A duhet të largohet Basha? Bardhi: Nuk është zgjidhje të ikësh nga funksionet në parti! Reflektimi dhe analiza duhet të jenë të plota

10 Mars 2022, 12:29Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur këtë të enjte se nuk mund të dalim në konkluzione për përgjegjësi pas zgjedhjeve të 6 Marsit pa iu nënshtruar një procesi reflektimi dhe analize.

“Së pari e kam thënë që ditën e parë pas daljes së rezultatit të 6 Marsit, nuk mund të dalësh në konkluzione për përgjegjësi pa iu nënshtruar një procesi reflektimi dhe analize. Kush del në konkluzione pa iu nënshtruar këtij konkluzioni nënkupton që nuk vendos të parin interesin e PD, interesin e demokratëve.

Kam zgjedhur të shprehem në institucione. Do të shprehem kur të mblidhet Kryesia dhe sigurisht këto ditë i kam shfrytëzuar për analizë, për reflektim që qëndrimi që duhet të mbajë Kryesia dhe institucionet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe PD. Nëse gjendja që ndodhet sot PD, pavarësisht qëndrimeve tona është një gjendje që e ka dëmtuar dhe po e dëmton PD-në, për këtë arsye procesi i analizës dhe reflektimit duhet të jetë serioz, nuk mund të jetë çështje karrigesh, por çështje përgjegjësie në raport me demokratët.

Nuk mendoj dhe nuk besoj që secili prej nesh nuk ka përgjegjësi në situatën ku ndodhet PD, mirëpo askush nuk mund të mendojë që duke ikur, i ikën përgjegjësive. Prandaj procesi i reflektimit dhe analizës duhet të jetë i plotë, i mirëmenduar brenda institucioneve të PD.

Nuk mund ta trajtosh PD si një institucion ku në ditë të mira qëndron aty dhe në ditë të këqija ikë. Ky nuk është modeli im në politikë dhe nuk do të jetë kurrë”, tha Bardhi.

1 komente në “A duhet të largohet Basha? Bardhi: Nuk është zgjidhje të ikësh nga funksionet në parti! Reflektimi dhe analiza duhet të jenë të plota”

  1. Tonini says:

    Mos u merrni me Grida Dumen, nje rrugaçe ordinere, qe e shet bythen per 30 mije leke, as me ate pederin Salianji, tutorin e Grides, merruni me problemet kryesore dhe mos humbni orientimin.
    Largimi i Sumes e Salianjit, e forcon PD-ne.
    Uluni dhe mendoni se jeni para asgjesimit si PD, po derdhet paraja lume qe ju te fshiheni si force politike properendimore e simos pro Amerikane.
    Sot eshte ne pyetje fati i opozites ne teresi.
    Grupet e organizuara kriminale, po derdhin shuma marramendese per blerjen e deputeteve dhe per pagesa teper te larta per gazetare e analiste te cilet kane derdhur tere arsenalin e tyre kundra ShBA e perendimit ne teresi, me qellim marrjen e pushtetit politik, dashtimin e reformes ne Drejtesi dhe krijimin e nje shtrati te pershtateshem per larjen e shumave kolosale te pareave te pista te politikaneve dhe bandave te organizuara kriminale.
    Tek konflikti Rusi-Ukraine, shohin shpetimin e tyre.
    Kjo levizje antikombetare dhe anti-amerikane, udhehiqet nga Berisha dhe Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje