësi edhe për një njeri të thjeshtë e jo më për një politikan,normalisht do të ishte vetvrasëse për një qeveritar po të thoshte një gjë të tillë!!por jo!!në shqipëri mund të thuash dh egomarllëkun më të madh dhe të quhesh gjeni!!
    drithërat në shqipëri duhet të ishin një produkt,mall i mbrojtur nga shteti!edhe nëse prodhimi ti tyre do të ishte me humbje ai duhej të ishte i siguruar në maksimumin e prodhimit të tij!!
    ashtu si rusia edhe shqipëria ka popullin më të varfër,por poalitikanët më të pasur!!rusët “nuk kanë”politikanë të pasur,por “oligarkë” miliarderë!!
    atje fjala oligark përkëthehet çati e pasurisë së politikanit!!
    shteti tek ne është në tërë kuptimin e fjalës katastrofal!!këtu shteti është në shërbim të një klase të vogël politik!!
    lërini pordhët me pozitë e opozitë,pordhët me rama e berisha!!
    të tërë përmblidhen në fjalët “POLITIKË KRIMINALE”!!
    ndonjëherë për të krahasuar “pozitën me opozitën” thuhet “ndaj një bajgë në dysh dhe gjen ndryshimin mes tyre”!
    por dhe kjo nuk është e vërtetë!!
    ndryshimin mes tyre e gjen vetëm duke kontrolluar bajgën si të tërë!nuk ke nevojë ta ndash në dysh!!
    ata janë një,vetëm se na paraqiten si dy!

    1. Raifi says:

      Kështu ndodh kur shtetin në vazhdimsi e udhëheqin agjent të huaj.Asnjë strategji afatgjate as në ekonomi as në kulturë as Ushtri sikur politikanët shqiptarë të mos kishin lezuar asnjë rresht lidhur me funksionimin e shtetit në të mirë të popullit.Vazhdimisht janë marr veprime të rastit sa për të mashtruar popullin për vota.Krejt këtë pa aftësi dhe pa dije e kanë arsyetuar me ekonominë e tregut e tra-lla-lla.Po e gjithë bota menagjon asetët kombëtare bënë rezerva ,kujdeset për planifikime të ndryshme për interes kombëtar për vite të tëra për para.Shqipëria ka naftë por e nxjerr dhe menaxhojnë të huajt e Shqipëria e blenë me çmime marramendëse njejt edhe mineralet:kromi ,bakri etj.Po cili qenka fitimi i Shqipërisë që i ka këto të.mira ?.Po nuk erdhi në pushtet ndonjë shqiptar kështu do ta kemi gjendjen.Agjentët serb e grek që për 30 vite udhëheqin Shqipërinë tek e fundit e kanë këtë detyrë shkatërrimin e Shqipërisë dhe popullit shqiptar dhe kanë arrit mjaft nga tre miljon e prunë në 1.5 miljon me tendencë siç analizon Banka Botërore më.2035 Shqipëria do ketë gjysëm miljoni banorë .Ndoshta do mjaftojnë sa për të.mbajtë në bregdet hotelët hapur për vëllëzerit serb!.

      1. ben says:

        Raifi-jam i surprizuar se si ka akoma shqiptare qe besojne se Shqiperia ka nafte dhe asete te tjera, qe te na beje te pamvarur nga tregjet e huaja.
        Ka qene ky sllogani i Enverit, qe e dinte edhe vete se “te prodhonim cdo gje me forcat tona”, ishte nje sllogan qe nuk do e ndihmonte shoqerine shqiptare qe te mbijetonte. Fakt eshte se ajo ekonomi falimentoi, duke e cuar vendin ne nje varferi ekstreme dhe prag kollapsi total.
        Se pari, sasia e naftes bruto qe prodhohet ne Shqiperi eshte shume e vogel per te perballuar nevojat ne rritje te vendit dhe sidomos ajo nafte ka perqindje shume te larte squfuri, qe e ben koston e rafinerimit te saj shume te larte. Rafineria jone ne Ballsh eshte teper e amortizuar dhe nuk ka qene kurre ne gjendje qe te prodhoje karburante te cilesise, qe i kerkojne sot makinat qe qarkullojne ne Shqiperi. Dikur edhe zisat kineze kishin veshtiresi qe te digjnin benzinen e prodhuar ne Ballsh, pasi ajo ishte jo me shume se 40 oktane, kur sot makinat mundet te punojne me benzine jo me te ulet se 87 oktane. Investimet ne rafinerine e naftes nuk justifikohen nga sasite e pritshme te karburanteve.
        Ka komentues ketu qe ankohen se ne nuk kemi ushtri sic e kemi patur dhe individe si puna jote qe flet per “rezerva”.
        Natyrisht qe te kesh nje ushtri te forte eshte dicka pozitive per cdo vend, por ka nje kosto te larte armatosja dhe mbajtja e saj dhe po keshtu edhe rezerva strategjike, por sa mundesi ka Shqiperia qe te krijoje e te mbaje nje ushtri te forte, te paisur me armatime moderne dhe te krijoje keto rezerva strategjike per te cilat flisni edhe juve?
        Se pari, nese kerkon qe te kesh nje ushtri te forte, eshte e udhes qe ate ushtri ta kesh te krahasueshme me ushtrite e fqinjeve qe mundet te jene armiqte potenciale si Serbia dhe Greqia, qe jane shtetet me te medha fqinje te Shqiperise.
        Besoj se bashkohesh me mendimin tim se nuk do na vije ndonjehere ndonje e keqe nga Greqia, persa kohe te dy vendet jane pjese e aleances se Atlantikut, qe ndryshe quhet NATO.
        I vetmi vend nga i cili teorikisht mundet te vije ndonje sulm eshte Serbia. Le ta leme menjane faktin se nese Serbia do sulmonte Shqiperine, do hynte praktikisht ne lufte me NATO-n dhe le te pranojme se NATO nuk do perzihet ne kete konflikt imagjinar.
        Cilat jane mundesite e nje shteti mikroskopik si Shqiperia, qe te armatoset me shume ose te pakten ne te njejtin nivel me Serbine?
        Ekonomia jone me nje GDP prej rreth 16 miljard dollare ne vit kundrejt me shume se 54 miljard dollare te Serbise qe eshte 4 here me e madhe se sa e jona e ben kete gare armatime te pamundur per ne.
        E njejta gje me rezervat strategjike ne ushqime e karburante jane teper te shtrenjta per vendin tone. Nga ana tjeter, cdo rezerve strategjike nuk jane te pashterueshme dhe nuk mundet te mbajne nje vend te vogel per nje kohe te gjate.
        E thene ndryshe, te tere kata “inteligjentet” qe bertasin per ushtrine qe nuk ekziston me, apo te tjere si puna jote qe flasin per rezerva strategjike harrojne se te dyja keto gjera kerkojne fonde qe Shqiperia nuk i ka. I kishim keto gjera ne kohen e Enverit dhe perfunduam duke harxhuar ditet, javet, muaj e vitet ne rradha te gjata pa fund per te blere 6 kokrra veze, nje liter qumesht ne dite dhe 2 kile domate te kalbura, nderkohe qe mishit i kishim harruar emrin.
        Nese te gjithe jeni dakort qe te kthehemi mbrapa ne ate kohe, atehere po, mundemi qe te kemi edhe ushtri edhe rezerva, por do hame bar ne vend te ushqimit dhe juve do jeni te paret qe do kerceni perpjete per ato kushte mizerabel ku do jeni te detyruar qe te jetoni.

  3. Matrapiku says:

    Ehhhhhh bre majmuna, keto qe thot Gashi kisha kohe qe po ju a thoshja. Po nxjerim syt me duart tona, sepse Rusia nuk pjerdh nga embargo e Amerikes e jo me nga e Shqiperis.
    .
    Rusia nuk ka qen asnjeher armike e Shqiptarve por e kunderta.
    Cfaj ka populli qe te vuaj me kriz ekonomike nga gabimet e politikanve bythlepires.

    1. janulle asfalia says:

      fevga re pisoglentis

    2. ben says:

      Matrapiku-e keqja jote eshte se na kujton te gjitheve idjote dhe pa memorje.
      Kur thua se “Rusia nuk ka qene asnjehere armike e Shqiperise”, po tregon perralla ne mes te dites.
      Asnje person, qofte ky shqiptar apo nga cdo komb tjeter, qe ka dy gram tru ne koke nuk e diskuton faktin e mirenjohur se Rusia, ka qene, eshte dhe do te mbetet nje armike e eger e Shqiperise dhe e Kosoves.
      Kete ruset nuk e bejne se kane ndonje problem me shqiptaret si popull, por me faktin se interesat gjeo-politike te shtetit rus, anojne ne krahun e Serbise dhe te sllaveve te tjere, qe kane pretendime territoriale kunder dy shteteve te shqiptareve.
      Shqiperia eshte nje vend shume i vogel dhe pa peshe ne arenen nderkombetare dhe ekzistencen e vet e ka te kushtezuar nga aleancat qe ka lidhur me NATO-n, Gjermanine dhe sigurisht me SHBA-ne, qe kane qene hsitorikisht ne krahun tone.
      Fatkeqesia e shqiptareve eshte se ne L2B, SHBA-ja dhe Gjermania u ndane ne dy krahet nderluftuese, ndryshe, si Serbia dhe Greqia nuk do ishin keto qe jane sot dhe zotrote nuk do na cante trapin duke hedhur helm ne forumet tona.

  4. Monster says:

    Shqiperia ka 2.5 mln Jerez me emigrim, kjo eshte economia. Nuk prodhon asgje. Edhe rusine ash tu do ta bejme!

  5. Vin says:

    Do ngordhni per buk more jezitër.

  6. Shqiptari says:

    Armiqesia pse eshte vene ne thonjeza apo zoteria mendon se Rusia eshte mikja jone ? Cdo vend eshte i lire te vendose te beje mik cilin vend te doje te hyj apo jo ne NATO. Rusia mendon se eshte padroni i botes qe te vendose edhe per te tjeret? Cdo shtet vendos sipas deshires te shkoje dret Moskes apo drejt perendimit.Putin mendon se eshte i forti lagjes. Perendimi duhet ta coje deri ne fund luften kunder tij dhe jo te bej mareveshje me te perndryshe loja e tij do vazhdoje sot me Ukraimen dhe neser me vende te tjera kufitare.

  7. Atdheu says:

    Ore kur ka qene Rusia mikja e Shqiperise?? ..dhe perse na ka ndihmuar?????

  8. Kosovari Romantik says:

    Hade mor jav qiefsha granimin shiptarellave rusofila.
    Posht Ramuti rrnoft Albin Kurti.

  9. iksi says:

    Po si ka mundesi qe sa here kishte kriza ne Europe dhe bote dhe sa here vendi yne kalote momente te veshtira si bllokada ekonomikè nga shtete te fuqishme apo fatkeqsi natyrore ai “diktatori ” qe na ka udheheq deri ne vitin 1985 as nuk ka njohur kriza as ngritje çmimesh , vetem ulje çmimesh . Po ashtu ai ka mbjell çdo pellembe toke me drithra buke , oriz , lule dielli , dhe ka siguru buken ne vend , orizin , vajin e çdo gje qe i nevoiteshin njeriut . Po si ka mundesi qe edhe ushtrine e fuqizonte nga viti ne vit pamvarsisht se u lidhte me vende te fuqishme si Bashkimi Sovjetik apo Kina dhe askuj nuk i besonte deri ne marrezi ne shkatrrimin e ushtrise , bujqesise industrise minjerave e çdo gjeje me teorine se nuk na duhen gja se na bjen me hanger bota na mbron bota etj . Ja urdhero tani rrime duke kritikuar e share njeri tjetrin . E megjithate edhe se nuk kemi asgje sot dhe mund te perfundojme ne krize buke pra krize totale deri ne vdekje urie larg qofte perseri shahet “diktatori ” qe na ka fut ne burg per mungesen e lirise fjales , por shahet nga ato qe nuk dine sa pasuri kane si politikanet biznesmenet , medjat , organet e drejtesise , qe e kan vjedh tash 30 vjete kete popull dhe kete vend . Ata nuk dine sa kan ken çmimet as sa jane e sa jan ngrit se nuk ju mungon gja . Edhe sikur dyqanet tona te jene bosh ata ju hypin avjoneve dhe shkojne ne Dubaj , Amerìk , Maldive dhe bejne qejf .

  10. Boston says:

    Palo shkrim…….pro rus dhe anti amerikan…..
    Cfare doni, NATO eshte your kembekryq ne Shqiperi dhe ju kerkonit ushterine Shqiptare……
    Ne 1990 thirst poshte rusia dhe tani therisni fshehurazi poshte USA…….lehni or qente te sales non grate…

  11. Genti says:

    Shqipëria është antate e NATOS por nuk duhet të sillet si shtet vasal. Shqipëria ka qenë antar e Traktatit të Varshavës dhe kundërshtoi botërisht ndërhyrjen në Çekosllovaki dhe biles doli nga trakrati edhe pse rezikonte. Rusia po kërkon një Ukrainë neutrale dhe kaq. Nëse kjo si intereson qeverisë ultranacionaluste të Kievit dhe NATO-s kjo nuk do thotë se Qeveria Shqiptare duhet të mbështesë detyrimisht masat armiqësore ndaj saj dhe qe shqiptarët duhen të bëhen armiq të Rusisë. Kjo që po ndodh me qytetarët e Shqipërisë kto ditë janë prelud i asaj që do ndodhe ditët që do vijojnë në gjithe evropën. Pasojat e sanksioneve ndaj Rusisë do kenë efekte të rënda ekonomike për evropën mbare dhe sidomos në stabilitetin e saj politik. Kur rrugët e kryeqyteteve evropiane të mbushen nga protestues të irrituar dhe sitata të precipitojë ç’do ndodhë ? Do nxjerrin trupat e NATO-s rrugëve ? Situata në Ukrainë ka vetëm një zgjidhje te dëshiruar nga Rusia N U T R A L I T E T prej kohësh dhe ç’do alternativë që kërkon ta anashkalojë këtë zgjidhje që sjell paqen do shkaktojë fatkeqësi të paimagjinueshme sidomos për Evropën. Rusia pavarsisht se ç’farë thotë politika amerikane e ka shpëtuar tre herë Evropën. Një herë nga Perandoria Osmane, herën e dytë nga Napoleoni dhe të tretën herë nga Hitleri. Nuk mund ta besoj se Rusia ka ndonjë qëllim dominimi ndaj evropës përveç garantimit të sigurisë së saj përballë NATO-s duke filluar me neutralitetin e Ukrainës.

    1. ben says:

      Genti-logjika jote eshte shume e denje per diplomatet ruse, por jo per nje njeri qe ka qofte edhe dy gram tru.
      Me sa duket nuk e ke idene se cfare shkruan.
      Rusia nuk i kerkon Ukraines vetem te mos hyje ne NATO, por i kerkon qe te heqe dore nga krahinat e aneksuara forcerisht nga Rusia, ku ruset jane 22-23% e popullsise. Sipas teje, Rusia ka te drejte qe ti diktoje fqinjet se me cilet duhet te bejne aleanca apo ti marre cdo territor qe do ti teket dhe fqinjet duhet te heshtin dhe te mos mbrohen?
      Ajo qe ti kerkon te besh, eshte te lash mutin me shurre, pasi e verteta eshte se Rusia eshte shtet agresor qe po sulmon pa asnje shkak nje shtet sovran dhe po vret civile te pafajshem, perfshi pleq, gra e femije duke bombarduar qytetet ukrainase dhe duke mos kursyer as spitalet, shkollat dhe institucione te tjera te Ukraines.. Nese je filo rus, te pakten, para fakteve qe po i sheh e gjithe bota, ki miresine e te heshtesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje